Spitali i Prizrenit nga sot udhëhiqet nga drejtoresha, dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj
Në faqen e tij zyrtare, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, njofton se institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Regjionin e Prizrenit, nga dita e sotme do të udhëhiqet nga drejtoresha e re. dr. Narqize Arënliu-Hoxha.
Ajo në këtë pozitë do të zëvëndësoj drejtorin e deritanishëm, dr. Afrim Avdaj.
“Spitali i Përgjithshëm në Prizren, prej sot, udhëhiqet nga Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj. Doktorreshës i urojmê punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.