Shkon në vazhdime ndeshja Liria – Vushtrria
90 minuta nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të treguar fituesin në ndeshjen e barazhit në mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
1:1 ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen që po zhvillohet në Klinë.
Të dy golat u shënuan me anë të penalltive.
Ishte fillimisht ekipi nga Prizreni që kaloi në epërsi me Liridon Fetahaj në minutat e fundit të pjesës së parë.
E në pjesën e dytë ishte Labinot Osmani që gjeti golin e barazimit në minutën e 52` nga pika e bardhë.
Pas golit të mysafirëve, të dy ekipet krijuan disa raste, por jo aq të rrezikshme.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një fitues pas vazhdimeve, apo do të duhet të presim deri në penallti për të kuptuar fituesin.
Fituesi i kësaj ndeshje për t`u futur në Superligën e Kosovës do të përballet me ekipin që përfundon në vendin e tetë në tabelën e futbollit elitar kosovar.