Armend Zemaj Archives - Prizreni Sot

Paralajmërimi i masave të reja, reagon ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se me anë të mbikëqyrsjes rigoroze të masave mund të ulet numri i infeksionit dhe rasteve spitalore në Kosovë.

Ai ka thënë se vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Shkrimi i tij i plotë:

Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve  të përbashkëta me të gjithë akterët ligjor si dhe qytetarët për menaxhimin efikas të parandalimit dhe luftimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19.

Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse , me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë.

Vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë.

Përvoja njëvjeçare me virusin, na ka dhënë mësime të duhura. Uroj të mos të përsëriten gabimet e para një viti! Izolimi shkatërron.

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

The post Paralajmërimi i masave të reja, reagon ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj appeared first on Prizreni Sot.

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, Zemaj ka një apel për të gjithë
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka apelur nxënësit dhe prindërit që të kenë kujdes në respektimin e masave antiCOVID me rastin e hapjes së shkollave.

“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.

Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.

Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!.

The post Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, Zemaj ka një apel për të gjithë appeared first on Prizreni Sot.

Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid mbërrijnë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid kanë arritur në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të mbërrijnë edhe vaksinat, ndërsa ka shtuar se kanë marrë të gjitha masat për procesin e vaksinimit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,

Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.

Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!

Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!

Bashkë ia dalim!

The post Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid mbërrijnë në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Paralajmërohet lehtësimi i masave antiCovid
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Bordin Këshillues sot kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Zemaj tha se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e tyre nga qytetarët.

Sipas tij, statistikat në ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga COVID-19.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, ka shkruar ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!

The post Paralajmërohet lehtësimi i masave antiCovid appeared first on Prizreni Sot.

Zemaj: Kosova siguron 500 mijë vaksina anti COVID nga Pfizer
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj thotë se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer e të cilat do të jepen falas për qytetarët.

“Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer. Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Ai thotë edhe se “Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës. Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së”.

“Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar Zemaj.

The post Zemaj: Kosova siguron 500 mijë vaksina anti COVID nga Pfizer appeared first on Prizreni Sot.

Zemaj tregon si do të sigurohet vaksina anti-Covid për qytetarët e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Ai ka deklaruar se aktualisht ka shtretër të mjaftueshëm, duke shtuar se ka edhe klinika rezervë në rast të rritjes së numrit të infektuarve.

Madje, i pari i Shëndetësisë shtoi se janë të furnizuar mjaftueshëm edhe me barna nga donacione të ndryshme.

“Zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë shërbimi spitalor klinik universitar i Kosovës. Ministria e Shëndetësisë edhe në këtë aspekt është kujdesur që të shtojë kapacitetet edhe përmes blerjeve edhe përmes donacioneve. Primare është sigurimi i shtretërve. Aktualisht kemi shtretër të mjaftueshëm ka dhe klinika rezervë të cilat po i mbajmë në rast të rritjes së numrit të rasteve spitalore por sigurisht me kujdes të shtuar që numri të ulet dhe të vihet nën kontroll edhe situata nëpër spitale dhe të mos kemi nevojë të shtretër shtesë”, ka thënë Zemaj.

“Menaxhimi ka një dinamikë të re sepse edhe njohuria me virusin ishte në faza të ndryshme qoftë ajo e izolimit por edhe me hapjen e kontrolluar që ne po e menaxhojmë. Tash kemi kaluar në një nivel tjetër të menaxhimit të situatës, zgjerimi i kapacitete humane, punësimi i shumë mjekëve profesioneve shëndetësor në shumë fusha e ka ndihmuar në masë të madhe menaxhimin e kësaj situate. Furnizimi më i mirë edhe për shkak të rritjes së numrit me barna qoftë nga donacione të ndryshme dhe pjesa tjetër rritja e numrit të testimeve i ka mundësuar IKSPK-së edhe neve që të identifikojmë vatrat e infeksionit dhe për këtë arsye edhe është numri më i rritur por është më i lehtë për të menaxhuar situatën për tu përballur me virusin”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, ka teste të përdorimit antigjen rapide, dhe do të shihet mundësia e përdorimit të tyre sipas nevojës së qytetarëve.

“Ka teste të përdorimit antigjen rapide. Sigurisht në bazë të nevojave do të shohim ku mund të përdoren dhe si mund të përdoren dhe sa mund të ndihmojnë. E mira e kësaj është që komunat mund të fillojnë këtë aktivitet i kanë kapacitet në QKMF dhe mund të kenë prioritet të testimeve të shpejta”, ka deklaruar Zemaj.

Sipas tij, prioritet ka qenë sigurimi apo mbajtja e të gjithë të rinjve në Kosovë. Mes tjerash, viteve të fundit për shkak të neglizhencës shumë mjekë janë larguar nga vendi sepse nuk u është ofruar mundësia qoftë e specializimeve apo qoftë të studimeve bazike apo edhe avancimeve profesionale në Kosovë.

Zemaj tha se kanë filluar me punësime duke hapur konkurse për t’i punësuar të gjithë specialistët e papunë.

“Prioritet e mija kanë qenë sigurimi apo mbajtja e të gjithë të rinjve në Kosovë. Viteve të fundit për shkak të neglizhencës apo një gjykimi të padrejtë shumë mjekë në Kosovë janë larguar nga vendi sepse nuk u është ofruar mundësia qoftë e specializimeve apo qoftë të studimeve bazike apo edhe avancimeve profesionale në Kosovë. Unë e kam bërë këtë ndërprerje. E kemi filluar me punësime e kemi realizuar procesin e specializimeve dhe kemi hapur konkurse për ti punësuar të gjithë specialistët të papunë dhe sigurisht kërkesat që janë adresuar tek ne ka qenë edhe zgjerimi i mundësive për studime në fushën e mjekësisë. Ky ka qenë vullnet i Ministrit të shëndetësisë, vullnet i imi që të kemi programe sepse ka qenë një kërkesë e dekanatit të fakultetit të mjekësisë drejtuar ministrit të kaluar një dokument që e kam gjetur këtu dhe kam menduar që duhet t’i jepet përkrahje. Realisht në interpretimet që janë bërë pastaj, mund të jenë edhe arsye politike e kam parë që tash ka adresim tjetër. Por kjo mbetet në vullnetin e MASh dhe unë vetëm në aspektin mbështetës mund ta përkrahi”, ka thënë ministrI I Shëndetësisë.

Zemaj tha se duhet të bëhet sigurimi i kostos, në mënyrë që sa më shpejt të fillohet me ndërtimin e spitalin anti-Covid.

“Procedurat janë ligjore pavarësisht situatës në të cilën po kalojmë. Në momentin kur plotësohen kushtet edhe ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën me ligjet në fuqi, procedurat tenderuese unë do të japë përkrahje ashtu siç i kam dhënë këtij procesi. Orientimi ynë është që të fillojmë sa më shpejt, duhet të bëhet sigurimi edhe i kostos dhe shumë shpejt besoj do të fillojmë edhe me këtë proces”, ka thënë Zemaj për Ekonomia Online.

Zemaj foli edhe sa i përket vaksinës, duke thënë që është obligim ligjor të sigurohet pa pagesë.

Sipas tij, një pjesë prej 20% është siguruar falas për vaksinë ndërsa pjesa tjetër duhet të blihet nga buxheti shtetit.

“E kemi obligim ligjor që ta sigurojmë pa pagesë. Duhet të sigurohet pjesa e konsiderueshme nga buxheti i shtetit, kryeministri Hoti është duke u kujdesur që të na ndihmojë në këtë proces në komunikim edhe me vendet e BE-së, por kemi edhe aktivitet e brendshëm që të zhvillojmë si ministri i shëndetësisë qoftë me OBSh dhe me partnerë të tjerë për sigurimin e vaksinës. Një pjesë 20% është e siguruar falas dhe pjesa tjetër duhet të blihet”, ka deklaruar Zemaj.

The post Zemaj tregon si do të sigurohet vaksina anti-Covid për qytetarët e Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

A do të ketë lirim të masave, flet Zemaj
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar mbrëmë për situatën epidemiologjike në vend. Sipas tij, masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, kanë pasur efekt pozitiv, por jo në nivel të kënaqshëm.

“Sidomos pjesa e disciplinës gjatë ditës, kujdesit, takimeve të ndryshme dhe shpërndarjes së infeksionit, qoftë në familje ose në rrethe tjera. Realisht, numri i testimeve ka vazhduar të jetë edhe në aspektin e gjurmimit, hulumtimit por edhe të identifikimt të vatrave të infeksionit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka treguar se sot do të ketë vlerësim epidemiologjik javor, derisa theksoi se në bazë të situatës në terren, nuk do të ketë lirim të masave në këtë fazë dhe sipas tij duhet të ketë rritje të disciplinës.

“Është shqetësuese, se virusi akoma po vazhdon të merr jetë; mosha e vjetër është prekur fatkeqësisht ditëve të fundit. Nesër e kemi vlerësimin epidemiologjik javor dhe do të shohim sesi do të ecim tutje, qoftë në ditët në vijim dhe për javën tjetër”, deklaroi Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se një prej problemeve kryesore me të cilat po përballen është që pjesëtarët e tjerë të familjarëve të infektuar nuk po vetizolohen dhe kështu ata po detyrohen që të bëjnë shumë testime.

“Ka pasë testime të shumta edhe familjare, për këtë arsye është edhe numri ai që përcillet si rritje, edhe pse sipas protokolleve, rekomandimi është që kur një pjesëtar rezulton pozitiv, pjesa e familjes këshillohet që të jenë në vetizolim dhe numri të reduktohet, ose të mos kemi edhe shpërndarje të infeksionit.

Edhe në diskutimet, edhe në kontaktin që e kemi edhe me Shtabet Emergjente dhe me Drejtoritë Komunale dhe Task -Forcat e angazhuara me pandeminë, fatkeqësisht kjo disciplinë, nuk ruhet dhe po detyrohemi që të bëjmë testime në masë – në familje, rreth dhe komunitet që ta izolojmë”, ka thënë Zemaj.

The post A do të ketë lirim të masave, flet Zemaj appeared first on Prizreni Sot.

Takimi me kryetarët e komunave, Zemaj tregon për masat që u diskutuan
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për takimin virutal që ka pasur sot me kryetarët e komunave të vendit. Zemaj thotë se masat e rrepta do të vazhdojnë çdo ditë për komuna të caktuara në bazë të numrit të të infektuarve.

Zemaj ka shkruar se do të merren vendime operacionale për komuna të caktuara, në bazë të kategorizimit si pasojë numrit të të infektuarve.

“Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka shkruar se duhet bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave.

“Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm”, ka shkruar Zemaj.

The post Takimi me kryetarët e komunave, Zemaj tregon për masat që u diskutuan appeared first on Prizreni Sot.

Mund të vazhdojë izolimi, institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja Anti-Covid
Masat që janë marrë gjatë vikendit nga institucionet e vendit, nuk do të jenë të vetmet për të luftuar COVID 19. Sot gjatë ditës është paralajmëruar se mund të ketë vendim për masa të reja, pasi që numri i të infektuarve ka shkuar duke u rritur.

Institucionet e vendit, të premten kanë dalë me masa të reja kufizuese të përhapjes së COVID 19.

Në javët kur Kosova po përballet me qindra të infektuar në ditë, e është rritur edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë, institucionet kanë zgjedhur që gjatë vikendit të bëjnë një test të masave, ku është ndaluar veprimtaria e disa subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare dhe rekreative, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim u zbatua prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, derisa, për dy ditë në vend kanë funksionuar vetëm, Furraat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve. Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale. Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Këto masa që kanë hyrë në fuqi vetëm gjatë vikendit, pritet që sot të zëvendësohen me masa të reja.

Një gjë e tillë do të ndodhë në takimin virtual që pritet të mbahet në ora 11:00 në mes të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt dhe AKK-së.

Se do të ketë masa të reja e ka konfirmuar dje vetë Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ku ka njoftuar se është takuar me kreun e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, kreun e Odës Amerikane, Arian Zekën, Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.

“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19 Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka thënë Zemaj.

The post Mund të vazhdojë izolimi, institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja Anti-Covid appeared first on Prizreni Sot.

Zemaj paralajmëron mbylljen edhe të komunave tjera nëse rritet numri i infeksioneve
Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohet.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili përmes një postimi në Facebook, falënderoi Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh. Ai tha se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.

“Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”, shkroi Zemaj.

Ai tha se bashkë me IKSHPK-në po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike.

The post Zemaj paralajmëron mbylljen edhe të komunave tjera nëse rritet numri i infeksioneve appeared first on Prizreni Sot.

Zemaj: Masat e sotme nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve, por lëvizje të kontrolluar
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

E pas marrjes së këtyre masave, ka reaguar edhe në het herë ministri Zemaj.

Ai përmes facebookut është shprehur se masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme. Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.

Ai tha se të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

“Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen. Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë”, thotë ai.

E për këtë vendim obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.

Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe paralajmërohet se edhe komunat e tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit – që do të thotë se kanë numër më të lartë të rasteve me koronavirus – do të përballen me masa të njëjta.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

E pas marrjes së këtyre masave, ka reaguar edhe në het herë ministri Zemaj.

Ai përmes facebookut është shprehur se masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme. Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.

Ai tha se të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

“Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen. Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë”, thotë ai.

E për këtë vendim obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.

Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe paralajmërohet se edhe komunat e tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit – që do të thotë se kanë numër më të lartë të rasteve me koronavirus – do të përballen me masa të njëjta.

The post Zemaj: Masat e sotme nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve, por lëvizje të kontrolluar appeared first on Prizreni Sot.

Zemaj thotë se vendi ndodhet në një situatë shqetësuese
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas publikimit të numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19 ka thënë se kjo rritje është shqetësim.

Zemaj përmes një postimit në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërkohet mobilizm i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

Ministri Zemaj tha se me të gjithë do të vazhdojnë ta luftojnë virusin vdekjeprurës.

“Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim. Andaj kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës. Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së. Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe absolventë të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës”, ka thënë Zemaj.

The post Zemaj thotë se vendi ndodhet në një situatë shqetësuese appeared first on Prizreni Sot.

Paralajmëron Zemaj: Masat mund të ashpërsohen nëse përkeqësohet situate
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se masat e reja kundër koronavrusit të parapara për 2 javë, mund të ashpërsohen në rast se përkeqësohet situata.

Këtë koment, Zemaj e ka bërë në profilin e tij në Facebook, teksa njofton për mbajtjen e një takimi virtual me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore.

Postimi i plotë:

Në takimin virtual informues me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.

Diskutuam për situatën epidemiologjikë ne vend, veprimet e deritashme si dhe hapat e mëtejmë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për luftimin e virusit Covid 19.

Theksova nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, dhe për këtë mora edhe zotimin e tyre se përkrahja do të vazhdojë.

Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës u vlerësua lartë nga partnerët tanë dhe bashkë vazhdojmë tutje në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë.

Masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

Deri më tani, kemi marrë ndihma financiare dhe pajisje mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrues të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçantë.

Në takim, në emër të Ministrisë, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha falënderimin e thellë e të sinqertë për tërë përkrahjen e cila është pjesë e suksesit tonë në luftimin e virusit.

Bashkë ia dalim!.

The post Paralajmëron Zemaj: Masat mund të ashpërsohen nëse përkeqësohet situate appeared first on Prizreni Sot.

Vendosen masa të reja anti-covid, por jo edhe kontrollet në kufi
Rritja e rasteve me Covid-19 në vend, ka bërë që të ashpërsohet masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë sot ndaloi aktivitetin e gastronomisë dhe qendrave tregtare pas orës 21:00 deri më 05:00. Ndërkohë, nuk u kufizua lëvizja e gjithë qytetarëve, por vetëm atyre mbi moshën 65 vjeçar.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19, u vendos se ligjëratat në universitete publike e private të jetë vetëm online, derisa shtuan kontrollet mjekësore edhe në kalimet kufitare.

Pas mbledhjes së këtij komiteti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për medie, tha se këtë periudhë sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojnë me kapacitete të plota.

“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private. Institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota është shëndetësia dhe siguria. Institucioneve publike dhe private iu ndalohen organizime ku ka grumbullim të njerëzve. Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçar lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçar iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe prej orës 16:00 deri në 19:00 jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore. Ligjëratat në të gjitha Universitetet private dhe publike do të zhvillohen vetëm online, provimet dhe praktikat mbahen në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimet e gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç shërbimeve merr me vete”, ka thënë Zemaj.

Shtim të kontrollit do të ketë edhe në kalimet kufitare, derisa, sipas Zemajt, qytetarët e infektuar me koronavirus, duhet të mbikëqyren nga autoritetet në një periudhë prej dy javësh.

“Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve me mbështetjen e Policisë së Kosovës a do të duhet të bëjnë kontroll të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar. Pra atyre pikave që janë më të frekuentuara. Shtabet komunale për parandalimin e epidemisë, drejtoria për shëndetësi dhe QKMF-të, personat e infektuar duhet t’i vënë në mbikëqyrje deri në dy javë. Konviktet dhe mensa e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar rekomandimet e IKShPK-së. Institucionet publike e private kanë për detyrë të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtje nga covid-19. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave organet kompetente obligohen të shqiptojnë masa ndëshkimore në bazë të ligjit”, ka thënë Zemaj.

Zemaj njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi.

“Do të shohim eventualisht nëse ka nevojë dhe arsye për arsimin e mesëm të lartë, për kufizim të orarit. Sa i përket kufizimit të lëvizjes shpresojmë në përgjithësinë e çdo individi, që do të reduktojnë edhe lëvizjen e pa nevojshëm por edhe grumbullimet në gastronomi që janë paraparë si shpërndarës të infeksionit. Vendimi do të hyj në fuqi me nënshkrimin e ministrit të shëndetësisë besoj gjatë ditës së sotme, do ta keni edhe njoftimin zyrtarë por pretendojmë që nesër te jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

The post Vendosen masa të reja anti-covid, por jo edhe kontrollet në kufi appeared first on Prizreni Sot.

Ministri Zemaj thotë se po shqyrtohet rikthimi i karantinës
Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit në Republikën e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

Por, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj në një intervistë për Arbresh.info.

Zemaj deklaroi se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit.

“Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës. Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodh është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë përkitazi me menaxhimin e Pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh”, tha ministri.

Ai u tha se paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi i masave në fuqi.

“Policia e Kosovës, inspektoratet përgjegjëse por edhe vet komuniteti duhet t’i zbatojnë pa mëdyshje, për të mos lejuar që të përballemi më një situatë kritike e cila vendos në pozitë të vështirë sistemin shëndetësor dhe profesionistët, mbingarkon kapacitetet dhe krijon telashe edhe në aspektin ekonomik dhe social për shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Zemaj.

The post Ministri Zemaj thotë se po shqyrtohet rikthimi i karantinës appeared first on Prizreni Sot.