Apeli Archives - Prizreni Sot

Apeli vërteton dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, ku vdiq një polic
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin Iran Badalli dhe Arben Gashi ishin dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secili veç e veç) lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, ku si pasojë kishte vdekur polici S.Th.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, kurse të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Aktgjykimi i Themelores është shpallur më 19 shtator 2023. Ndaj tij, ankesë kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren dhe mbrojtja e dy të akuzuarve.

Prokuroria parashtroi ankesë për shkak të vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarve t’iu shqiptohet dënim më i ashpër.

Kurse, mbrojtësit e të akuzuarit Badalli, avokatët Ermira Gavazaj-Gashi dhe Valdrin Gashi, kanë bërë ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i mbrojturi i tyre të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Po ashtu, edhe mbrojtësit e të akuzuarit Gashi, avokatët Hazër Susuri, Elinda Susuri-Humolli dhe Esat Gutaj, kanë paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke kërkuar që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Andaj, Apeli me aktgjykimin e 19 janarit 2024, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, e as nuk kishte shkelje të dispozitave të procedurës penale, të cilat do e kishin kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

Tutje, sipas Apelit thuhet se shkalla e parë kishte dhënë arsye të qarta për vendin, kohën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe se si kishte ardhur deri te kryerja e veprës penale nga të akuzuarit.

Pra, shkalla e dytë vlerëson se arsyet e dhëna nga Themelorja, nuk paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Në aktgjykimin e Apelit, thuhet se konkludimi i gjykatës të shkallës së parë së të akuzuarit Badalli dhe Gashi janë kryerës të veprave për të cilat akuzohen, ishte i drejtë dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar që të njëjtit kanë marrë veprime inkriminuese.

Po ashtu, në të njëjtin aktgjykim thuhet se duke shqyrtuar çështjen përkitazi me vendimin për dënimin, Gjykata e Apelit ka gjetur se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve nuk janë të bazuara.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, Themelorja me rastin e shqiptimit të dënimit për të akuzuarit Badalli dhe Gashi, kishte vlerësuar të gjitha rrethanat dhe se sipas tryre, rezulton se me dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarve, do të arrihet qëllimi i dënimit.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka vdekur zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në dispozitivin II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

The post Apeli vërteton dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, ku vdiq një polic appeared first on Prizreni Sot.

Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim apo dënim më të ashpër ndaj ish-inspektorit të dënuar me gjobë për korrupsion
Në Gjykatën e Apelit, të premten është mbajtur seanca ndaj Avdulla Gashit, ish-inspektor i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 2 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në këtë seancë, u elaborua ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila ka kërkuar nga shkalla e dytë, rigjykim apo dënim më të ashpër për të akuzuarin Gashi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 29 dhjetor 2022 pas kthimit të rastit në rigjykim, Gashin e kishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Ndaj këtij vendimi, ankesë ka parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren, ankesë e cila u shqyrtua para kolegjit të Apelit, me kryetare Afërdita Bytyqi, anëtarë kolegji Hashim Qollaku dhe me gjyqtar referues Xhevdet Abazin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, në ankesën e saj i ka propozuar Gjykatës së Apelit që çështja të kthehet në rigjykim apo ndaj të dënuarit Gashi të shqiptohet ndonjë dënim më i ashpër.

Lidhur me ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, ka parashtruar përgjigje në ankesë mbrojtësi i të dënuarit Gashi, avokati Sylë Hoxha

Përmes parashtesës, Prokuroria e Apelit i ka propozuar kolegjit që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke kërkuar që të hudhet poshtë përgjigja në ankesë mbrojtësit të Gashit, avokatit Sylë Hoxha.

Lidhur me përgjigjen në ankesë, avokati Hoxha para kolegjit të Apelit tha se dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prizren është konform dispozitave ligjore.

Avokati Hoxha, i propozoi kolegjit të Apelit që të vërtetojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, marrë për bazë faktin se klienti i tij Gashi është i pensionuar dhe se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë.

Pas shqyrtimi të ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren dhe përgjigjes në ankesë të Prokurorisë nga avokati Hoxha, kolegji i Apelit e shpalli seancën e përfunduar, duke njoftuar palët se brenda afatit ligjor do ta pranojë më shkrim vendimin e kësaj gjykate.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, 24 dhjetor 2021, të akuzuarin Gashi e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim, por Gjykata Supreme, më 12 shtator 2022, e kishte kthyer çështjen në rigjykim me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokat Rexhep Hasani, me pretendimet se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, duke tejkaluar aktakuzën me të cilën i kishte shtuar edhe një vepër tjetër penale dhe se për këtë Prokuroria nuk e kishte bërë precizimin e aktakuzës e as zgjerimin e saj.

Kurse, Gjykata Themelore në Prizren më 29 dhjetor 2022 pas kthimit të rastit në rigjykim, Gashin e kishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 22 gusht 2019, Avdullah Gashi akuzohej se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës dhe nenin 12, pika 1.3 të udhëzimit administrativ, nr. 04/2016, për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 84 m2, të pasurisë shoqërore.

Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

The post Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim apo dënim më të ashpër ndaj ish-inspektorit të dënuar me gjobë për korrupsion appeared first on Prizreni Sot.

Apeli vërteton dënimin ndaj të dënuarit për vrasjen e shokut për 20 euro borxh në Suharekë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej 24 vjet e 10 muaj burgim, ndaj të dënuarit Sylejman Ahmeti, për vrasjen e Sh.K në Suharekë.

Ahmeti, më 15 gusht 2022 është dënuar me 24 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prizren, për akuzën se pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh për 20 euro me tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020 ka privuar nga jeta, në kafenenë “Toni” në Suharekë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë në Gjykatën e Apelit, në afat ligjor kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren sa i përket dënimit të shqiptuar, me ç’rast kishte kërkuar dënim më të rëndë për të akuzuarin Ahmeti.

Ndërsa, përfaqësuesi i të dëmtuarës Kumrije Krasnqi, avokati Miftar Qelaj kishte bërë ankesë sa i përket dënimit të shqiptuar, duke propozuar që të akuzuarit t’i shqiptohet burgim i përjetshëm.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Nazmi Mustafi kishte parashtruar ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së ligjit penal, vendimit mbi dënimin dhe shpenzimet procedurale.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, ankesa e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Miftar Qelaj dhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Ahmeti, avokatit Nazmi Mustafi, janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren është vërtetuar.

Sipas vendimit të Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë.

Apeli ka vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret dhe në përputhshmëri me arsyetimin dhe se i njëjti përmban të gjitha faktet dhe rrethanat nga të cilat janë plotësuar të gjitha elementet e veprave penale për të cilat akuzohet Ahmeti.

Po ashtu, kjo gjykatë ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë me administrimin e provave e ka vërtetuar se ekziston elementi subjektiv i kryerjes së veprës penale, se i njëjti me dashje ka kryer veprimet e tij dhe se në këtë mënyrë e ka vërtetuar përgjegjësinë penale të të akuzuarit Ahmeti.

“Gjykata e shkallës së parë në procedurën e provave gjatë administrimit të provave ka vërtetuar përgjegjësinë penale të akuzuarit, sepse i akuzuarit ditën kritike ka pasur me veti armën e zjarrit të tipit AK-47, kjo jep të kuptohet se i akuzuari para se të kryej veprën penale të vrasjes paraprakisht është përgatitur për një veprim të tillë, duke shfrytëzuar momentin dhe mjetin për kryerjen e veprimit kundërligjor ndaj viktimës… i akuzuari veprimet e tilla i ka marr me dashje direkte, sepse është përgatitur dhe është pajisur me armë zjarri ashtu që rrjedh konkludimi i logjikshëm se i akuzuari ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e veta, me të cilat veprime do të shkaktohet pasoja e ndaluar”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sa i përket dënimit të shqiptuar, në vendimin e Apelit thuhet se shkalla e parë gjatë shqiptimit të dënimit ka vlerësuar të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese, dhe të njëjtin dënim e ka cilësuar si të drejtë dhe të ligjshëm.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkonte Sylejman Ahmetin se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin, Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu t’i q* shtatë mijë n, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

Me këto veprime, Ahmeti akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal, është e dënueshme me dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, dhe për këtë ai akuzohej për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

The post Apeli vërteton dënimin ndaj të dënuarit për vrasjen e shokut për 20 euro borxh në Suharekë appeared first on Prizreni Sot.

Vrau gruan me 15 plumba, Apeli ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burrit nga Prizreni
Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me burgim të përjetshëm, Bajram Velijajn, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, A.A me 14 plumba në gusht të 2019-ës.

Sipas vendimit të Apelit, kolegji i kryesuar nga gjykatësja Afërdita Bytyçi është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren PKR.nr.13/20 i datës 01.10.2021, përkitazi me vendimin për dënimin, ashtu që për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 179 par.1.3 të KPRK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par 1. të KPRK-së për të cilat është shpallur fajtor Bajram Velija i shqiptohet dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 25, vitesh, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 06.08.2019 e tutje.

Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren ankesë kishte paraqitur mbrojtësi i të dënuarit, avokati Orhan Rekathati nga Prizreni, për shkak të shkeljes së ligjit penal, shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit për dënimin, me propozim që të aktgjykimi të ndryshohet për sa i përket sanksionit penal, ashtu që të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim më i butë me burgim.

Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit, pas njoftimit të të gjitha palëve, pasi shqyrtoi të gjitha shkresat e çështjes, pas studimit të aktgjykimit të ankimuar në pajtim me dispozitën e nenit 394 të KPRK-së dhe pasi vlerësoi pretendimet e cekura në ankesë gjeti se ankesa e mbrojtësit është pjesërisht e bazuar dhe atë vetëm për vendimin për dënimin.

Gjykata e Apelit e Kosovës në atkgjykimin e saj gjeti të bazuara pretendimet ankimore të mbrojtësit të të akuzuarit Bajram Velija se dënimi i shqiptuar është i ashpër dhe jo proporcional me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale dhe se nuk ka pasur bazë ligjore për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Gjykata e Apelit gjeti si të bazuara pretendimet ankimore të mbrojtësit se ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë se sa dënimi i shqiptuar ngase në rastin konkret nuk janë përmbushur kushtet ligjore të parapara shprehimisht nga neni 41 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të mbrojtësit të akuzuarit janë të bazuara, ngase, pavarësisht, konstatimit të gjykatës së shkallës së parë, se rrethana lehtësuese nuk ka gjetur, në këtë çështje penalo-juridike ka edhe rrethana lehtësuese që gjykata e shkallës së parë, nuk i ka marr parasysh, pastaj, kur është fjala për rrethanat rënduese, përveç, që disa nga ato që gjykata e shkallës së parë, i ka konsideruar si rrethana renduese, kanë të bëjnë me elementet përbërëse të veprës penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, disa nga rrethanat tjera rënduese të konstatuara nga gjykata e shkallës së parë, në fakt janë rrethana lehtësuese e jo rënduese.

Sipas Apelit, sjellja e të akuzuarit pas kryerjes së veprës penale, kur i njëjti e merr një shami nga viktima dhe e mbulon kufomën, mënyra tinëzare-dinake e kryerjes së veprës penale, fakti se i akuzuari pas vrasjes ka pritur ardhjen e policisë dhe ka informuar familjarët e tij dhe se fakti se atij në momentin e vrasjes i është shfaqur një katror i zi duke dashur që ta eliminojë dashjen gabimisht janë marr si rrethana renduese e që në fakt duhej të konsideroheshin si rrethana lehtësuese.

Po ashtu fakti se i akuzuari Bajram Velija është baba i 3 fëmijëve, i moshës relativisht të vjetër, pendimin e tij, kërkimin e faljes ndaj vajzave të ndjerës por njëkohësisht edhe faljen publike, si dhe faktin se nuk ka qenë më herët i dënuar dhe sjellja e tij kanë qenë rrethana lehtësuese.

Për këtë arsye, Gjykata e Apelit vlerësoi se dënimi i shqiptuar te akuzuarit me burgim te përjetshëm, është i ashpër dhe nuk është në përputhje me rrethanat rënduese të konstatuara dhe të vlerësuara nga gjykata e shkalles së parë, pastaj, rrethanat lehtësuese të konstatuara në ankesën e mbrojtësit të akuzuarit, të cilat janë të pranueshëm edhe për këtë gjykatë, e sidomos, me rrethanat lehtësuese të konstatuara tani nga Gjykata e Apelit, por as me dispozitat e nenit 41 par. 1 nën par. 1 të KPRK-së, ku parashihet në mënyrë specifike kushtet për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Prandaj kjo gjykatë, vendosi që me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit ta ndryshojë aktgjykimin e ankimuar dhe të akuzuarit i shqiptojë dënimin me 2 vite burgim me bindje se dënimi i shqiptuar tani është në proporcion edhe me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, pastaj, të rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe se ky dënim duhet të jetë në shërbim të preventivës së përgjithshme e sidomos të asaj të posaçme, forcimit të moralit të shoqërisë, përgjegjësisë dhe disiplinës së qytetarëve dhe konsideron se me dënimin e shqiptuar do të arrihet në tërësi qëllimi i dënimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, A.A.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.

Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë e cila dënohet me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone”, disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve për të cilën është paraparë dënimi me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Ndryshe, i pandehuri Velija gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit 2019. /Betimipërdrejtësi

The post Vrau gruan me 15 plumba, Apeli ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burrit nga Prizreni appeared first on Prizreni Sot.