Shkruhen fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në Kushnin të Hasit, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi dikush shkroi fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në fshatin Krushnin të Hasit.
Sipas policisë, po ashtu është dëmtuar edhe ndriçimi në këtë memorial.
“Kushnin-Has, Prizren / 07.04.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkuar fjalë banale. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim.