SHEFI I ZYRËS DIPLOMATIKE BELGE VIZITOI PRIZRENIN, SHPRESON SE DERI NË FUND TË VITIT KOSOVËS DO T’I LEJOHET LIBERALIZIMI I VIZAVE

Të premten, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në vizitë shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel,me të cilin kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas takimit, në një dalje të përbashkët para mediave nga kryetari, Shaqir Totaj, dhe shefi i Zyrës Diplomatikë të Belgjikës, Julien Sassel, i pari tha se me mysafirin e tij ka diskutuar për bashkëpunime të shumta në të ardhmen, duke u bazuar në hapësirën e Prizrenit, me rrethinë, që ofrojnë ambient të përshtatshëm për çdo gjë, si dhe për kulturën, turizmin dhe zhvillimin.

Gjithashtu me z. Sassel ke kemi folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Në anën tjetër, shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, falënderoi nikoqirin për pritje të ngrohtë dhe miqësore, dhe tha se në fund të këtij viti, ekziston mundësia që qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Ndryshe, kohëve të fundit, kryetarin Totaj janë duke e vizituar shumë zyrtarë të shteteve të ndryshme të botës, të cilët përfaqësojnë vendet e tyre në Kosovë./Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *