Shtesat për femijë, Murati ka një njoftim të rëndësishëm
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.
Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.
“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.
Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit.
Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.
Po ashtu ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind.