Shkaku i të nxehtit, nga nesër kufizohet qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët e Kosovës
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim përmes të cilit kufizon qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë në autoudhë, rrugët nacionale dhe rrugët rajonale.
Në vendimin e nënshkruar nga zv.ministri Hysen Durimishi, thuhet se ndalimi i qarkullimit vlen nga data 14 korrik deri më 31 korrik, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Ky vendim ka ardhur pas valës së nxehtit që ka kapluar Kosovën dhe rekomandimeve të marra nga Policia e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimet.