Benzina Archives - Prizreni Sot

A pritet të ketë rritje të çmimit të karburanteve, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm në çmime për dy muajt e fundit, duke qëndruar në nivele të pranueshme për konsumatorët.

Berjani ka thënë se aktualisht, çmimi i një litri naftë në vend sillet nga 1.17 deri në 1.27 euro, ndërsa benzina nga 1.19 deri në 1.26 euro.

“Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar, që dy muaj, nuk ka pasur ndryshim, tregu ka qenë shumë stabil edhe çmimet kanë qenë shumë në nivelin e duhur. Rast konkret një litër derivat i naftës është 1.17 deri 1.27, benzina 1.19 deri 1.26. Lëvizje ka pasur, por kanë qenë lëvizje të vogla. Për qytetarët tanë çmimi i derivateve i naftës gjithmonë ankohen se është i shtrenjtë unë i kuptoj, por Kosova me çmime është në regjion më e lira, pas Maqedonisë Veriore. Çmimet i ceka në Maqedoni sot sillen rreth 1 euro e 10 centë, ndërsa në shtete në regjion Shqipëri, Serbi është 1.80-90. Për standardin çfarë e kemi, çmimi kishte me qenë real 1 euro”, ka thënë ai.

Berjani theksoi se krizat globale dhe konfliktet e fundit nuk kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës, por sipas tij, rritjet vijnë si pasojë e reduktimit të prodhimit në tregun ndërkombëtar.

“Luftërat të cilat kanë ndodhur, Amerika nuk ja jep atë mundësi e as atë kënaqësi askujt të rrit derivatet e naftës, nuk kanë ndikuar luftërat, por është vetëm reduktim i prodhimit të naftës kur ka reduktim e ceka më herët në mënyrë automatike ka edhe rritje të çmimeve në tërë globin”, ka thënë ai.

Berjani përgëzoi qeverinë Kurti për miratimin e Ligjit për Naftën, i cili ka kaluar pas më shumë se një dekade pritjeje, ai ka shtuar se ligji në fjalë ka bërë reformën e duhur në këtë sektor me uljen e kostove, përfshirë tarifat e licencimit dhe kalibrimit të pajisjeve.

Ai ka thënë se tani sektori i naftës në vend është në nivelin më të duhur i rregulluar, sipas tij me ligjet të cilat i ka Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Berjani i bëri thirrje qeverisë që të vendosë kritere për ndërtimin e pikave të reja të karburanteve, duke u bazuar në standardet e BE-së për distancën minimale midis pikave.

“Sa i përket ligjit të naftës pas një dekade apo më shumë apo më shumë se një dekadë, 12 vite e kaloi kryeministri Kurti Ligjin e Naftës gjithashtu punën të cilën e ka bërë të mirë edhe Rozeta Hajdari këtë është për ta vlerësuar sepse u tentua nga ish-qeveritë, ish-ministrat u tentua që Ligji i Naftës të ketë vetëm dy tre persona të ketë një monopol, por që nuk u arritën. Ligji i naftës kaloj, sektori i naftës është në nivelin e duhur rast konkret një licencë më herët është paguar 2000-3000 euro, sot një licencë për import e paguajmë vetëm 50 euro, kështu kalibrimi i pishtoleve ka qenë 36 euro, tashmë paguhet 12 euro, që do të thotë sektori i naftës është në nivelin e duhur. Ne një kërkesë e kemi bërë tek kryeministri Kurti, kur prapë apelojë dhe kërkojë që ajo kërkesë të merret parasysh të mos lejohen të ndërtohet pika e karburantit pa kriter. Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër ndërtimit të pikave të karburantit, por kërkojmë që të këtë kritere siç është kriteri në Bashkimin Evropian, shembull po e marr largësia nëpër rrugë magjistrale 15km, komunale 10km në autostradë 25klm. Ne ju kemi drejtuar me shkrim kryeministrit dhe besoj dhe shpresoj që do ta kemi një përgjigje pozitive”, tha Berjani për EO.

Ai po ashtu theksoi të gjitha kërkesat e naftëtarëve janë të aprovuara në qeverinë e Albin Kurtit.

“Të gjitha kërkesat në ligj janë parashikuar dhe janë në ligj, kështu që sektori i naftës është në nivelin më të duhur i rregulluar me ligjet i cili i ka Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

The post A pritet të ketë rritje të çmimit të karburanteve, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve appeared first on Prizreni Sot.

Pse po bien çmimet e benzinës në SHBA?
Konsumatorët amerikanë mund të marrin frymë më lirshëm pasi çmimet e benzinës kanë filluan të bien, teksa më herët ishin shënuar nivele rekorde. Por, çmimet në pompat e benzinës ende janë të larta dhe rënia dymujore e çmimeve mund të jetë drejt fundit, shkruan REL.

Çmimi mesatar në nivel vendi për një gallon benzinë (3.78 litra) ra në 3.99 dollarë të enjten, tha Shoqata Amerikane e Automobilizmit. Kjo shifër paraqet një rënie prej 20 për qind krahasuar me muajin qershor, dhe për herë të parë që nga marsi, çmimi mesatar i benzinës ka rënë nën 4 dollarë.

Çmimet e benzinës zakonisht rriten dhe bien dhe çmimet e naftës dhe të naftës së papërpunuar po ashtu kanë filluar të bien. Çmimi standard në SHBA ka rënë pothuajse për një të katërtën që nga fillimi i qershorit.

Por, ka edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në ngritjen e uljen e çmimeve të energjisë gjatë këtij viti.

Çfarë po ndodh?
Çmimet e benzinës shënuan rekord prej 5.02 dollarë më 14 qershor. Në atë kohë, nafta e papërpunuar amerikane ishte rreth 120 dollarë për fuçi dhe çmimi standard ndërkombëtar ishte disa dollarë më i lartë. Që atëherë, megjithatë, çmimet e naftës kanë rënë.

Çmimet e naftës janë rritur që nga prilli i vitit 2020, teksa kompanitë në mbarë botën nisën rimëkëmbjen nga pandemia dhe nisën të rihapen. Kërkesa për energji tejkaloi furnizimet, duke bërë përgjatë gjithë vitit 2021 dhe në fillim të këtij viti çmimet të ishin të larta. Më pas, në fund të shkurtit, pushtimi rus i Ukrainës nxiti rritjen e çmimit të naftës dhe çmimi qëndroi i lartë për këtë produkt deri në qershor. Megjithatë, rritja e shënuar gjatë këtij viti nuk ishte aq e lartë sa çmimet që ishin më 2008, nëse llogaritet edhe inflacioni.

Pse po ndodh kjo?
Çmimet e larta të energjisë kontribuuan edhe në rritjen e inflacionit në SHBA, që detyroi Rezervën Federale dhe bankat e tjera qendrore të rrisnin normat e interesit. Po ashtu, javëve të fundit janë rritur shqetësimet lidhur me drejtimin në të cilin po shkon ekonomia botërore.

Një recension – apo edhe një rritje e ngadalshme ekonomike – ndikon në kërkesën për energji dhe zakonisht bën që çmimet e naftës të bien. Dhe këtij skenari tani po i frikësohen investitorët në sektorin e naftës.

Edhe nëse çmimet vazhdojnë të bien, Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC), tha më 11 gusht se ka ulur parashikimin për kërkesën e naftës në botë për pjesën e mbetur të këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

Kjo organizatë i bazoi këto pritje në besimin se rritja ekonomike në SHBA, Kinë dhe shtete të tjera kyçe do të jetë më e ngadalshme sesa parashikimet paraprake.

Cilët janë faktorët e tjerë?
Është e pazakonshme që çmimet e benzinës të bien gjatë verës sepse në këtë periudhë ka më së shumti trafik në Shtetet e Bashkuara. Disa analistë besojnë se çmimet e larta kanë ndikuar që shoferët të përdorin më pak makinat e tyre, por nuk ka dëshmi të forta për të mbështetur këtë pretendim.

Disa shtete kanë pezulluar taksat e tyre për benzinën, duke ulur çmimin e këtij produkti për konsumatorët, të paktën përkohësisht.

Çfarë po ndodh me furnizimet e naftës në SHBA?
Industria e prodhimit të naftës amerikane ende nuk është rimëkëmbur plotësisht dhe nuk është rikthyer në nivelet e prodhimit që ishin para pandemisë. Prodhimi është 4.5 për qind më i ulët krahasuar me vitin 2019, thuhet në të dhënat e fundit të Qeverisë amerikane që janë publikuar në muajin maj.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar futjen në treg të rezervave të naftës amerikane.

Kloza tha se “edhe ata që e kundërshtojnë Bidenin duhet ta pranojnë se futja në treg e mbi 150 milionë fuçive të naftës së papërpunuar nga rezervat strategjike, ka dhënë rezultate”, por ai shtoi se është e paqartë se çfarë do të ndodhë kur këto fuçi nafte do të harxhohen më vonë gjatë këtij viti.

Cili është roli i energjisë në inflacion?
Çmimet e larta për energji dhe ushqim kanë qenë kontribuuesit kryesorë në inflacion. Ka disa mënyra se si kanë ndikuar këta dy komponentë. Kur çmimet e benzinës nisën të bien në korrik, ky fakt nisi të ndihmonte në lehtësimin e inflacionit.

Por, çmimet e benzinës në korrik ishin 28 për qind më të larta sesa më herët gjatë këtij viti, që nxitën që inflacioni të arrinte në 8.5 për qind.

The post Pse po bien çmimet e benzinës në SHBA? appeared first on Prizreni Sot.