Shkodran Kryeziu nuk është kandidat, por e mbështet Adrit Krasniqin me numër 5 në listën e PDK-së
Shkodran Kryeziu nuk do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal, ndërsa shprehet se do ta ndihmojë Adrit Krasniqin që ta fitojë një ulëse në Kuvendin Komunal.
Ai thotë se përkundër faktit që në këto zgjedhje ka vendosur të mos jetë kandidat për Kuvend të Komunës së Prizrenit, fuqishëm do ta përkrah Adrit Krasniqin.
“Do të angazhohem me tërë qenien time për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe kandidatin e saj Adrit Krasniqin sepse mendoj rinia duhet ta ketë fjalën e vet në Kuvendin Komunal”, thotë Shkodran Kryeziu.
Ai me të gjitha fuqitë po i qendron besnik Partisë Demokratike të Kosovës, duke e mbështetur numrin 5, Adrit Krasniqin.