Studimi norvegjez: Koronavirusi “vdes” shpejt në ujë
Koronavirusi nuk reziston më shumë se 30 sekonda në pishinë. Konfirmimi mbërrin nga një studim norvegjez, ku theksohet se në sipërfaqen e ujit virusi nuk jeton më shumë se gjysmë minute, gjë që vjen si pasojë e klorit që përdoret në këto struktura dhe për dezinfektimin e ujit.
Studimi vjen pikërisht në prag të sezonit turistik, pas një vitit të vështirë pandemik dhe në përgjigje të shqetësimit të të gjithëve.
Eskpertët shpjegojnë se kjo nuk do të thotë se nuk transmetohet, pasi janë gjithnjë 30 sekonda që reziston, transmeton tvklan. Për këtë fushatat e vaksinimit, sipas drejtorit të Agjensisë Evropiane të Barnave EMA, duhet të vijojnë, dhe logjistika duhet të jetë e organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që të evitohen problematikat që deri tani e mbajtën botën të mbyllur dhe mijëra e mijëra njerëz humbën jetën.