BQK Archives - Prizreni Sot

Sipas raportit të BQK – së “Rritja e depozitave në banka është indikator i mungesës së sigurisë politike për investime në Kosovë”
Sipas raportit të BQK – së të korrikut 2024, depozitat e klientëve në banka kanë arritur një vlerë të paprecedent prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 120.79 milionë euro ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak. Këto të dhëna tregojnë qartë se shumë ndërmarrës dhe ekonomi familjare nuk po i përdorin këto mjete për të investuar brenda vendit, por po i mbajnë të bllokuara në depozita bankare, ose po planifikojnë të investojnë jashtë vendit, një trend ky që ka shënuar rritje në vitet e fundit.

Kosova vazhdon të përballet me një mungesë të theksuar të investimeve të huaja direkte, një trend që ka karakterizuar vendin për shumë vite dhe që, pa ndryshim të qasjes nga institucionet qeveritare, nuk pritet të ndryshojë në të ardhmen e afërt.

Përtej faktit se Kosova është larg për të tërhequr investitorë të huaj, ajo gjithashtu po bën shumë pak për të nxitur investimet vendore, duke krijuar një ambient të pasigurt politik dhe juridik që nuk është tërheqës për kapitalin vendor.

Në një mjedis të tillë, qytetarët e Kosovës po tregojnë gjithnjë e më pak besim për të investuar brenda vendit, një fakt që përforcohet nga të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje të depozitave janë të shumtë, por më të theksuarit janë:

Mungesa e një stabiliteti politik dhe juridik është një nga arsyet kryesore që dekurajon investimet vendore. Qytetarët nuk janë të sigurt se investimet e tyre do të jenë të mbrojtura nga ligji dhe se do të mund të zhvillohen në një ambient të qëndrueshëm politik.

Mungesa e politikave të favorshme fiskale me qrast bizneset në Kosovë vazhdojnë të përballen me një ambient fiskal të pafavorshëm që nuk mbështet zhvillimin e ndërmarrjeve prodhuese. Kjo ka bërë që shumë ndërmarrës të preferojnë të mbajnë kapitalin e tyre në depozita, sesa të rrezikojnë në investime që nuk janë të mbështetura nga politikat fiskale.

Mungesa e edukimit dhe promovimit të ndërmarrësisë prodhuese.Shumë pak është bërë për të edukuar dhe inkurajuar ndërmarrësinë prodhuese në vend. Pa një kulturë të fortë sipërmarrëse dhe pa stimuj të mjaftueshëm për të investuar në sektorët prodhues, shumë qytetarë zgjedhin të kursejnë në vend që të investojnë.

Mungesa e fushatave dhe nxitjeve për investime ku institucionet përkatëse nuk kanë arritur të zhvillojnë fushata të suksesshme për të nxitur investimet vendore. Nxitjet për investime, qoftë përmes subvencioneve, lehtësirave fiskale apo programeve të tjera mbështetëse, janë të pamjaftueshme dhe shpesh të paefektshme.

Mungesa e aftësive të ministrive të linjës për krijimin e mekanizmave zhvillimi: Institucionet qeveritare nuk kanë treguar aftësi për të krijuar mekanizma efektivë për zhvillimin ekonomik. Mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet ministrive përkatëse ka çuar në një situatë ku sektori privat mbetet i ngulfatur dhe pa mbështetje adekuate.

Ngulfatja e sektorit privat nga institucionet qeveritare ku sektori privat në Kosovë është ngulfatur nga politikat dhe praktikat burokratike të institucioneve qeveritare. Kjo e bën të vështirë për ndërmarrësit që të operojnë lirshëm dhe të marrin vendime të lira për investime.

Në këtë kontekst, është e vështirë të pritet që me këtë qasje aktuale nga institucionet, Kosova të mund të tërheqë investitorë të huaj. Mungesa e stabilitetit politik dhe juridik, së bashku me një mjedis të pafavorshëm për investime, i largon investitorët potencialë vendor, duke i bërë ata të zgjedhin vende të tjera në rajon apo më gjerë për të investuar kapitalin e tyre.

Institucionet qeveritare duhet të hartojnë strategji dhe mekanizma që të mbështesin çdo NVM apo biznes Start-Up që ka një plan investiv të qëndrueshëm. Kjo duhet të bëhet përmes një qasjeje të drejtpërdrejtë, siç është modeli “one-stop-shop”, dhe jo përmes thirrjeve për aplikime burokratike dhe të manipuluara. Qasja e drejtpërdrejtë dhe mbështetja efektive do të nxisë rritjen e prodhimit, eksportit dhe punësimit të të rinjve.

Përfundimisht, nuk është se Kosova është e varfër, por vendi po preferon të mbetet në këtë gjendje për të qenë në një farë mënyre “i gjithë populli i barabartë në varfëri apo barazi”. Qeveria duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për të ndryshuar këtë situatë dhe për të krijuar një ambient më tërheqës dhe të sigurt për investime, si për kapitalin vendor ashtu edhe për atë të huaj.

The post Sipas raportit të BQK – së “Rritja e depozitave në banka është indikator i mungesës së sigurisë politike për investime në Kosovë” appeared first on Prizreni Sot.

BQK-ja: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar projeksionin e tyre në lidhje me rritjen ekonomike të vendit.

Sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024.

“Sipas projeksioneve të BQKsë, ekonomia pritet të rritet me 3.9 përqind gjatë vitit 2024. Kjo rritje pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë një ndikim negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.

The post BQK-ja: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024 appeared first on Prizreni Sot.

BQK: Afro 900 milionë euro kapitali i bankave komerciale në Kosovë
890.34 milionë euro është kapitali i bankave komerciale në Kosovë, sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për muajin maj të 2024-tës.

Ndërsa, provizionet për kredi sipas BQK-së, u rritën për 0.91 milion euro apo 0.61% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.66 milionë euro.

Po ashtu, BQK-ja ka bërë të ditur se vlera e aseteve të bankave komerciale për maj të 2024-tës ishte 7.40 miliardë euro, duke shënuar po ashtu rritje për 0.25 për qind krahasuar me muajin paraprak.

“Asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%”- thuhet në raport.

Vlera e depozitave të reja në muajin maj 2024, sipas BQK-së ishte 56.24 milionë euro, ndërsa norma mesatare e interesit në depozita në muajin maj 2024 ishte 2.48%.

Më tej, raportin e BQK-së bëhet e ditur se, depozitat e klientëve në maj të 2024-tës kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave”- thuhet në raport.

Ndërkaq raporti kredi-depozita në muajin maj 2024 ishte në nivelin 86.08%.

The post BQK: Afro 900 milionë euro kapitali i bankave komerciale në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. E rreth 70 milionë euro është vlera e parave që qytetarët depozituan në banka. Këto statistika janë vetëm për muajin mars të këtij viti.

Kështu vlera e aseteve bankare në muajin mars ka arritur në 7.50 miliardë euro. Mbi pesë miliardë euro është në total vlera e kredive bruto. Ndërkaq, mbi 6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve.

“Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

The post Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë appeared first on Prizreni Sot.

BQK: Dërgesat e mërgatës tejkalojnë vlerën e 1.3 miliard eurove
Një miliard e 344.50 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë
deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e
njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin
dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e
tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-
bankare me pjesëmarrje prej 49.90 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 për qind dhe
bankat me 13.30 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e
tyre ishte 304.10 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 3.50 milionë euro krahasuar me
muajin paraprak.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.71 miliardë euro, duke shënuar
rritje për 62.90 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të dhjetorit 2023 janë
rritur për 14.20 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 513.50
milionë eurove.

1 miliard e 344 milionë euro, vlera e dërgesave nga mërgata
304 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit
2.7 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
513 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar

The post BQK: Dërgesat e mërgatës tejkalojnë vlerën e 1.3 miliard eurove appeared first on Prizreni Sot.

Sa është shuma e remitencave që mërgimtarët dërguan në Kosovë në vitin 2021 sipas BQK-së
Korab Krasniqi, i cili jeton në Francë, thotë se, çdo muaj, i ndihmon prindërit e tij në Kosovë me 200 euro.

Ai ka emigruar atje në vitin 2014 për, siç thotë, jetë më të mirë dhe siguri ekonomike. Në Francë jeton me gruan dhe tre fëmijët dhe thotë se, dy vjet pas zhvendosjes, ka arritur të stabilizohet financiarisht.

“Kushtet janë më të mira se në Kosovë. Tani varet – nëse je punëtor, gjen punë”, thotë Korabi, i cili vetë punon në një punëtori makinash.

Remitencat, apo dërgesat e parave nga diaspora, përbëjnë një burim të madh të të ardhurave në Kosovë.

Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliard eurove. Shuma ka qenë rekorde për Kosovën.

Sipas mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, këto dërgesa kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në Kosovë, e cila, vitin e kaluar, ka qenë mbi 10 për qind.

Në vitin 2013, BQK-ja ka paraparë që në pesë vjetët pasues, të ketë rënie të remitencave, për shkak të, siç është thënë në atë kohë, “krijimit të gjeneratave të reja në diasporë dhe dobësimit të lidhjeve midis diasporës dhe Kosovës”.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Sipas Lirim Krasniqit, nga organizata Germin, e cila merret me çështje të diasporës, remitencat kanë vazhduar të rrjedhin në nivele larta, për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të qytetarëve nga Kosova.

“Shumë qytetarë vazhdojnë të largohen nga Kosova për të punuar në shtetet e Bashkimit Evropian dhe vazhdojnë t’i mbajnë familjet e tyre në Kosovë, përmes dërgimit të remitencave. Rënien e mundshme të remitencave po e kompensojnë valët e reja të emigrimit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

“Profili i lehtë i migrimit”, që është një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe mbulon periudhën 2018-2020, vlerëson se nga Kosova kanë emigruar 71,799 banorë.

Sipas kësaj ministre, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23,933 personash në vit, që i bie 1.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850,000.

Numri më i madh i tyre jeton në Gjermani dhe Zvicër dhe shuma më e madhe e remitencave në Kosovë, sipas BQK-së, dërgohet pikërisht nga këto dy vende.

Krasniqi, nga organizata Germin, thotë se në afat të shkurtër, nuk pritet të ketë rënie të remitencave – ato mund të fillojnë të bien gradualisht, me kalimin e viteve.

Ku shpenzohen remitencat?
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, parasheh që niveli i remitencave të mos bjerë deri në dhjetë vjetët të ardhshëm, për shkak të valëve të emigrimit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se 70 për qind e remitencave që arrijnë në Kosovë, shpenzohen për buxhete familjare.

Sipas tij, do të ishte mirë që mjetet e diasporës të orientoheshin në formë të projekteve investuese.

“Remitencat janë një zë i lartë në kuptimin e të ardhurave dhe duhet të respektohen… Por, interesi i Qeverisë duhet të orientohet jo në kuptimin arbitrar të fondeve, por në inkurajimin e njerëzve që të investojnë në Kosovë”, thotë Ramosaj.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, ka paraparë në planin e saj krijimin e disa instrumenteve, nëpërmjet të të cilave kapitali i diasporës do të mund të kanalizohej në investime, që gjenerojnë vende pune. Me planin e Qeverisë është paraparë që nga viti i parë i qeverisjes, të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ka nisur ose jo zbatimi i këtij plani.

Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës ka thënë se investimet e huaja direkte në Kosovë përgjatë vitit të kaluar, janë rritur për më shumë se 21 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Në përgjigje të kësaj, kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, kishte thënë atëbotë se investimet e huaja – kryesisht në sektorin e patundshmërisë – i atribuohen në masë të madhe diasporës së Kosovës, e cila, sipas tij, investon shuma të konsiderueshme parash në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.

Kosova me varësinë më të madhe në rajon
Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova ka varësinë më të madhe të remitencave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se, në vitin 2020, Kosova ka pranuar 1.2 miliard euro remitenca apo 18.5 për qind të Bruto Produktit Vendor; Shqipëria ka pranuar 1.27 miliard euro remitenca apo 9.8 për qind të Bruto Produktit Vendor; Bosnje e Hercegovina 1.63 miliard euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor; Mali i Zi 524 milionë euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe Serbia 3.37 miliardë euro apo 7.2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Ditën Ndërkombëtare të Remitencave Familjare, e cila shënohet çdo 16 qershor. Kjo ditë nderon më shumë se 200 milionë punëtorë migrantë në botë, gra dhe burra, të cilët dërgojnë para në shtëpi për mbi 800 milionë anëtarë të familjes.

The post Sa është shuma e remitencave që mërgimtarët dërguan në Kosovë në vitin 2021 sipas BQK-së appeared first on Prizreni Sot.

BQK: Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti bën të ditur se parashikimet e BQK-së për këtë vit janë që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë 6.6 përqind.

Derisa thotë se lehtësimi i masave anti COVID-19 që ndodhen gjatë vitit 2021, bëri që të ketë një rritje të ndejshme ekonomike në vend.

Mehmeti vlerëson se bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro, teksa tregon se remitencat kanë arrit 651 milionë euro.

Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress, thotë se Qeveria ka një qasje serioze për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, por që fillimisht sfidë mbetet numri i madh i automjeteve të paregjistruara në Kosovë.

Përveç Kartonit, sfidë tjetër mbetët edhe shfrytëzimi i platformës së internetit për pagesa elektronike “Paypal”, ngase kjo e fundit nuk e njeh Kosovën shtet.

Duke folur për rritjen ekonomike, Mehmeti thotë se në vitin 2020, Kosova kishte një rënie ekonomike 3 përqind për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19 sikurse në gjithë botën, ashtu edhe në Kosovë ndikuan ose afektuan dukshëm në aktivitetin ekonomik në Kosovë, kështu që viti 2020 në terma real, sipas të dhënave që i kemi, kemi një rënie ekonomike 3 përqind. Mirëpo, relaksimi i masave që ndodhen gjatë vitit 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje të ndejshme ekonomike në vend. Dhe parashikimet tona janë që rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 6.6 përqind, edhe pse është subjekt i rishikimit, duke pasur parasysh, deri në fund të vitit se si rrjedh çështja që ka të bëjë me pandeminë, duke pasur parasysh që burim i krizës në Kosovë dhe në nivel global është pandemia dhe jo faktor të tjerë ekonomik. Gjithçka lidhet me pandeminë”, theksoi Mehmeti.

Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët kanë shënuar rritje 24 përqind, derisa shpenzimet e tyre deri në korrik ishin 140 përqind më shumë se vitin paraprak.

“Lehtësimi i kufizimeve të lëvizjes të bashkatdhetarëve nga vendet që vijnë në Kosovë del që të kemi ardhje të shumë bashkatdhetarëve dhe që të kemi një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve jo-rezidente, që ne i quajmë shpenzime të diasporës, të cilat me të dhënat e korrikut, që i kemi ne në dispozicion shënojnë 630 milionë euro apo me një rritje nëse e krahasojmë mbi baza vjetore del të jetë 140 përqind. Por, edhe nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje rreth 7 përqind. Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje, shënojnë 651 milionë euro apo me një rritje vjetore 24 përqind”, theksoi ai.

Ardhja e diasporës, sipas Mehmetit, ndikoi edhe në rritjen e importit të mallrave në mbi 40 përqind, teksa shton se është rritur edhe vlera e eksporteve në 476 milionë euro, ose 63 përqind më shumë.

“Kjo ka bërë të kemi edhe rritje të kërkesave të brendshme në Kosovë gjë që ka quar në rritjen e importit në përqindje rreth 43.4 përqind, duke arrit vlerën 2.9 miliardë euro. Por, gjithashtu kemi edhe rritje të eksporteve, shprehur në përqindje rreth 63.4 përqind ka rritje të eksporteve që ka arrit vlerën 476 milionë euro. Kjo ka bërë që të thellohet edhe më tutje deficiti tregtar që ka arrit në 2.44 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 40 përqind”, thekson Mehmeti.

Guvernatori ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend, teksa thotë se inflacioni ka shënuar rritje nga 0.2 në 1.6 përqind, ndërsa investimet e huaja, Mehmeti thotë se kanë arrit 271 milionë euro.

“Sa i përket inflacionit nga 0.2 përqind sa ishte një vit më herët, ka shkuar në 1.6 përqind dhe gjithashtu edhe investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje nga 201 milionë sa ishin vitin 2020, kanë arrit 271 milionë. Por, kryesisht kemi rritje të investimeve të huaja direkte në sektorin e patundshmërisë, shprehur në përqindje i bie diku rreth 80 përqind në këtë sektor. Ndërkaq, investimet e huaja direkte në shërbimet financiare mbesin të njëjta me vitin e kaluar”, thotë ai.

Ani se normat e interesit për kredi shënojnë 6 përqind dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, vetëm gjatë vitit 2021, bankat komerciale kanë lëshuar kredi të reja 974 milionë euro.

“Nëse shohim sektorin bankar si komponent kryesore të sektorit financiar, edhe përkundër rreziqeve të pritura gjatë periudhës së pandemisë, vetëm gjatë vitit 2021, ka arrit të lëshoj kredi të reja 974 milionë euro, gjë që ka bërë që totali i kredive të jetë 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12 përqind. Vazhdon të ketë edhe rritje të aseteve. Asetet në sektorin bankar kanë shënuar 5.6 miliardë euro apo me një rritje vjetore rreth 15 përqind…Gjithashtu sektori bankar vazhdon ta ketë besueshmërinë e lartë të publiku, dhe si rezultat i saj kemi rritje të depozitave që kanë arrit të jenë 4.5 miliardë euro me një rritje prej 14.5 përqind. Në anën tjetër norma e interesit në kredi ka rënë në 6 përqind, gjë që ka bërë të lehtësohet qasja në financa”, thotë ai.

Në anën tjetër, kreditë joperformuese (kreditë e këqija), edhe pas përfundimit të moratoriumit që ka qenë një periudhë ristrukturimit, prapë se parapë vazhdojnë të mbesin të ulëta, duke shënuar kështu 2.6 përqind.

Guvernatori Mehmeti ka treguar edhe mënyrën e fitimit të bankave në gjysmën e parë të këtij viti që kanë shënuar 55 milionë euro.

“Me të dhënat e qershorit, diku rreth 55 milionë euro është fitimi i bankave. Bankat vazhdojnë ta ruajnë atë normën e profitit që realisht e kanë ndër vite dhe realisht kjo nuk është si rezultat i rritjes së normave të interesit, por si rezultat i menaxhimit më të mirë të shpenzimeve ose zvogëlimit të shpenzimeve që bankat janë duke i bërë. Tash, një gjë çka ne e kemi jo vetëm si Kosovë, por edhe në nivel global se edhe prej krize del diçka e mirë. Që në rastin konkret, ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjen e digjitalizimit të sektorit bankar. Mirëpo, pandemia bëri që ky proces të përshpejtohet. Tash lëvizja drejt digjitalizimit ka bërë që të ulëte kosto, të rritet efikasiteti për klientë, por gjithashtu edhe për bankat”, thotë ai.

Sa i përket sektorit të sigurimeve, Mehmeti thotë se ky sektor ka arrit të konsolidohet dhe të jetë profitabil. Në anën tjetër guvernatori shton se për t’u anëtarësuar Kosova në Kartonin e Gjelbër duhet të ulet numri i automjeteve të paregjistruara që ka arrit në 30 përqind.

Mehmeti ka thënë po ashtu se janë në pritje të kompletimit të bordit të BQK-së që nuk është funksional tash 15 muaj.

“Vazhdojnë të kenë rritje edhe të pagesës së dëmeve, baza vjetore diku rreth 24 përqind, jo pse ka dëme më shumë se në të kaluarën, por si rezultat i mbikëqyrjes së përafërt që ne si BQK jemi duke bërë këtij sektori. Ky sektor ka arrit të konsolidohet më në fund dhe të jetë profitabil…Tashmë jemi në pritje të kompletimit të Bordit, dhe besoj që kur të kompletohet Bordi i BQK-së, s’e e u bën qe 15 muaj s’kemi bord funksional, dhe ta aprovojmë këtë Rregullore dhe lëvizim drejt liberalizimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sigurimeve të detyrueshme… Qeveria ka nxjerrë vendim dhe është formua një Grup punës, i cili do të merret vetëm me çështjen e Kartonit të Gjelbër, dhe në kuadër të këtij Grupi, të kësaj ekipe është ndër institucional dhe merr pjesë edhe BQK dhe MPB. Dhe akter të tjerë relevant që duhet të jenë pjesë e këtij Grupi,  e që besoj se shumë shpejt kjo çështje do të adresohet, duke pasur parasysh që po shihet që kemi një qasje serioze të qeverisë në këtë drejtim. Andaj, fillimisht duhet të adresohet çështja e automjeteve të pasiguruara(ose të paregjistruara) që është shumë e lartë në Kosovë dhe më pastaj të fillohet edhe me aplikim në Këshillin e Byrove”, theksoi ai.

Mehmeti shtoi se për të pasur Kosova qasje në sistemin e pagave elektronike në “Paypal”, kërkohet koordinim ndër institucional, teksa thekson se BQK ka marrë iniciativë në këtë drejtim, përkundër që platforma e internetit “Paypal”, nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Kosova si shtet i ri ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi për qasje në platformat e internetit. Kjo fillimisht është edhe si pengesë që për një kohë nuk e kemi pasur kodin telefonik. Më pastaj, ne ende nuk e kemi domenin tonë shtetëror. Përkundër kësaj, shumë platforma të internetit Kosovën e kanë përfshirë në listat e saj si shtet, por disa prej këtyre nuk kanë përfshirë që në këtë rast është edhe “Paypal”, pasatj, e kemi Samsung Pay, Google Pay. Ne si Bankë Qendrore kemi bërë përpjekje që ta sjellim edhe këtë sistem të pagesave në Kosovë, sikur Paypal, edhe Google Pay, dhe Samsung Pay. E kështu me rend. Kemi bërë aprovimin e një rregullore për regjistrime, që ka të bëjë me institucionet financiare jo bankare, të cilat merren me parat elektronike”, thekson ai.

Sa i përket institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare po ashtu, Mehmeti thotë se ka institucione të tilla, të cilat e kanë statutin e OJQ-së, teksa shtoi se këto funksionojnë si institucione financiare bazuar në legjislacionin në fuqi.

Mehmeti e thotë me përgjegjësi të plotë, se nuk ka asnjë problem sa i përket zbatimit të ligjit që ka të bëj me fushën që ndërlidhet me rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtyre institucioneve financiare.

Derisa thekson se në të ardhmen duhet të adresohet çështja e statutit të OJQ-së, e cila duhet të rregullohet me ligjin e OJQ-së.

Në këtë sektor kreditë kanë arrit deri 220 milionë euro, me një rritje vjetore 5-7 përqind, përkundër që normat e interesit në këtë sektor mbesin të larta.

Guvernatori Mehmeti tha se është një sektor që kërkon të rregullohet edhe më shumë në kuptimin legjislativ, duke pasur parasysh këtë, BQK ka përcjellë edhe draft ligjin në Kuvend sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me pagesa, para elektronike dhe çështje të tjera të cilat janë me interes./KP

The post BQK: Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, kanë shpenzuar mbi 630 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.