Blerim Kuçi Archives - Prizreni Sot

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit
Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Blerim Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuqi ka thënë se vet ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuqi për Front Online.

Kuqi më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por që do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhorë.

“Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai.

The post Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit appeared first on Prizreni Sot.

AKK-ja vendos për tenderin që e fitoi kompania e Blerim Kuçit
Agjencia Kundër Korrupsion ka vendosur për rastin e Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në lidhje me tenderin 5 milionësh për ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion ky tender nuk ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit.

Në vendim të cilin e ka publikuar në Facebook, edhe Blerim Kuçi, thuhet se kontrata nuk është fituar brenda institucionit ku Kuçi është ministër dhe prandaj nuk paraqet konflikt interesi.

“Më lejoni të ndaj me ju vendimin e Agjencionit kundër Korrupsion në rastin e shqyrtuar nëse ka pasur konflikt interesi mes pozitës sime si ministër i Ekonomisë dhe Ambietit, me tenderin e fituar nga kompania “Hidroterm” në ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija’”, ka shkruar Kuçi.

Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

“AKK  ka konstatuar se në këtë rast biznesi privat NPN “Hidroterm” sh.p.k, nuk ka fituar kontratë brenda institucionit ku zyrtari i lartë ushtron funksionin publik, e që në kuptim të nenit 13, paragrafi 3, të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, një kufizim të tillë vlen vetëm brenda institucionit të nivelit qendror dhe lokal, ku zyrtari i lartë ushtron detyra publike.

Gjithashtu dokumentet dhe kontrata në fjalë janë nënshkruar nga personi i besuar (personi i autorizuar) i biznesit në fjalë. Prandaj në rastin konkret, Agjencia Kundër Korrupsion konstaton se nuk ka prova me të cilat vërtetohet ekzistimi i situatës së konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin e lartë, subjekt i trajtimit për konfliktin e mundshëm të interesit”, thuhet në vendimin e AKK-së.

The post AKK-ja vendos për tenderin që e fitoi kompania e Blerim Kuçit appeared first on Prizreni Sot.

Ministri Blerim Kuçi infektohet me koronavirus
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kuqi ka shkruar në Facebook se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

“Të nderuar qytetarë, pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar Kuçi.

The post Ministri Blerim Kuçi infektohet me koronavirus appeared first on Prizreni Sot.