Shatbi Emergjent për parandalimin e virusit në gatishmëri për ta parandaluar përhapjen e infeksionit
Sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në Komunën e Prizrenit, për parandalimin e infeksionit nga Corona Virus-COVID 19.
Shtabi kryesohet nga kryetari, Shaqir Totaj dhe koordinohet nga Drejtoresha e DKSH-së, Burbuqe Berisha.
Anëtarë të shtabit janë: Nënkryetari, Kujtim Gashi, Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, Major Vehbi Zekolli, Nëntoger në FSK përgjegjës për Zonën e Prizrenit, Albestrim Rexhepi, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës, Luljeta Veselaj Gutaj, drejtoresha e Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Islam Ukaj, drejtoresha e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vjollca Kabashi, drejtori i Spitalit Regjional, Afrim Avdaj, përfaqësuesi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Ruzhdi Rexha, përfaqësues nga komunitetet jo shumicë, Rasim Demiri dhe Levent Bush poashtu nga Zyra për Informim e Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen faktike me virusin COVID-19, janë diskutuar aktivitetet e ndërmarra deri më tani, nga institucionet kompetente për të zvogëluar efektet dhe ndikimin e virusit tek qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Anëtarët e këtij Shtabi, që janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të Komunës, për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit, do të jenë në gatishmëri për të vepruar sipas situatave eventuale.