Sot është dita më e gjatë e vitit, kuptojeni arsyen
Sot (e mërkurë) do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49.
Po sot, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.
Dita e parë e verës në Kosovë do të jetë me temperature tipike të stinës, me minimalet që do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.
Përgjithësisht gjatë stinës së verës, ditët janë më të gjata dhe netët janë më të shkurtra në krahasim me stinën e dimrit. Kjo ndodh për shkak të këndit të më të madh të rrezatimit diellor në hemisferën veriore.
Stina e verës sjell me vete shumë aktivitete të ndryshme. Bregdeti, piknikët, plazhet, shëtitjet në natyrë janë mjaft të zakonshme. Në këtë stinë kemi edhe shumë koncerte e festivale të muzikës të cilat organizohen në vendin tonë.
Shumë njerëz shfrytëzojnë pushimet e tyre në stinën e verës, pasi edhe shkollat kanë pushime verore dhe shumë familje organizojnë udhëtime në destinacione turistike për t’u relaksuar.