Bankat Archives - Prizreni Sot

Bankat komerciale të Kosovës shënojnë rekord të të hyrave për vitin 2024
Bankat komerciale të Kosovës kanë shënuar rekord sa i përketë të hyrave vjetore dhe fitimit neto gjatë vitit 2024.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë më i larti në historinë e sistemi bankar të Kosovës që nga paslufta, përkatësisht 182.1 milionë euro, raporton portali Front Online.

Këto të hyra i kanë siguruar nga kamatat në kredi, si dhe nga shërbimet bankare. Norma mesatare e interesit në kredi gjatë vitit 2024 ka shkuar në 5.9%, përderisa norma mesatare e interesit në depozita 3.4%.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 8 janë me kapital të huaj, ndërsa 3 janë vendore. Sistemi bankar i Kosovës i ka reth 4150 të punësuar.

The post Bankat komerciale të Kosovës shënojnë rekord të të hyrave për vitin 2024 appeared first on Prizreni Sot.

Rritet profiti i bankave komerciale, për 10 muaj fituan 141 milionë euro
Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2023.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

depozitat 5 miliardë e 875.9 milionë euro. Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

Ndërkaq, fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare në këtë periudhë ka arrit 14.5 milionë euro. Norma e interesit në kredi dhe lizingje nga institucioneve mikrofinanciare ishte 19 për qind në tetor./KP/

The post Rritet profiti i bankave komerciale, për 10 muaj fituan 141 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Rekord i ri: Bankat kosovare rreth 100 milionë € fitim të pastër për 7 muaj
Mbi 96 milionë euro ka arritur fitimi i pastër i bankave komerciale për periudhën janar-korrik 2023, fitim ky që nuk është arritur asnjëherë më pare që nga paslufta.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori bankar i vendit gjatë kësaj periudhe kohore ka realizuar të hyra të përgjithshme në vlerë prej mbi 240 milionë euro, përderisa pas shpenzimeve prej 145 milionë euro, fitimi i pastër ka arritur në 96.4 milionë euro.

Kjo shumë e lartë e fitimeve, më e larta që nga paslufta, është rezultat i shtrenjtimit të kredive dhe shërbimeve bankare. Norma mesatare e kredive ka arritur në 6.6 për qind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita është 2.7%, raporton Front Online.

The post Rekord i ri: Bankat kosovare rreth 100 milionë € fitim të pastër për 7 muaj appeared first on Prizreni Sot.

Bankat komerciale me kamata të larta, këto janë profitet e shtuara për gjashtë muajt e parë
Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit për kredi, njëkohësisht bankat vazhdojnë t’i rrisin edhe fitimet e tyre enorme për çdo muaj.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar për muajin maj 2023 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimi i pastër i bankave për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 82. 6 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit për kredi në muajin qershor 2023 ka arrit në 6.5 për qind, derisa në fillim të vitit kanë qenë 6.1 – 6.2 për qind.

Depozitat deri në muajin qershor 2023 kanë arrit 5.609 miliardë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

The post Bankat komerciale me kamata të larta, këto janë profitet e shtuara për gjashtë muajt e parë appeared first on Prizreni Sot.

Bankat e Kosovës thyejnë rekord, grumbullojnë mbi 65 milionë euro vetëm për 5 muaj
Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur që vetëm deri në muajin maj të këtij viti, të grumbullojnë gjithsej 65.9 milionë euro profit neto.

Këto fitime enorme të tyre, vijnë si rezultat i normave të larta të interesit në kredi, si dhe nga tarifat e larta të shërbimeve (të hyrat nga jo-interesi), të cilat në vitin 2022 pothuajse të gjitha janë rritur në emër të inflacionit të lartë që po mbretëron në Kosovë e rajon, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rrjedhën e sistemit financiar për muajin maj të vitit 2023, të hyrat totale në këtë sektor ishin në vlerë të 157.5 milionë eurove. Prej tyre, gjithsej 118.1 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi. Ndërsa, shpenzimet totale të këtij sektori për këtë periudhë ishin 91.6 milionë, kurse shpenzimet për interes ishin në vlerë të vetëm 13.3 milionë eurove.

Ndërkohë, normat efektive të interesit në muajin maj mbetën në vlerën 6.5%, nga 6.3% sa ishin në muajin prill. Norma e interesit për kreditë e dhëna për ekonomitë familjare në këtë periudhë ishte 6.1% njësoj si në prill, kurse për ato konsumuese mbeti poashtu njësoj si në prill në 6.5%, kurse ajo për kreditë për korporatat jofinanciare u rrit në 6.8% nga 6.5% sa ishte në muajin prill të këtij viti.

Në anën tjetër, vlera totale e shumës së dhënë për kredi deri në muajin maj të këtij viti, arriti në 4 miliardë e 643.3 milionë nga 4. 562.8 milionë euro sa ishte vlera në prill. Prej gjithë kësaj shume, 1 miliardë e 747.2 milionë euro ishin kredi për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 864.9 milionë tjera për korporatat jo financiare dhe 15.6 milionë euro për korporatat tjera financiare.

Kurse depozitat e qytetarëve të ruajtuara nëpër bankat komerciale në vend, deri në fund të muajit maj 2023, arritën në 5 miliardë e 604.3 milionë euro, nga 5 miliardë e 575.0 milionë sa ishte vlera e tyre në prill.

Aktualisht, vlera totale e aseteve të sektorit bankar në vend, është 6 miliardë e 806.4 milionë euro.

Kujtojmë se edhe gjatë vitit 2022, fitimi neto i këtyre institucioneve bankare në vend kishte shkuar mbi 140.3 milionë euro, duke e tejkaluar kështu mesataren disavjeçare që zakonisht ishte përmbyllur me nga 80-100 milionë euro.

Ndryshe, në vendin tonë aktualisht janë duke operuar gjithsej 12 banka komerciale, 9 prej të cilave janë banka me kapital të huaj.

The post Bankat e Kosovës thyejnë rekord, grumbullojnë mbi 65 milionë euro vetëm për 5 muaj appeared first on Prizreni Sot.

Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë
Brenda vetëm dy muajsh, bankat në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit në disa lloje të kredive, ndërsa rritje e vazhdueshme vërehet tek kreditë konsumuese.

Nga ky lloj i kredisë prekën pjesa më e madhe e qytetarëave të Kosovës pasi ka pjesëmarrjen më të lartë në portfolion kreditore.

Në muajin Prill 2023, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3 për qind, thuhet në raportimin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rritje konstante nga muaji në muaj vërehet sidomos tek kreditë konsumuese. Kështu norma mesatare e interesit tek kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind në muajin prill, derisa vetëm një muaj më herët, në mars, ishte 6.2 për qind. Vitin e kaluar, kamata për këtë lloj kredie ishte nën 6 për qind.

Ndërsa janë ‘liruar’ kreditë bujqësore, ku nga 6.5 për qind sa ishte kamata në mars, ka rënë në 5.9 oër qind në muajin prill.

Është interesant fakti se nga viti kaluar, ekonomitë familjare janë “zhytur” edhe me shumë borxhe ndaj bankave, ku rritja vjetore e kredive për familjet është 16.1%. /Buletini Ekonomik/

The post Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë appeared first on Prizreni Sot.

Rekord kursimesh: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka
Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit, raporton portali Front Online.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave.

Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozituesëve normë vjetore të interesit prej 1.8%.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë €. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

The post Rekord kursimesh: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka appeared first on Prizreni Sot.