SHBA: Garë e pasigurt, rezultate të panjohura në nëntë shtete
Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara është gjithnjë e më e pasigurt dhe në nëntë shtete federale nuk dihet ende se kush do të marrë votat e elektoratit.
Këto janë Alaska, Arizona, Georgia, Michigan, Maine, Nevada, Karolina e Veriut, Pennsylvania dhe Wisconsin, raporton CNN.
Sipas të dhënave të mëparshme, kandidati demokrat Joe Biden deri më tani ka fituar 224 vota, dhe kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Trump 213, por në mënyrë që të fitojë zgjedhjet, është e nevojshme që një nga kandidatët të marrë 270 vota.