Shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës: Fatkeqsisht, asnjë kërkesë deri më tani e jona nuk është marrë parasysh

Shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës në vazhdimësi që nga pjesëmarrja në grupet punuese rreth hartimit të kritereve për aplikim ka shpreh indinjaten dhe paknaqësinë e saj rreth kritereve të caktuara për aplikim në pagesa direkte dhe cilësi të qumështit nga ana e ministrisë së bujqësisë, por edhe për subvencionet dhe përkrahjet e tjera të nevojshme shtesë të fermerve si pasojë e rrethanave të krijuara!

Fatkeqsisht, asnjë kërkesë deri më tani e jona, si para ashtu edhe pas publikimit të kritereve për aplikim dhe afatit të shkurtër nuk është marrë parasysh!

Andaj, shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës edhe në takimin fundit të mbajtur me zv.ministrin z.Imri Demelezi (ministri ishte në vizitë pune në Amerikë) dhe zyrtarin e AZHB-es z. Imer Limani me datë, 21/09/2021, ka njoftuar ministrinë për iritimin dhe paknaqësitë e mëdha të krijuara te fermerët dhe ka bërë kërkesën e radhës për heqjen e kritereve të panevojshëm dhe të pa implementueshëm dhe t’ju japin mundësi fermerëve aplikim normal dhe që fermerët të ju kthehen punëve të tyre të përditshme e  sidomos tani pregaditjeve dhe mbjelljeve vjeshtore, përndryshe ju kemi bërë me dije se do të ballafaqoheni edhe me protesta të fermerëve.

Ne, shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës, në tërësi përkrahim shprehjen e paknaqësisë së fermerëve edhe përmes protestave të sotme edhe pse jo formë e dëshiruar e jona, por siq po shihet mundësia e vetme dhe e fundit!

Gjithashtu, njoftojmë se ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat e arsyeshme tona dhe nëse nuk kemi përgjigjje pozitive këto protesta vetëm se do të intensifikohen!

Shpresojmë në mirëkuptim dhe reflektim serioz nga ministria e bujqësisë dhe realizim të kërkesave të arsyeshme të fermerëve prodhues!

(Të bashkëngjitur edhe kërkesën tonë të fundit mbas takimit të mbajtur me, dt.21/09/21)

Me respekt,

Shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës!

Kryetar,

Milazim Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *