Shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Qeveria ndau mbrëmë mjetet
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionsitët, në mbledhjen elektronike që ka zhvilluar mbrëmë, raporton Express.
“Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej gjashtëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e treqind e katër dhjetë euro e gjashtëdhjetë e dy cent (68,994,340.62€) për zbatimin e Masés 3.5 – Shtesat për lehona dhe shtesat pér fémijé dhe Masës 3.2- Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.
Vendimi për ndarjen e këtyre shtesave është marrë më 13 dhjetor.
“Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me kod 201 ndahet shuma prej 28,000,000 euro në nën-programet me kod 00100, 00200, 00400, 01100, 01200, 01400, 02700, 02900, 03000, 03100, 00600, 00300, 02500 në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr. 43/178 i datës 13.12.2023. Shumat përkatëse për secilin nën-program sipas kësaj pike precizohen dhe shpërndahen nëpër këto nën-programe sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet tutje në vendim.