Shtetet me më së shumti raste aktive të Covid në Ballkan, ku radhitet Kosova
Shteti i Kosovës radhitet si shteti i tretë në Ballkanin Perëndimor për kah numri i rasteve aktive me koronavirus, respektivisht 2,043.
Ndërkaq, shteti me më së shumti të infektuar aktiv nga virusi radhitet Bosnja dhe Hercegovina, me 19,367 të infektuar, derisa pasohet nga Serbia me 8,964 raste aktive, sipas një grafike të Radio Evropës së Lirë.
Kosova ndiqet më pas nga Maqedonia e Veriut, me 1.083 raste aktive, derisa Shqipëria është shteti me më së pakti të infektuar aktiv (433).
Përgjatë ditëve të fundit, ka filluar një trend i rënies së të infektuarve me koronavirus. Përgjatë ditës së sotme, janë raportuar 19 raste pozitive me koronavirus, nga 2,733 testime të kryera, sipas IKSHPK’së.
Kosova ka shënuar gati tre javë prej se janë paraqitur numër tre-shifror i rasteve me virusin korona.
Si rrjedhojë e rënies së numrit të rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka liruar masat për parandalimin e koronavirusit. Në mesin e masave të reja përfshihet largimi i orës policore, shtimi i orari i veprimtarisë së gastronomisë për një orë dhe mos-obligimi i qytetarëve që janë vetëm që të mbajnë maska në ambiente të hapura.
Këto masa kanë hyrë në fuqi që nga dita e hënë.