Shtyhet afati për mbështetje financiare të granteve për ndërmarrësit e rinj/Start-Up
Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se afati për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrësve të rinj/Start-Up”, është shtyer deri me 22 korrik.
“Afati për aplikim në skemën e granteve “Mbështetja e ndërmarrësve të rinj/Start-Up në Komunën e Prizrenit” është shtyrë deri më 22 Korrik 2022”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kjo skemë e Granteve është e hapur nga Komuna e Prizrenit dhe AZhR – Jug.