2 Euro Archives - Prizreni Sot

Paratë 200 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë
Qytetarët e Kosovës, po vazhdojnë të hasin në para të falsifikuara të cilat po qarkullojnë në treg ku kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false.

Ata për këtë fenomen po i njoftojnë organet e drejtësisë të cilat bëjnë ekzaminimin e monedhave të falsifikuara.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka bërë të ditur statistikat.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, nga 1 janari e deri më 31 gusht janë regjistruar 1.269 kartëmonedha të falsifikuara.

Kartëmonedha më e falsifikuar është 200 euro, ku për tetë muaj janë hasur 556 kartëmonedha të falsifikuara.

Pas 200 eurove, renditet e dyta kartëmonedha prej 50 euro duke e pasuar atë me 100 euro.

244 kartëmonedha janë hasur që nga fillimi i vitit deri në fund të muajit gusht, derisa nga ato prej 100 eurove, janë hasur 237.

86 kartëmonedha janë verifikuar si fals nga 20 euro, 82 nga 5 euro, 53 nga 10 euro dhe 11 kartëmonedha nga 500 euro, sipas statistikave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Qytetarët nuk po hasin vetëm në kartëmonedha të falsifikuara, por edhe në monedha.

Nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë thuhet se 29.309 monedha janë hasur të falsifikuara që nga janari i 2025 e deri në gusht të këtij viti.

26.259 monedha nga 2 euro janë hasur gjatë kësaj periudhë kohore, derisa nga 1 euro 3.024 monedha, ndërsa 0.50 cent janë gjetur 26 copë.

E lidhur me fenomenin e parave false në Kosovë, njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri ka thënë se falsifikimi i kartëmonedhave, nuk trondit stabilitetin makroekonomik të euros, por ka pasoja serioze për jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas tij, humbjet direkte që pësojnë qytetarët dhe bizneset janë vetëm një aspekt i problemit.

“Falsifikimi i kartëmonedhave është problem që, edhe pse nuk e trondit stabilitetin makroekonomik të euros, ka efekte të ndjeshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin e tregut lokal. Më i madh është efekti zinxhir që ky fenomen shkakton duke rritur pasigurinë në përdorimin e parasë fizike dhe duke e komplikuar qarkullimin normal të transaksioneve”, thotë ai.

Ai shton se dëmet ekonomike nuk duhen matur vetëm me shumat e humbura, por me ndikimin afatgjatë në stabilitetin dhe funksionimin e sistemit monetar.

“Sistemi monetar funksionon mbi bazën e besimit se çdo kartëmonedhë ka të njëjtën vlerë dhe pranohet universalish në treg. Kur ky besim tronditet, qytetarët dhe bizneset fillojnë të dyshojnë, të jenë më të rezervuar, ose të shmangin përdorimin e cash-it, gjë që krijon fërkime në ekonominë reale”, ka thënë Muhaxheri

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj kushdo që prodhon, transporton, pranon, përdor ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vërë në qarkullim si të vërtetë dënohet me gjobë ose burgim.

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Nenit 19 – Valuta false, kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të tërhiqen nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dorëzohen autoriteteve përgjegjëse për këtë./FrontOnline

Rama: Fokusi i shërbimit diplomatik, tek objektivi i anëtarësimit në BE! Të përmbushim pritshmëritë për samitin e NATO-s në 2027-ën
Read more

The post Paratë 200 dhe 2 euroshe më të falsifikuarat në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

BQK: Për katër muaj janë tërhequr nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe
Nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha prej 2 eurosh, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale.

Kështu ka njoftuar,Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila gjithashtu ka bërë të ditur se së bashku me bankat komerciale kanë parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47 mijë e 168 copë monedha prej 2 eurosh, të dyshuara si të falsifikuara.

“BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro, plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Ndërsa, numri i kartëmonedhave prej 500 eurosh të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në Bankën Qendrore ka kaluar mbi 230,000 copë apo mbi 115 milionë euro.

“Në zbatim të masave rregullative, përmes Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, sa i përket rregullimit të transportit ndërkufitar të monedhave, me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi, pavarësisht që vlera e tyre është nën kufirin e deklarimit prej 10,000 (dhjetëmijë) euro”, thuhet në njoftim.

BQK vazhdon t’i inkurajojë qytetarët dhe bizneset që t’i deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale pa kosto.

Çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara duhet raportuar tek autoritetet përgjegjëse.

Po ashtu, bizneset inkurajohen të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe t’i shmangin kanalet jozyrtare.

The post BQK: Për katër muaj janë tërhequr nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe appeared first on Prizreni Sot.

2-shet false pushtojnë tregun e Kosovës, për tri ditë në TEB u deponuan rreth 3 mijë e 500 euro
Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së sotme nga një zyrtar i bankës ‘TEB’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa mijëra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 3 mijë e 500 euro, ku të gjitha kanë qenë monedha metalike 2 euroshe – që janë deponuar për tri ditë.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Kujtojmë se para disa javësh janë arrestuar gjashtë persona, tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Gjatë arrestimit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar para me thasë, ku pas verifikimit ka rezultuar se shuma e tyre është mbi 85 mijë euro – të gjitha në monedhën 2 euro.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

The post 2-shet false pushtojnë tregun e Kosovës, për tri ditë në TEB u deponuan rreth 3 mijë e 500 euro appeared first on Prizreni Sot.

Ja si mund të dallohen 2 euro fals nga ato origjinal
Teksa në Kosovë është shndërruar në problem përdorimi i monedhês 2 euroshe e cila muajve të fundit është falsifikuar në masë të madhe, ka shumë biznese që kanë nisur të mos pranojnë pagesat me monedhën 2 euroshe.

Në shumë raste janë qytetarët ata të cilët deklarojnë se janë të dëmtuar duke wenë se nuk arrijnë ti identifikojnë origjinalet nga falsi gjatë pagesave.

Por këto janë disa nga mënyrat se si mund të bëhen dallimet e monedhave false:

Një monedhë 2 euro false ka:

Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes

Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.

Mungojnë shkronjat në skaje të unazës

Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe

Janë në madhësi të ndryshme

Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm

Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme

Kanë peshë të ndryshme

Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.

The post Ja si mund të dallohen 2 euro fals nga ato origjinal appeared first on Prizreni Sot.