AKP Archives - Prizreni Sot

AKP ka nxjerrë në shitje toka e ndërtesa atraktive në shumë qytete, 9 asete në rajonin e Prizrenit
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e 56 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim përmes të cilës ka nxjerrë në shitje 19 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Kosovës.

Në rajonin e Prishtinës 2 asete; në rajonin e Pejës 6 asete; në rajonin e Mitrovicës 2 asete; dhe në në rajonin e Prizrenit 9 asete.

“Të gjitha këto 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

AKP përmes kësaj vale ka nxjerrë në shitje lokale afariste dhe shitore në Prizren dhe Dragash, në Lipjan, në Mitrovicë dhe Gllogoc, pastaj toka disa hektarëshe ofrohen për shitje në komunë të Klinës dhe Istogut.

Shpallja publike për këto asete është e hapur që nga data 24 qershor 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 13 korrik 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

“Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”.

The post AKP ka nxjerrë në shitje toka e ndërtesa atraktive në shumë qytete, 9 asete në rajonin e Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

AKP e rikthen sot ndërmarrjen Agrokosova tek ish-blerësi nga i cili e mori para disa muajsh
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Agrokosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.

Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës. Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.

AKP-ja thotë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e Agrokosovës.

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.

Kujtojmë se ndërmarrja Agrokosova ishte kthyer në menaxhimin direkt të AKP-së me vendim të kësaj së fundit në muajin shkurt të këtij viti, e ku kishte ndërhyrë edhe policia pasi punonjësit e Agrokosovës nuk kishin pranuar t’i lironin zyrat duke thënë se ajo çfarë po bënte AKP-ja ishte e paligjshme.

The post AKP e rikthen sot ndërmarrjen Agrokosova tek ish-blerësi nga i cili e mori para disa muajsh appeared first on Prizreni Sot.