Shkelzen Kastrati: Do të krijojmë tregje levizëse dhe ambient të përshtatshëm për ta zhvilluar aktivitetin e tyre tregëtar
Në këtë kohë të vështirë, e sidomos tani që po hyjmë ngadalë në stinën e dimrit, shitësit ambulant janë ata të cilët e pësojnë më rëndë.
Duhet gjetur një zgjidhje për ta! E kur them zgjidhje, është fjala për sigurimin e kushteve më të mira që të bëjnë punën e tyre.
Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar, në planprogramin tonë do të jenë edhe ndihmat që do u jepen shitësve ambulativ duke krijuar tregje levizëse dhe ambient të përshtatshëm për ta zhvilluar aktivitetin e tyre tregëtar.
Të punojmë për të mirën e përbashkët!
#MeShaqen 177