Betimi per drejtesi Archives - Prizreni Sot

Prizren: Shlyhet procesverbali, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune
Për të shtatën herë me radhë, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj.

Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance ishin problemet teknike, konkretisht shlyerja pa dashje e procesverbalit të seancës së sotme nga zyrtarja ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani tha se vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor është i pamundur pasi që procesverbali i seancës së sotme është shlyer.

“Trupi gjykues në prezencë të të gjitha palëve dhe dëshmitarëve ka filluar shqyrtimin kryesor në çështjen penale kundër të akuzuarve të lartcekur dhe për shkak të veprave penale të lartcekura, shqyrtimi ka filluar në ora 10:00 dhe ka vazhduar gjerë në 11:50 minuta ku është ndërprerë për shkak të pauzës. Shqyrtimi kryesorë është tentuar të vazhdohet aty ku ka mbetur, mirëpo teknika gjatë përpilimit të procesverbalit ka dështuar, janë humbur të gjitha shënimet që janë kryer brenda 2 orëve, është tentuar përmes IT të gjykatës, mirëpo ka qenë e pa mundur që të kthehet procesverbali në gjendjen e mëparshme”, tha gjykatësi Osmani.

Po ashtu, gjykatësi Osmani ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Flamur Hoxha që në cilësi të dëshmitarit për seancën e radhës të dëgjohet kontabilisti Flamur Hoxhaj.

Paraprakisht, në seancën e së enjtes palët në procedurë kanë dhënë fjalët e tyre hyrëse dhe ka filluar dëgjimi i dëshmitarit Hasan Veliu, por pas kthimit nga pauza e drekës, me shlyerjen e procesverbalit është pamundësuar mbajtja e seancës.

Në këto rrethana, gjykatësi Osmani njoftoi  se shqyrtimi i ardhshëm do të filloj rishtas dhe caktohet për datat 2 dhe 12 korrik 2021, në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMW X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 paragrafi 2. nën paragrafi 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

The post Prizren: Shlyhet procesverbali, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune appeared first on Prizreni Sot.

Prizren: Deklarohet i pafajshëm zyrtari policor i cili po akuzohet se përvetësoi 5 euro nga personi i ndaluar
Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit policor Selman Ukzeka.

Ukzeka po akuzohet se si zyrtar policor në Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, në maj të vitit 2019, pa ia marrë shënimet personale të ndaluarit-të dëmtuarit Sylë Shala, bën regjistrimin e gjësendeve të tij, me ç’rast përvetëson njërën nga bankënotat prej 5 euro që i posedonte i dëmtuari, raporton “Betimi për Drejtësi”

Në fillim të kësaj seance, prokurori Metush Biraj kërkoi nga trupi gjykues që seanca e sotme të shtyhet, me arsyetimin se “është me rëndësi me qenë prezent edhe i dëmtuari Syl Shala, pasi që sot do të merret në pyetje i akuzuari Ukzeka, dhe për këtë do të dëshiroja të bëja nja dy pyetje të dëmtuarit Shala, me arsyetimin se është me rendësi për ç’ështjen penale”, deklaroi prokurori Biraj.

Kërkesa në fjalë, u refuzua nga trupi gjykues, me arsyetimin se i dëmtuari është marrur në pyetje në shqyrtimin e kaluar, dhe se prezenca e tij nuk është e domosdoshme.

Pas kësaj, seanca vazhdoi me dëgjimin e të akuzuarit Selman Ukzeka.

Në pyetjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij, avokati Avni Thaqi se sa para i ka nxjerrë nga xhepat e të dëmtuarit.

I akuzuari Ukzeka tha se nga xhepat e të dëmtuarit i ka nxjerrë 5 euro, 5 franga të metalta dhe 20 cent, duke shtuar se kanë qenë edhe disa lekë të Shqipërisë dhe dinar të Serbisë.

Tutje, i akuzuari Ukzeka deklaroi se pasi e ka vendosur në qeli të dyshuarin, tani të dëmtuarin Shala, pas gjysmë ore, në qartën e tij të krahut, i ka gjetur edhe kartëmonedha tjera të Suedisë, Hungarisë, dollar dhe para të Egjiptit, ku këto të holla nuk i kishte deklaruar më herët.

Në këto rrethana, zyrtari policor, tani i akuzuar Selman Ukzeka deklaroi se i ka marr parat nga qanta dhe ka shkuar në qeli te i dyshuari, tani i dëmtuari Shala, ku e ka pyetur se përse nuk i ka deklaruar edhe këto para.

Sipas deklarimit nga i akuzuari Ukzeka, i dëmtuari i ka thënë se këto para nuk i ka deklaruar me arsyetimin se janë para të vjetra.

I akuzuari Ukzeka theksoi se parat i ka regjistruar në formularin numër 8.

Më pas, në pyetjen e parashtruara nga prokurori Metush Biraj, lidhur me atë se i dëmtuari a ka poseduar 2 banknota nga 5 euro.

I akuzuari Ukzeka tha jo, nuk i ka patur 2 banknota nga 5 euro.

Po ashtu, Ukzeka deklaroi se gjatë regjistrimit të gjësendeve të të dëmtuarit në procesverbalin numër 8, nuk ka qenë prezent i dëmtuari.

Në fund, Ukzeka deklaroi se fletën numër 8 mbi pranimin e gjësendeve, e ka marrë me të gjitha paratë e gjetura dhe ka shkuar në qeli tek i dëmtuari Shala, atëherë i dyshuar, duke deklaruar se i ka thënë që parat e gjetura të pa lajmëruara do të regjistrohen në fletën ku më herët ka nenshkruar i dëmtuari.

Po ashtu, Ukzeka tha se kur e ka pranuar ndërrimin e punës, në ora 22:50 minuta, në tavolinën ku ka qenë në zyrën e pranimit nuk ka patur asgjë, duke shtuar se vetëm i dyshuari ka qenë i ulur në karrikë, dhe kolegu i tij, zyrtari policor Bashkim Kastrati, ku pas pranimit të ndrrimit, kolegu i tij, Kastrati ka shkuar në shtëpi. Ku më pas i akuzuari Ukzeka, si zyrtar policor ka filluar procedurat e pranimit të të dyshuarit, të dëmtuarit Shala, siç i ka thënë se çka ka në trup dhe në xhepa, duhet të i vendos në tavolinë, ka deklaruar Ukzeka.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të të akuzuarit, mbrojtësi i të akuzuarit Selman Ukzeka, avokati Thaqi kërkoi nga trupi gjykues që kjo seancë të mos vazhdojë me dhënien e fjalës përfundimtare, me arsyetimin se me marrjen në pyetje të mbrojturin e tij, të akuzuarin Ukzeka, kanë ndryshuar disa rrethana, për këtë, avokati Thaqi kërkoi nga trupi gjykues që fjala përfundimtare të caktohet për një ditë tjetër.

Prokurori Biraj deklaroi se është i pajtimin edhe ai me propzimin e avokatit Thaqi.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani njoftoi se seanca e sotme ndërpritet, e njëjta u caktua për 23 nentor 2020, në ora 13:30.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 31 tetor 2019, Selman Ukzeka akuzohet se me 10 maj 2019, në cilësinë e zyrtarit policor në Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, pa ia marrë shënimet personale të ndaluarit-të dëmtuarit Sylë Shala, i drejtohet me pyetjen: “A janë këto gjësende, 2×5 euro, aksesori, ora e dorës dhe kuleta e juaja?” dhe në momentin kur i ndaluari shfrytëzon tualetin, i akuzuari bën regjistrimin e gjësendeve, me ç’rast përvetëson njërën nga bankënotat prej pesë euro.

Sipas aktakuzës, kur i dëmtuari del nga tualeti, i pandehuri ia jep formularin për nënshkrim, e bastis në trup dhe e dërgon në dhomë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri, pas 30 minutave, shkon në dhomën e ndalimit dhe e pyet të dëmtuarin për disa kartëmonedha të huaja, të cilat pasi i nxjerr nga kuleta ia ofron të dëmtuarit në shikim, e më pas në formular të pranimit e regjistron se i dëmtuari, përveç gjësendeve të lartpërmendura, i ka pasur vetëm 5 euro e 20 cent. /BetimipërDrejtësi

The post Prizren: Deklarohet i pafajshëm zyrtari policor i cili po akuzohet se përvetësoi 5 euro nga personi i ndaluar appeared first on Prizreni Sot.