Spitali i Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19
Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
14 të konfirmuar pozitivë
10 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë