SHSKUK: 32 pacientë që po trajtohen për koronavirus janë në gjendje të rëndë
Në SHSKUK po trajtohen gjithsej 868 pacientë për koronavirus, prej tyre 720 janë të konfirmuar se janë pozitivë.
Prej tyre 32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 671 janë nën asistimin e oksigjenoterapisë,
Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, ku 13 prej tyre janë në gjendje të rënduar. Prej tyre, 294 jane me oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 24 pacientë
Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë
19 prej tyre në gjendje të rënduar
432 të konfirmuar pozitivë
376 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 121 pacientë
Spitali i Gjakovës, 105 pacientë
Spitali i Pejës, 69 pacientë
Spitali i Gjilanit, 107 pacientë
Spitali i Ferizajt, 56 pacientë
Spitali i Mitrovicës,34 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë