Shaqir Totaj: Neglizhimi i organizimit tradicional për Komandantin Remzi Ademaj!
Shaqir Totaj, kryetar i Degës së PDK-së e ka kritikuar qeverinë lokale për mosorganizimin e Manifetsimit Tradicional “Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë”.
Postimi i plotë:
Neglizhimi i organizimit tradicional për Komandantin Remzi Ademaj!
Manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë” është degraduar në këto vite të Qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeyarit Haskuka!
Ky manifestim është inicuar dhe organizuar në kohën e Qeverisjes së PDK-së nga Kryetari Ramadan Muja, kurse në dy vitet e fundit është degraduar dhe nuk është respektuar nga VV-ja.
3 Qershori është ditëlindja e Komandantit Remzi Ademaj dhe çdo vit ndahet buxheti për këtë manifestim, por Drejtoria e Arsimit aktuale e neglizhon manifestimin pa asnjë arsyetim!