Sot përfundon vendimi për kufizimin e orarit të punës
Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta, ka përfunduar sot.
Kategoritë që u përfshinë në këtë vendim ishin gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike dhe punëtorët në ndërtimtari
Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.