Sot përfundon Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Sot përfundon Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku morën pjesë studentë nga 40 shtete të botës
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot mbahet ceremonia përmbyllëse edicionit të parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila u bashkëorganizua me ITP-Prizren dhe DokuFest. Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh, mbi 200 studentë, profesorë e të ftuar nga 40 shtete të ndryshme të botës.
Shkolla Verore Ndërkombëtare Prizren 2022 ka ofruar shtatë kurse të cilët u drejtuan nga shtatë profesorë të huaj dhe shtatë mësimdhënës/asistentë të universitetit. Lëndët e shkollës verore ndërkombëtare:
“Teaching through movies”, “Artificial Intelligence and Engineering for Smart Cities”, “English for employment purposes”, “Agriculture and Food Policy Reponses to the Covid-19 Crisis”, “Transitional Justice in Kosovo: The Pursuit of Justice through Courts and Tribunals”, “Statistical Analysis”, “Digital Marketing and Innovation during Covid19 Period”.
Ceremonia e mbylljes mbahet sot në orën 14:00 në Amfiteatrin e madh të universitetit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar.
Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të shpërndajnë certifikatat për pjesëmarrësit e shkollës verore ndërkombëtare.