Çmimet Archives - Prizreni Sot

Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur: Këto janë produktet më të shtrenjta
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2023. Inflacioni mujor ishte 0.1 për qind në muajin shkurt 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike 11,5%, pijet alkoolike 11,2%, pemët 10,1%, peshqit 9,4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 8,3%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7,7%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,5%, biletat e fluturimeve 6,3%, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat 6,2%.

Po ashtu sipas këtij raporti prodhimet ushqimore janë shtrenjtuar për 5.8%, kafja, çaji dhe kakao 4,4%, veshje 3,9%, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit 3,4%, kujdesi personal 3,3%, perimet 3,0%, shërbimet hoteliere 2,8%, duhani 2,7%, buka dhe drithërat 2,3%) dhe mishi (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it, shkruan KosovaPress.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 6,0%, qumështi, djathi dhe vezët 5,8%, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 2,2% dhe blerja e automjeteve 0,5% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,1 % në muajin shkurt 2024 krahasuar me muajin janar 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,8%, perimet 2,1% dhe kafja, çaji dhe kakao 2,1% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: biletat e fluturimeve 11,5%, energjia elektrike 3,7% dhe qumështi, djathi dhe vezët 1,4% me një ndikim prej 0,3 për qind në IHÇK-it.

The post Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur: Këto janë produktet më të shtrenjta appeared first on Prizreni Sot.

Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë, qytetarët ankohen se është rënduar jeta
Rritja e vazhdueshme çmimeve të produkteve esenciale ka rënduar jetën e qytetarëve.

Shumë prej tyre ankohen se me pagat që marrin e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare për jetë.

‘’Në krahasim me jetën qysh janë pagat e pensionet e ulëta shumë janë çmimet e larta, edhe kjo po shkon në trend, veq po rriten. Jeta është ba shumë e shtrenjtë ‘’, tha një qytetar

‘’boll janë rrit çmimet, tepër. Shtir e kanë boll, shtir e kanë boll po çka me ba duhet me vazhdu’’, tha një tjetër qytetar

Përfaqësuesi i organizatës ‘’Konsumatori’’ Selatin Kaçaniku, thotë se në tregun e Kosovës vërehet një tendencë e vazhdueshme për manipulim të çmimeve nga tregtarët.

‘’Nuk do e veçoja se kemi ngritje te çmimeve vetëm në kuadër të festave, kemi tregti të shkathet, qe na e kanë mundësua që të gjitha 365 ditët të i kemi festa, të ashtu quajtura aksione, të ashtu quajtura, të premte të bardha, të zeza, të larme. Nga të gjitha legjislaturat qeveritare, kemi marr përgjigjeje se tregu është dhe na qenka rregullator i çmimeve… deri sa të vazhdojë ky tabllek, do ta them gjithmonë se ne për fat të keq nuk kemi treg të lirë, nuk kemi treg vendor, nuk kemi rregullativ të ashtu quajtura treg, pra nuk kemi treg që është rregullator çmimesh… ne jemi fajtor për problemet me çmimet, sepse nuk lejojmë që të krijohet rregullator që quhet treg’’, tha Kaçaniku

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se rritja e çmimeve në treg është pasojë e çmimit të lartë të importit të mallrave.

‘’Në disa raste, importuesit tanë po janë të varur edhe mallit që po e blejnë jashtë ose lëndës së parë ose gjysmën produkti, ku inflacioni e ka ba të vetën, ata e blejnë me çmim ma të shtrenjte, andaj do duhet edhe ta shesin ma shtrenjtë, mirpo nuk kemi pas ndonjë ankes që ka një rritje të pa arsyeshme’’, tha Rafuna.

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar, çmimet janë rritur për 2,9 %.

‘’Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë tek: pemët (19,4%), perimet (16,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (10,8 %), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (7,7%), prodhimet ushqimore (7,0%), pijet alkoolike, duhani (5,9%), buka dhe drithërat (3,5%), dhe mishi (1,2%).’’

Teksa në Kosovë çmimet po ngritën vazhdimisht, në disa vende evropiane është shënuar ulje e çmimeve. Sipas të dhënave zyrtar të Gjermanisë, në këtë shtet në muajin nëntor çmimet janë ulur për 3.6%./RTV21

The post Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë, qytetarët ankohen se është rënduar jeta appeared first on Prizreni Sot.

Këtë vit pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkon nga qeveria një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat, pasi që sipas tij, qeveritë nuk janë duke i kushtuar rendësi kësaj çështje.

Drejtori Zeka thekson se misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen në promovimin e potencialeve për investime dhe eksporte të Kosovës.

Në një intervistë për Kosovapress, Zeka ndër të tjera flet edhe për rritjen e çmimeve, për çka thotë se deri në tremujorin e fundit të këtij viti do të ketë stabilizim të çmimeve.

“Sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës në përgjithësi duket se nuk ka pasur ende një përmirësim përgjatë këtij viti. Ndryshim të vetëm ka pasur tek çmimi i karburanteve, si çmimi i produkteve të energjisë në përgjithësi. Ajo që presim është se deri nga pjesa e tremujorit të fundit të këtij viti të fillojë të ketë një stabilizim të çmimeve të produkteve anë e mbanë botës. Ky është edhe një parashikim i institucioneve financiare ndërkombëtare që deri në fillim të vitit 2024 do të kemi stabilizim të inflacionit ose ulje të inflacionit, i cili ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në këto tre vite, nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, por edhe nisjes së luftës në Ukrainë”, thekson Zeka.
Zeka thotë se qeveria duhet t’i jap rëndësi më të madhe dialogut publiko-privat.

“Uroj po ashtu që gjatë këtij vit, qeveria t’i kushtojë rendësi më të madhe dialogut publiko-privat, kjo nuk është që është parë si shembull i mirë përgjatë dy viteve të fundit dhe ka nevojë që të shohim një përmirësim shumë më të madh në aspektin e dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm. Natyrisht që qeveria e ka përgjegjësinë më të madhe për drejtimin e vendit, por në demokraci të avancuara roli i hisedarëve jo politik, odave ekonomike, sindikatave e të gjithë të tjerëve është po aq i rëndësishëm, ashtu siç është edhe i profesorëve universitar ose i akademisë në përgjithësi”, thotë Zeka.

Ai shprehet se qeveria dhe palët tjera duhet të bëjnë më shumë punë në promovimin e mundësive për investime në vend.

“Përtej kësaj besoj se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat, natyrisht qeveria, duke i prirë këtij procesi, por edhe palët e tjera në promovimin e mundësive për investimin në vend, oferta e vendit për investitorët e huaj nuk është se është promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, as në këto dy vite të kësaj qeverisje por as në të kaluarën. Besoj se këtu duhet të kemi një ndryshim radikal dhe promovim më të madh edhe të mundësive për tërheqjen e investimeve por edhe të promovimit të eksporteve, dhe këtu e shohim një rol më të fuqishëm të diplomacisë ekonomike të vendit. Misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen për promovim të interesave komerciale të vendit dhe promovim të eksporteve të mundshme por edhe lidhje ose vendosje të kontakteve ndërmjet bizneseve të vendeve ku ata shërbejnë me bizneset kosovare”, thotë mes tjerash Zeka.

Pavarësisht se ka një lëvizje të reformës ligjore, Zeka thekson se Kuvendi duhet ta shqyrtojë më shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji, i cili siç thotë ai, do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme.

“Presim që qeveria të fokusohet në avancimin e mëtejmë të reformës ligjore që do të ndikonte në përmirësimin e mëtejmë të mjedisit e të bërit biznes e që do ta bënte Kosovën më atraktive edhe për investitorët e jashtëm që është synim i yni i kamotshëm, por natyrisht edhe për nxitjen e investimeve të brendshme. Duket se këtu ka një lëvizje, qeveria tashmë ka miratuar projektligjin për investimet e qëndrueshme që do të zëvendësojë tërë kornizën ekzistuese ligjore, edhe për investimet e huaja por edhe për investimet strategjike, duket se është një ligj shumë më i avancuar. Uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shqyrtojë në periudhë më të shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji i cili do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme”, shton Zeka./KP

The post Këtë vit pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit appeared first on Prizreni Sot.

Rriten sërish çmimet e disa produkteve bazike
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor 2022, sipas të cilit, ka pasur rritje të çmimeve për 0,3 për qind në muajin nëntor, në krahasim me muajin paraprak.

Sipas ASK-së, rritja është vërejtur te disa produkte si: energjia elektrike, qumështi, djathi, vezët, perimet, buka dhe mishi.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3% në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin tetor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (4.0%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.5%); kafe, çaj dhe kakao (1.2%); perime (1.1%); bukë dhe drithëra (1.0%); mish (0.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, rënie e çmimeve gjatë nëntorit në krahasim me muajin tetor është vërejtur te pemët, veshjet, karburantet etj.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6%”, thuhet në njoftim.

The post Rriten sërish çmimet e disa produkteve bazike appeared first on Prizreni Sot.

Çka parasheh saktë Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore, që u miratua dje në Kuvend?
Dje, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës është miratuar Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky ligj i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, do të zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore në vend.

Qëllimi kryesor i këtij ligji është eliminimi i efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg, përcjell Buletini Ekonomik.

Në bazë të draftit final të prezantuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie.

Në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta të destabilizimit në treg, shkaqet e caktimit të këtyre masave, mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji, si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë përfshirë në këtë ligj.

Ndër masat e përkohshme mbrojtëse në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të bazuara në evidencë dhe analizë të mirëfilltë, sipas MINT-it, janë:

– kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar,

– ndalimi i largimit nga shitja e produktit,

– caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë,

– caktimi i çmimit maksimal të lejuar,

– detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit,

– detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse, si dhe

– ndalimi dhe kufizimi i eksportit.

Ministria e Tregtisë thekson tutje se qëllimi është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit.

Ndryshe, nga MINT citohet se “projektligji në fjalë është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare”.

The post Çka parasheh saktë Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore, që u miratua dje në Kuvend? appeared first on Prizreni Sot.

Ligji që “kontrollon” tregun, Ministria e Tregtisë jep detaje: S’mund të bleni produkte sa të doni
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Ky ligj do të përfshijë – kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimi i çmimit maksimal të lejuar, detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse.

“Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Opozita këtë ligj e ka cilësuar si anti-kushtetutes që cenon ekonominë e tregut. Por pushteti thotë se masat janë të përkohshme.

“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, vazhdon njoftimi.

“Në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta të destabilizimit në treg; shkaqet e caktimit të këtyre masave; mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë përfshi në këtë ligj”, thuhet në njoftim.

The post Ligji që “kontrollon” tregun, Ministria e Tregtisë jep detaje: S’mund të bleni produkte sa të doni appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët: Çmimet në Kosovë, të njëjta me shtetet perëndimore
Si çdo verë verë, kur bashkatdhetarët kthehen për pushime në Kosovë, sheshi i Prishtinës është i mbushur. Ekonomia Online ka intervistuar disa nga mërgimtarët në lidhje me ngritjen e çmimeve si dhe a janë të kënaqur me ndryshimin e qeverisjes, për çka shpesh ata cilësohen si më meritorët.

Mentor Sylaj, mërgimtar i cili jeton në Neë York, tha se t’i krahasosh çmimet që janë në Kosovë me vendin ku jeton, kanë shumë pak dallim.

“Çmimet janë pak të larta sa kam mundur me pa nëpër markete në Kosovë, janë pak të larta. Unë jetoj në Neë York, me i krahasu me çmimet e atje nuk kanë shumë dallim. Domethënë veç rroga që është këtu më e vogël, atje i kemi rrogat më standarde. Se për dallim për çmime, shumë pak. Vetëm disa produkte të mishit ose diçka, se tjerat krejt njëjtë”, tha Sylaj.

Sa i përket Qeverisë aktuale, ai tha se nuk po sheh ndryshim.

“Ndryshim nuk po shohim, që shihen jo. Po kështu ndryshime nëpër puna, ndoshta ka ndonjë rritje të vogël ekonomike, por jo sado”.

Kujtim Lushaj, i cili jeton në Bruksel thotë se çmimet kanë hipur në mbarë vendet e Evropës. Por, ai nuk sheh krizë ekonomike në Kosovë.

Ai thotë se kafenetë në vendin tonë janë të mbushura plotë e se shumë qytetarë shpenzojnë për udhëtim në qytete vetëm për një kafe.

“Çmimet ndoshta relativisht kanë hipur. Në përgjithësi mërgata nuk e heton shumë, por kanë hyp çmimet. Por, është krejt e natyrshme, çmimet kanë hyp në mbarë Evropën. Unë po flas për Bruksel, në Paris, në Londër, në Zvicër në çdo qytet e shtet të Evropës çmimet kanë hyp në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të krizës globale, veçmas për shkak të luftës në Ukrainë që po zhvillon Rusia”, tha ai.

“Në qoftë se i sheh kafenetë plotë, ku s’ke vend ku me u ul me pi një kafe. Në qoftë se vjen njeriu po e zëmë nga Podujeva apo nuk e di nga cili qytet i Kosovës me ardh veç me pi një kafe në Prishtinë e bënë atë shpenzim me veturë edhe vijnë me vetura për një kafe. Nëse janë kolonat kaq të gjata për me hy në Shqipëri, në bregdet për me shku me pushu, atëherë shikoni nuk mund të jetë bash krizë, kaq e madhe sa trumbetohet. Se ky trumbetim është i qëllimshëm, e ka qëllimin e vetë, me rrëzu Qeverinë edhe me vazhdua proceset me nda Kosovën”, tha ai.

Ai e pati edhe një thirrje të veçantë për qytetarët e Kosovës e mërgimtarët.

Lushaj kërkoi nga ta që masivisht ta vizitojnë Mitrovicën e Veriut, e të kalojnë një ditë në këtë qytet, pasi është pjesë e Kosovës.

“Një thirrje nëse mundem ti ja bëjë mërgatës nga ky vend, edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pa ndërpre, me 01,02,04 e deri me 07 me vetura të vazdhojnë ta vizitojnë Mitrovicën e Veriut pa ndërpre, le të hyjnë nga 1000-2000 vetura brenda atje, e mërgata prej Zvicrës, Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Austrisë çdo shteti që vijnë mërgata shqiptare le ta plakin një ditë, le ta kalojnë një ditë në Veriun e Kosovës. Në Mitrovicën tonë të veriut, në pjesën tonë. Është pjesë e republikës tonë e jo e atyre që patën filluar të bëjnë pazare me nda Kosovën. Ajo është pjesë e jona e patjetërsueshme”, tha Lushaj.

Rrahim Tahiraj, nga Suedia tha se krahasuar me rrogat e Kosovës, çmimet janë shumë të larta e se një shumicë e popullut nuk mundet ta përballoj.

“Në bazë të rrogës tuaj, që ju e keni, këtu janë çmimet shumë më të larta. Kurse atje normal që rrogat janë më të larta edhe çmimet edhe pse janë të larta e kalojmë. Ama në Kosovë, për rrogat që i keni ju, çmimet ishin shumë më të larta. Disa që nuk kanë, nuk besoj që munden me përballu aq lehtë”

E sa i përket Qeverisë aktuale, ai tha se është shumë larg me politikën e Kosovës.

“Unë me politikën e Kosovës jam shumë larg”, tha ai.

Edhe Burim Zogiani për EO tha se çmimet në Kosovë, krahasuar me pagat janë shumë të larta.

Ai e dha shembullin e çmimit të benzinës, në Greqi për të cilin thotë se është i njëjtë me Kosovën.

“Në krahasim të pagave është shumë i lartë. Janë çmimet, për një 80 për qind të popullit është shumë e lartë. Unë para dy dite, tri kam ardhur nga jashtë domethënë benzina ishte 1.88 në Greqi, 1.87 këtu ishte më duket. Domethënë çmime të njëjta”, tha ai.

The post Mërgimtarët: Çmimet në Kosovë, të njëjta me shtetet perëndimore appeared first on Prizreni Sot.

Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar tabelën e çmimeve ditore të artikujve bazikë ushqimorë. Krahasuar me çmimet e ditëve të kaluara, disa produkte janë shtrenjtuar e disa janë liruar.

Çmimet e miellit, bukës, mishit të gjedhit dhe të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit e cigareve s’kanë ndryshuar.

Por, disa produkte tjera janë shtrenjtuar. Vezët janë shtrenjtuar nga 2 euro e 73 centë, në 2 euro e 86 centë. Edhe orizi është shtrenjtuar për 1 centë, krahasuar me çmimin me të cilin është shitur më 17 qershor.

Rënie ka pësuar çmimi i patateve të reja dhe ajkës.

The post Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten deri në 20%
Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten nga 8 deri në 20% për shkak të konfliktit në Ukrainë, tha FAO, agjencia e ushqimit në OKB.

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin e Ukrainës, FATO thotë se nuk është ende e qartë nëse ky vend do të jetë në gjendje që të korrë të mbjellat këtë vit, ndërsa edhe eksportet ushqimore të Rusisë janë të pasigurta.

Në raport thuhet se rreth 20-30% e drithërave si misri dhe farat e lulediellit në Ukrainë, nuk do të mbillen, ose do të mbesin të pakorrura.

Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vend të pestë. Së bashku, ato sigurojnë 19% të sasisë së elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit, thuhet në raport.

Në raport thuhet gjithashtu se konflikti mund të sjellë edhe një rritje me 12 milionë të numri të personave të kequshqyer në botë për periudhën 2022-2023./A2CNN

The post Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten deri në 20% appeared first on Prizreni Sot.

ASK: Çmimet e prodhimeve bimore janë ngritur për 27.5%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi 2015- 2021, ku thuhet se krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

ASK thekson se për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2021 dhe për vitin bazë 2015.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

“Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në vitin 2021, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 13.3%, krahasuar me vitin 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.2% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 5.9% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm vjetor i prodhimeve bujqësore ka rritje për 16.5% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

The post ASK: Çmimet e prodhimeve bimore janë ngritur për 27.5% appeared first on Prizreni Sot.

Vazhdon rritja e çmimeve
Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje.

Përveç rritjes së çmimeve të prodhimit, Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike kanë thënë se shumica e artikujve që janë shtrenjtuar, janë produkte që importohen nga shtetet e rajonit dhe Evropës.

Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

The post Vazhdon rritja e çmimeve appeared first on Prizreni Sot.