Shqiptohen 603 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.
Ndaj qytetarëve që po shkelin masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19 po shqiptohen gjoba nga Policia e Kosovës, për çka parashihet edhe me Ligjin për Pandeminë COVID-19 i miratuar muaj më parë në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 7 abstenime dhe asnjë kundër.
E vetëm gjatë së dielës, policia ka shqiptuar 603 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID.