Shtrenjtimi i rrymës nga ZRrE-ja s’i prek bizneset
ZRrE ka miratuar tarifat e reja për energji elektrike, ku konsumatorët shtëpiakë do të kenë shtrenjëtim të rrymës nëse shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë. Për bizneset s’do të ketë blloqe tarifore.
“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takimin e bordit të ZRrE-së, duke përmendur se rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë konsum.
Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.
Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.
Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.