ShAQIR TOTAJ: PËRMES NJË FONDI TË VEÇANTË DO TË NDIHMOHEN TË GJITHË ATA QË DUAN TA ZHVILLOJNË VEPRIMTARINË E ZEJEVE TË VJETRA

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, edhe të hënën karshi takimeve të shumta ka vazhduar t’i takoj shumë familje qytetare, të cilët tradicionalisht janë marrë me ushtrimin e zejeve të rralla në Prizren. Kështu sot Shaqir Totaj ka takuar familjen Gjurgjealo, e cila për disa breza është marrë me zejen e plispunuesve, ndërsa sot kjo zeje ka mbetur pa përkrahjen institucionale, ndonëse është pothuaj se ndër zejet e vetme që kanë mbetur. Përfaqësuesit e familjes zejtare Gjurgjealo e kanë njoftuar kryetarin e ardhëm të Prizrenit për vështirësitë, por edhe për kërkesat e tyre se si zejet e vjetra duhet të ringjalljen në Prizren, në mënyrë që të zhvillohet edhe turizmi, por edhe ekonomitë familjare.

Ndërkaq Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, ka shtuar se zejet e vjetra tradicionale do të jenë prioritet i tij në qeverisjen e tij, dhe përmes një fondi të veçantë do t’i ndihmojë zejtarët që të merren me veprimtari artizanale me shpresë që nga shumë zeje që kanë qenë të përmendur në Evropë të prizrenasve edhe në të ardhmen Prizreni të jetë qytet i njohur dhe ta mbajë primatin kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve.

Bashkë për Prizrenin, do të jemi për zhvillim ekonomik dhe për ruajtjen e trashëgimisë  zejtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *