Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë
Një 59-vjeçarit në Krushë të Vogël i është konfiskuar një armë, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se më 30 korrik në fshatin Krushë të Vogël janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, dhe këto të shtëna kanë ardhur për shkak të një ahengu familjar.
I dyshuari, S.M kishte shkrepur disa herë në ajër.
“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj një pistoletë me M57 nr. J-235090, 7. 62 mm me një karikator, me një fishek dhe një gëzhojë. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: ‘Festo me zemër e jo me armë’”, thuhet në komunikatën e Policisë.