Banka Boterore Archives - Prizreni Sot

Banka Botërore: Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’i arritur të ardhurat e disa shteteve si Çekia dhe Sllovenia
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se Bruto Produkti Vendor real në Kosovë për kokë banori është përmirësuar dhjetëfish prej vitit 1990 e deri më sot, ku nga 400 dollarë sa ishte në vitet e 90-ta, tash është më shumë se 4 mijë dollarë.

Sipas Kornizës së re të Partneritetit, Kosovës me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, do t’i duhen rreth 30 vjet për të arritur të ardhurat e saj për kokë banori si Letonia, Estonia, Lituana, Çekia e Sllovenia, transmeton KlanKosova.tv.

“Kështu që Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë dhe, për ta bërë këtë, Kosova duhet të krijojë vende pune më cilësore dhe të përmirësojë nivelet e konkurrencës”, është shprehur Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Tutje, në raportin e publikuar nga Banka Botërore thotë se deficiti tregtar i Kosovës mbetet kronikisht i lartë, duke reflektuar konkurrueshmërinë e kufizuar të eksporteve.

“Përkundër momentumit të fundit në eksportet e mallrave, deficiti në tregtinë e mallrave qëndroi në pothuajse 45% të BPV-së në vitin 2021. Deficiti i lartë tregtar në mallra është kompensuar pjesërisht nga suficiti tregtar në shërbime, me eksportet e shërbimeve të fokusuara në shpenzimet e udhëtimit dhe të nxitura nga kërkesa nga diaspora kosovare. Mbi 90% e firmave kosovare janë mikro dhe të vogla me rekord të kufizuar të rritjes, dhe vetëm 6% e firmave kosovare eksportojnë”, thuhet në raport, përcjell Klankosova.tv.

The post Banka Botërore: Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’i arritur të ardhurat e disa shteteve si Çekia dhe Sllovenia appeared first on Prizreni Sot.

Banka Botërore: Ardhja e mërgatës kontribuoi në rritjen ekonomike të Kosovës
Rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021, thuhet në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, të prezantuar nga Banka Botërore.

Sipas raportit, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport, shkruan Telegrafi.

BB thekson se rritja ekonomike është rikthyer në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt 2020.“Ekonomia gjatë vitit 2020 u tkurr me 5.3 për qind, por informaliteti i lartë ka të ngjarë të zbeh ndikimin e plotë ekonomik dhe social të pandemisë. Punësimi formal tejkaloi ndikimin e pandemisë, por pjesëmarrja e ulët e fuqisë punëtore, veçanërisht për gratë, vazhdon të jetë ndër kufizimet kryesore në vend. Rritja ekonomike u kthye në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020”, vijon BB.

Pjesa e raportit për Kosovën | Burimi: Banka Botërore

Banka thotë se gjatë vitit të ardhshëm, rritja ekonomike rajonale do të jetë në 3.4 për qind.Në vitin 2022, rritja rajonale parashikohet të ngadalësohet në 3.4 për qind, si rezultat i stabilizimit të kërkesës së jashtme dhe asaj të brendshme si dhe ndërprerjes së stimujve të dhënë për shkak të pandemisë”, citon Banka Botërore.

Në fund, ky raporti thotë se perspektiva mbetet tejet e pasigurt në kushtet e kohëzgjatjes së pandemisë, veçanërisht në kontekstin e qasjes të pabarabartë në vaksina dhe ngurrimit të qytetarëve për t’u vaksinuar.Ndërsa, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se deri në fund të muajit gusht 2021, mërgata ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë sesa viti 2020.

Për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 749.7 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 608.5 milionë euro.

Vlera më e lartë brenda këtij tetëmuajshi e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

The post Banka Botërore: Ardhja e mërgatës kontribuoi në rritjen ekonomike të Kosovës appeared first on Prizreni Sot.