8 Marsi Archives - Prizreni Sot

Arsyeja se përse festohet 8 Marsi, lidhet me dy ngjarje historike
8 Marsi, është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e tyre.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave, u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

Në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Por arsyeja se përse festohet pikërisht 8 Marsi, lidhet me dy ngjarje historike.

E para daton në vitin 1911. Në mars të atij viti, një grup punëtoresh të një industrie tekstile në Nju Jork, kishin ditë të tëra në grevë kundër kushteve të tmerrshme në të cilat ndodheshin duke punuar.

Për të shtypur protestën, pronarët e kompanisë kishin bllokuar daljet e fabrikës, duke mos lejuar largimin e punëtoreve.

Papritur, diçka shkoi keq dhe shpërtheu një zjarr që vrau mbi 140 punëtore. Midis këtyre grave kishte shumë emigrantë, të cilët kërkonin vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ngjarja e dytë historike tregon gjithashtu, përkushtimin e grave për të drejtat dhe lirinë e tyre dhe lidhet me Revolucionin e Shkurtit në Rusi, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Më 8 mars 1917, përveç të gjithë burrave në revoltë, edhe shumë punëtore ruse dolën në rrugë për të protestuar kundër Carit dhe për këtë arsye, kjo datë mbahet mend si vendimtare për historinë e gjinisë femërore.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Grave”, mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën.

Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha, për të drejtat e grave dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta.

The post Arsyeja se përse festohet 8 Marsi, lidhet me dy ngjarje historike appeared first on Prizreni Sot.

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Grave
Çdo vit më 8 Mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Grave”.

Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 Marsi njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

The post Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Grave appeared first on Prizreni Sot.

Protestë në Prizren për 8 mars
Vajzat dhe gratë kanë protestura sot në Prizren, sot nuk festuan por protestuan në kërkim të më shumë të drejtave për to.

Me këta marsh u dërgua mesazhi se gratë nuk dorëzohen në kërkim të të drejtave të tyre.

The post Protestë në Prizren për 8 mars appeared first on Prizreni Sot.

S’po du lule, po du kontratë pune
Në Kompleksin Evropa, në shenjë proteste janë vendosur dy “shkrime” në të cilat bëhet thirrje për respektim të grave.

Në njërin është shkruar “S’po du lule, po du kontratë pune” dhe në tjetrën është shkruar “Edhe sa jetë të humbura?”

Sot shënohet dita e 8 marsit.

The post S’po du lule, po du kontratë pune appeared first on Prizreni Sot.

Historia e 8 Marsit, kur 129 gra u dogjën për së gjalli
Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në një fabrikë në Nju Jork, fabrika “Cotton”.Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe me 8 mars pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e stabilimentit, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty.Por në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën.Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita dedikuar grave.Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”.

Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë të vendosnin datën 8 mars si, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social.

Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës.Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.Fundja edhe kështu vlen, mjafton që të paktën një ditë në vit gratë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të flitet për to./kultplus

The post Historia e 8 Marsit, kur 129 gra u dogjën për së gjalli appeared first on Prizreni Sot.