Sherr mes disa meshkujve në Prizren: Theren me thikë dy persona
Dy meshkuj janë arrestuar, pasi dyshohet se në gjendje të dehur kanë therur dy meshkuj tjerë në Prizren.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM TRUPOR/ Rr. Adem Jashari, Prizren 31.07.2021 – 00:33. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se me një mjetë të mprehtë (thikë) kanë therur dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshme, ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.