Shaqir Totaj në takim me OVL e UÇK-së: Do të keni përkujdesjen time si kryetar i ardhshëm
Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga kandidatët për kuvend komunal Nehat Elshani dhe Kastriot Krasniqi, poashtu nga anëtari i PDK-së Kadri Thaqi, sot kanë zhvilluar takim me OVL-në e UÇK-së. Totaj në këtë takim ka theksuar se mbështetja për kategoritë e dala nga lufta do të jetë prioritet i qeverisjes së tij dhe mbështetja për ta është dhe pjesë e programit tonë, me plane konkrete për mbështetje, duke theksuar se mbështetjen për ta e kemi detyrë e obligim.
“E kaluara jonë është e lavdishme dhe heroike. Në takimin me OVL e UÇK-së, theksova se si prizrenas duhet të jemi krenar për historinë tonë. Dëshmorët janë udhërryfyesit tanë, ndërsa veteranët historia e gjallë e luftës për liri. Prandaj, si kryetar i ardhshëm do të jem gjithnjë pranë ketegorive të dala nga lufta. Është detyrë e obligim i yni t’i përkujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe t’i përkrahim veteranët e invalidët e luftës”, ka thënë Totaj.