SHIL e UÇK-së njofton se politikanët NUK janë të mirëseardhur në zyrët tona
Të nderuar miq
Situata nëpër të cilën kemi kaluar gjatë periudhës të pandemisë me Covid-19, situatë e cila vazhdon ende, është e vështirë dhe zor e përballueshme edhe për kategoritë e dala nga lufta, ashtu siç është për gjithë popullin.
Por për ne më i zorshem edhe më e papërballueshme, në të njëjtën kohë ofendues është trajtimi i klasës politike ndaj gjithë kategorisë tonë, siç janë: Veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidet e luftës të UÇK-së.
Politika jonë e cila vepron sot falë sakrificës së UÇK-së, nuk mori mundin të mendojë e të veprojë në ndihmë të njerëzve tonë në asnjë nga “Pakot emergjente apo të rimëkëmbjes”. Ata treguan se interesi i tyre ndaj nesh është vetëm atëherë kur ata kanë nevojë.
Andaj, në këtë kohë zgjedhjesh kur interesi juaj ju shtyn të mendoni për ne, shpreh me keqardhje se unë si kryetar i SHIL të UÇK-së ju njoftoj se NUK jeni të mirëseardhur në zyrët tona, ne nuk kemi gatishmëri t’ju presim.
Uroj që të reflektoni e të na nderoni atëherë kur ne kemi nevojë e jo nderin të na e bëni në këmbim të votës.
Me Respekt
Burim Shala
Kryetar i SHIL të UÇK-së
Prizren