Statistika të aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në pesë ditët e para
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se, për tërheqjen e 10 për qindëshit, kanë aplikuar afro 350 mijë persona.
Numri më i madh i tyre kanë aplikuar në shumën prej 501 deri në 1,000 euro, me 86.3 për qind. Ndërkaq, përqindja më e ulët e tyre është në shumën deri në 10 euro, respektivisht 8.2% e tyre.
Në anën tjetër, numri më i lartë i kontributdhënësve qëndron në shumën 201 deri në 500 euro. Megjithatë, në këtë kategori kanë aplikuar 74.9% e tyre.
Fondi bënë tutje me dije se janë edhe 644,582 aplikues të mundshëm për tërheqjen e 10 për qindëshit.