Cmimet Archives - Prizreni Sot

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3 për qind në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm energjia elektrike është shtrenjtuar 17.8 për qind në qershor 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin qershor 2025.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin qershor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao 18,2%; energji elektrike 17,8%; pemë 14,8%; pushime të organizuara 13,3%; mish 12,8%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); vajra dhe yndyra (9,7%); shërbime hoteliere (7,7%); perime (7,2%); shërbime ambulantore (7,1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,7%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,4%); pije alkoolike (6,4%); qumësht, djathë dhe vezë (5,7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); shërbime financiare (5,2%); kujdes personal (4,9%); bukë dhe drithëra (4,8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,8%); këpucë (4,2%); prodhime ushqimore (4,1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); duhan (3,4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,1%); gjëra personale (2,7%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 5,3%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4,5% dhe bileta të fluturimeve 3,2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind) në IHÇK.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin qershor 2025, krahasuar me muajin maj 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara 10,4%; energji elektrike 5,4%, pemë 5,1%, kafe, çaj dhe kakao 2,3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 2,1%; pije alkoolike 1,7%, mish 1,4%, shërbime hoteliere 1,0%, bukë dhe drithëra 1,0%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime 5,6% me një ndikim prej 0,2 për qind në IHÇK.

The post ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind appeared first on Prizreni Sot.

Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë janë dukshëm më shtrenjtë se në Gjermani
Shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ky muaj për 16.1% ka nxitur një valë shtrenjtimesh në vend, duke e vështirësuar edhe më tej situatën ekonomike dhe sociale.

Konsumatorët po ankohen se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dukshëm, në shpërputhje me pagat e tyre në sektorin publik dhe privat.

Paga mesatare në Kosovë është nën 600 euro, e cila është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet elementare të familjeve kosovare, marrë për bazë inflacionin e lartë në vend.

Shembull domatet në tregun e Kosovës shiten deri në 1.99 euro për kilogram, ndërsa në Gjermani, me zbritje, konsumatorët i blejnë për vetëm 1.19 euro. Trangujt 1.29 euro në Kosovë, ndërsa në Gjermani, me ofertë, vetëm 0.85 euro.

Përveç produkteve ushqimore, çmimet e larta kanë prekur edhe konsumin ditor madje edhe një kafe tashmë është bërë ‘’luks ‘’për shumë qytetarë. Në disa qytete të Kosovës, çmimi i një kafeje ka arritur deri në 2 euro, duke i rivalizuar çmimet e vendeve të Evropës.

Rritja e energjisë elektrike gjithashtu ka krijuar një efekt zinxhir në sektorët e tjerë – nga prodhimi e deri te shërbimet më të vogla. E në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve për të kontrolluar çmimet ose për të mbrojtur konsumatorin, tregu ka filluar të “vetëshkruajë” çmimet në dëm të qytetarëve.

Themeluesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve në tregun e Kosovës, duke theksuar se problemi është shumë më i thellë sesa thjesht rritja e kostos së energjisë.

Ai thotë se shtetet eksportuese zakonisht i subvencionojnë eksportet e tyre, prandaj produktet e importuara në Kosovë do të duhej të ishin më të lira .Por ndodh e kundërta thotë ai, në Kosovë çmimet janë më të larta dhe konsumatori e pëson.

‘’ Çdo eksport i subvencionuar që te ne vjen si import do të duhej të ishte me çmim më të lirë te ne. Në Gjermani shembull ndodhë e kundërta, në Kosovë konsumatori jo që nuk ka mbrojtje por e ka ‘’sallamadi’’ kushdo sa të do mund të marrë nga konsumatori pa u turpëruar fare ‘’ , deklaron Kacaniku. /Frontonline

The post Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë janë dukshëm më shtrenjtë se në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Ngriten çmimet e konsumit në Kosovë
Çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1% në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2024. Ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%, njofton ASK.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej (1,6 %) krahasuar me vitin 2023. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (10,8%), kafja, çaji dhe kakao (8,0%), pijet alkoolike (6,9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,5%), shërbimet financiare (5,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,2%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,1%), pemët (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,6%), veshje (4,0%), kujdesi personal (3,7%), energjia elektrike (3,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,5%), shërbimet hoteliere (2,0%) dhe mishi (1,9%) me një ndikim te përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4,4%) dhe blerja e automjeteve (-1,8%) me një ndikim te përbashkët prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1 % në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,4%), vajrat dhe yndyrnat (9,3%), shërbimet financiare (9,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,0%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,5%), qumështi, djathi dhe vezët (3,8%), pijet alkoolike (3,5%), veshje (3,0%), mishi (2,9%), kujdesi personal (2,7%), buka dhe drithërat (2,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,5%), prodhimet ushqimore (1,8%), shërbimet hoteliere (1,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (1,6%), duhani (1,4%), pajisje shtëpiake (1,2%) dhe perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,0 për qind në IHÇK-it”.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-8,3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,7%), pemët (-4,1%), blerja e automjeteve (-2,5%) dhe energjia elektrike (-2,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,9 për qind në IHÇK-it.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin dhjetor 2024 krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (25,4%), energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji dhe kakao (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: pemët (-2,5%) dhe pijet alkoolike (-1,2%) me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

The post Ngriten çmimet e konsumit në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Çmimet në tavan në prag të festave të fundvitit
Me ngrohtësinë e festave të fundvitit, vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, çmimet e larta të produkteve në treg, duket se zbehin këtë magji për shumë qytetarë.

Disa prej tyre madje mendojnë se zakonisht festat shfrytëzohen për manipulim me çmimet.

Se qytetarët po bartin barrën e çmimeve të larta e deklaron edhe Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve. Sipas tij, tregtarët po luajnë me çmime, duke bërë kinse ka zbritje për festa.

“…në prag të festave këto kulmojnë sepse tregtarët e shfrytëzojnë dhe i keqpërdorin festat e fundvitit. Duhen cmime korrekte spo them të ulëta por po abuzohet, po lozin me cmime…”, tha Kaçaniku për rtv21

Frika se nuk mund të sigurohen produktet bazë për jetesë si pasojë e çmimeve të larta, tek qytetarët shkakton çrregullime emocionale, deklaron sociologu Vehbi Mujku.

“…pamundësia e blerjes së produkteve si shkak i cmimeve të larta shkakton ndjesi të thyer emocionale edhe tek prindërit edhe tek fëmijët të cilët ndihen keq për shkak se fundviti ka shpenzime. Krijohet pasiguri e madhe emocionale. Kjo mund të reflektohet edhe në aspekte të ndryshme sic janë konfliktet…”, tha Mujku

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit për muajin nëntor janë më të larta për 0.7%, sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

The post Çmimet në tavan në prag të festave të fundvitit appeared first on Prizreni Sot.

2.2% shënojnë ngritje çmimet e konsumit
Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ngritje prej 2.2%. E rritja e këtyre çmimeve sipas ekonomistëve ka rënduar edhe jetesën e banorëve në Kosovë. Madje shumë prej tyre është dashtë të marrin kredi për dalje nga kriza.

Heqja e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të biletave të fluturimit.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar këtë vit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave biletat janë shtrenjtuar për 22%. E jo vetëm çmimet e biletave të fluturimeve edhe kafja, çaji, pijet alkoolike, lëndët djegëse shënuan rritje të çmimeve.

Por sipas profesorëve të ekonomisë, ky trend i ngritjeve të çmimeve p vazhdon tash e një kohë.

Madje gjendja është renduar sa qe për të dalë nga kriza shumë familja janë detyruar të marrin kredi.

Për profesorin, Mustafë Kadrijaj, për shkak të inflacionit të lartë jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar.

“Vetë fakti që Qeveria krekoset që ne po e mbushim arkën e shtetit përmes doganës kjo tregon qe ne kemi importin e lartë dhe në momentin qe e ki importin e lartë ti je i diktuar nga çmimet dhe inflacioni dhe për fat jo të mirë nga viti në vit po ka ndryshime e kjo po e rëndon jetën e qytetarëve e kur flasim për të hyra nuk kemi ndonjë përmirësim”, tha Kadrijaj.

Sipas ASK-së shkalla e inflacioni në Kosovë në muajin korrik ka shënuar vlerën 2.2%,krahasuar me muajin korrik 2023.

The post 2.2% shënojnë ngritje çmimet e konsumit appeared first on Prizreni Sot.

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën.

Në anën tjetër qytetarët e vendit thonë se me pagat që marrin jeta e tyre është duke u bërë e papërballueshme. Tregtarët arsyetojnë çmimet e tyre ndërkohë njohës të ekonomisë thonë se në mungesë të prodhimeve Kosova do të vazhdojë të përballet me këtë situatë.

Në anën tjetër, çmimet në treg, tregtarët i arsyetojnë me koston e lartë të produkteve që i blejnë për shitje nga prodhuesit e ndryshëm.

“Ankojnë qytetarët pse ky çmim kshtu pse ashtu por nuk është në dorën tonë p.sh pasulin e blej 3.5 euro e shes katër euro krejt varet prej prodhuesit qysh e shet nuk është në dorën tonë”, tha një tregtar për RTV21.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i produkteve për muajin mars është rrit prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njohësve të fushës së ekonomisë vlerësojnë se shkaktari kryesor i ngritjes së çmimeve është prodhimtaria e ulët dhe importi i lartë.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna kritikoi institucionet për mosverprim për t’iu dal në ndihmë qytetarëve.

“Të jemi real tash në institucionet private në disa vende sa kanë pasur mundësi kemi pas ngritje të pagave por ato publike nuk kanë lëvizur fare dhe kemi Institucionet nuk bënë asgjë në këtë drejtim tash e katër vjet po bëhen pas pandemisë e lanë anash ekonominë edhe jemi këtu ku jemi për çka mendoj se është bërë jo vonë por shumë vonë”, tha Rafuna.

Sipas ekonomistëve, masat dhe subvencionet e qeverisë aktuale të përqendruara në skema sociale, vetëm sa e kanë rënduar edhe më shumë ekonominë e vendit./rtv21/

The post Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit appeared first on Prizreni Sot.

Çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve rriten për 1,3%, perimet për 3,7%
Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023.

Inflacioni mujor ishte 0,3% në muajin janar 2024.

Janar 2024 / Janar 2023 1,8%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK.

Janar 2024 / Dhjetor 2023 0,3%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK.

The post Çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve rriten për 1,3%, perimet për 3,7% appeared first on Prizreni Sot.

Fluturojnë çmimet e konsumit, perimet u shtrenjtuan për 15 %
Çmimet e konsumit shënuan rritje me 4.9 për qind në vitin 2023. Agjencia e Statistikave e Kosovës, ka thënë se shkalla e inflacionit në vitin 2023 ka arritur në 4.9 për qind rritje, krahasuar me vitin 2022.

Sipas ASK-së, ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%), energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia (2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11,4%), përdorimi i pajisjeve të transportit personal (-8,3%), transporti (-2,2%) me një ndikim te përbashkët prej -1,3 për qind në IHÇK-it.

Dhjetor 2023 / Dhjetor 2022 2,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,3 %) në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%), pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje (3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%), buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%), mishi (1,3%), mobilje dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-10,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-0,9%), mjetet e komunikimit (-0,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.

Dhjetor 2023 / Nëntor 2023 0,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 0,3% në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin Nëntor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport (16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.

The post Fluturojnë çmimet e konsumit, perimet u shtrenjtuan për 15 % appeared first on Prizreni Sot.

Rritja e drastike e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës intensifikon punën për monitorimin e tregjeve
Qytetarët vazhdimisht po ankohen për rritjen e çmimeve në vend. Kjo gjë u konfirmua edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas tyre vetëm në muajin tetor çmimet e konsumit janë rritur për 3.3% nëse e krahasojmë me muajin e njëjtët të vitit paraprak. Nga Autoriteti i Konkurrencës kanë konfirmuar për Express se kanë pranuar ankesa për çështjen e çmimeve, teksa bënë të ditur se kanë intensifikuar punën në monitorimin e tregjeve.

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka pranuar ankesa të shumta rreth çmimeve të disa produkteve në tregun e Kosovës. Në një përgjigje për Express, nga ky institucion kanë thënë se kanë intensifikuar monitorimin e tregjeve.

Kjo për shkak të sigurimit që ndërmarrjet nuk janë duke e shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Kohëve të fundit, në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), janë adresuar ankesa lidhur me ngritjen e çmimit të disa produkteve në tregun e Kosovës. Natyrisht, pas rrethanave të krijuara me çmimet e disa produkteve, AK ka intensifikuar monitorimin e tregjeve për t’u siguruar që ndërmarrjet nuk janë duke e shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës përmes praktikave të përmendura sipër, duke bërë vizita në terren, grumbullimin e të dhënave nga ndërmarrjet e sektorëve të ndryshme dhe të dhënat nga Autoritetet Publike. Përveç kësaj, AK në vazhdimësi është duke avokuar përmes formave të ndryshme që të rris vetëdijen e operatorëve të tregut për Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

E vazhdimisht qytetarët janë duke ankuar për rritje të çmimeve të produkteve në vend,

Së fundi, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit tetor të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 3.3 për qind, krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar.

Inflacioni më i madh ka qenë te perimet me 15.9 për qind, pemët me 12.1 për qind, ndërsa mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme shtëpiake me 11.1 për qind.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rënie të çmimeve ka pasur edhe te vajrat dhe yndyrat me 11.3 për qind.

“Rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it”, thuhet ndër tjera në njoftim.

ASK, ka bërë të ditur se nëse krahasohet tetori i sivjetmë me shtatorin nuk ka pasur inflacion.

“Përkundër mos ndryshimit në muajin Tetor 2023 të Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit krahasuar me muajin Shtator 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it”.

The post Rritja e drastike e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës intensifikon punën për monitorimin e tregjeve appeared first on Prizreni Sot.

Kriza ekonomike në Kosovë – Pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimeve
Si shumë vende tjera, edhe Kosova, gjatë këtij viti po përballet me rritje të theksuar të çmimeve. Rënia e ofertës në tregjet ndërkombëtare, mungesa e kapaciteteve prodhuese të brendshme dhe rritja e ndjeshme e kërkesës janë ndër shkaktarët kryesorë për këtë situatë.

Rritje e vazhdueshme dhe e pakontrolluar e çmimeve të artikujve bazik në Kosovë, po e rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të shumë familjeve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3.2 për qind në muajin gusht 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas ASK-së, ngritja e çmimit të konsumit ka ndodhur te perimet 28 për qind, pemët 11,4 për qind, mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 7,2 për qind.

Po ashtu sipas këtij raporti, pijet alkoolike dhe duhani janë shtrenjtuar 6,3 për qind, pijet joalkoolike 5,7 për qind, blerja e automjeteve 5,1 për qind, buka dhe drithërat 4,5 për qind, energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera 4,5 për qind, shërbimet për transport 4,4 për qind, mishi 3.8 për qind dhe qumështi, djathi dhe vezët 2,4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK-it).

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 14.5% dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 3,7% dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.

Kurse, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,0 % në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve (8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), shërbimet për transport (4,7%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e publikuar nga ana e ASK-së.

Ekonomisti, Egzon Kastrati për Portalin Dukagjini rreth kësaj çështjeje ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vepruar në raport me inflacionin përmes masës monetare apo rritjes së pagës me ligjin e ri.

“Qeveria ka vepruar përmes masës monetare që është indeksimi i pagës, pra rritja e pagës me ligjin e ri mund të quhet një masë anti-inflacion e cila në kontekstin real baraz vlerëson në aspektin nominal inflacion mirëpo fuqia reale te të ardhurat mbetet e njejtë”, ka thënë Kransiqi .

Tutje, ai ka theksuar se tendenca për mungesë të kontrollit të çmimeve ka sjellur “pasojat e disfunksionit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës. Në rast se masat ndëshkuese do të kishin qenë të efektshme, ato do të ndikonin në frenimin e kësaj tendence të rritjes së çmimeve”.

Megjithatë, sipas tij “zvogëlimi i produkteve në treg po favorizon formimin e karteleve dhe marrëveshjeve të fshehta midis tregtarëve, që në mënyrë të përsëritur dëmtojnë konsumatorët, duke i lënë ata të prekur edhe në sasi të ndryshme”.

Në tjetrën anë, ekonomisti Naim Huruglica ka thënë se ky veprim i kompanive për zvogëlimin e saisë dhe mbetjes konstante të çmimit nënkupton inflacion.

“Kompanitë kanë shku për mos me ardhë deri tek rritja e çmimeve kanë zvogëluar sasinë. Se për vetë faktin se për një çmim më të shtrenjtë blenë më pak kjo është inflacion domethënë është rritje e kostos së çmimit”, ka thënë Huruglica.

I pyetur nga Portali Dukagjini për evidentim nga ana e ASK-së për këtë lloj infalcioni, ai është përgjigjur se “ish dashur të evidentohet ky lloj inflacioni edhe nga ASK-ja”.

“Gjatë matjeve që bëjnë ata duhet me krahasu ‘të ngjajshmen me të ngjajshmen’ që do të thotë se nuk mundesh me krahasu çmimin si ka qenë para një apo dy muajve, shembull; 1 kilogram oriz me çmimin qysh e ka 900 gram oriz, që do të thotë kjo nuk është e barabartë”, ka përfunduar Huruglica.

Ne jemi interesuar dhe kemi telefonuar edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku është përgjigjur një zyrtarë nga ky dikaster dhe ka thënë se çmimin e matin për njësi matëse.

“Kur monitorojmë çmimet me pakicë dhe secilin çmim, por sidomos çmimet e konsumit janë çmimet me pakicë, çmimet që do të thotë konsumatori i fundit e bënë pagesën për atë blerje të mallit. Ne bazohemi tek njësia matëse, çmimin e matim për njësi matëse”.

Një zyrtar i ASK-së, i ka thënë Portalit Dukagjinit se evidentimi zvogëlimit të sasisë së produkteve ushqimore “Ish dashtë me u matë dhe duhet me matë metodologjikisht për njesinë matësë. Ne si statistikë, si institucion e bëjmë matjen e çmimit për njësi matësë të definuar”.

Ndryshe, ditë më parë për trendin rënës të ekonomisë ka reaguar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti duke thënë se rënia ekonomike po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.

“Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet. Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim”, ka thënë Hoti.

The post Kriza ekonomike në Kosovë – Pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimeve appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët reduktojnë pushimet sivjet, shkak rritja e lartë e çmimeve
“Është viti i pestë që unë nuk mund të shkoj në pushime me familjen time, për shkak se nuk arrijmë t’i tubojmë paratë”, thotë Florim Beqiri, shitës i librave në një kioskë në Prishtinë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e larta të produkteve të konsumit të përditshëm dhe të shërbimeve të tjera, përballë nivelit të pagave në vend, ua pamundësojnë rreth 57 për qind të familjeve në Kosovë përballimin e një pushimi njëjavor, qoftë në det apo diku tjetër.

Shifra bazohet në rezultatet e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës në vitin 2021.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, vlerëson se shifra mund të jetë edhe më e lartë sivjet, marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve të konsumit.

Përfaqësues të bizneseve, të cilat bëjnë oferta për pushime jashtë Kosovës, thonë se çmimi i tyre është rritur për së paku 15 për qind më shumë se një vit më parë.

Florim Beqiri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë të punësuar, por se nuk arrijnë të ndajnë të holla për të siguruar një pushim të shkurtër në det.

“Çmimet, posaçërisht të ushqimit, janë shtrenjtuar në masë shumë të madhe, por edhe banimi është shtrenjtuar. Për sivjet e kemi ‘fshirë’ detin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Mërgim Bekteshi punon në sektorin publik, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e tij. Ai thotë se vitin e kaluar nuk kanë mundur të bëjnë pushime, ndërsa, sivjet, planifikojnë të shkojnë në bregdetin e Shqipërisë, por për kohë të shkurtër.

“Në mungesë të mjeteve ndoshta do të jetë për kohë më të reduktuar. Një ose dy ditë, jo më shumë. Kjo është e tëra. Jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Këto çmime janë të papërballueshme me paga nga sektori publik. Kjo është arsyeja”, thotë Bekteshi.

Destinacione më të shpeshta pushimesh për qytetarët e Kosovës janë bregdeti i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Vitin e kaluar, ndërkaq, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se kjo normë përfshin gjithë nivelin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg.

Në këtë kontekst, sipas tij, realitetet ekonomike ndryshojnë kur bëhet fjalë për produktet bazike apo ato që përbëjnë shportën familjare.

“Për shembull, prej vitit 2022 deri në vitin 2023, në disa produkte kemi ngritje të çmimeve për 60 deri në 70 për qind. Prandaj, realitetet ekonomike me ato statistikore tash ndryshojnë . Qytetarët orientohen që t’i plotësojnë elementet bazike, t’i paguajnë qiratë, t’i paguajnë kreditë hipotekare, mandej t’i paguajnë shërbimet komunale. Në këtë kontekst, pushimi mbetet në dorë të dytë ose si një nga objektivat e dyta”, thotë Skenderi.

The post Kosovarët reduktojnë pushimet sivjet, shkak rritja e lartë e çmimeve appeared first on Prizreni Sot.

Paralajmërohet “rënie e lehtë” e çmimeve të produkteve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ka indikacione të mira nga tregu evropian, por edhe ai global, për stabilizimin e inflacionit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Mirëpo, sipas Rafunës çmimet nuk do të kthehen në nivelin të cilin ishin para pandemisë.

Teksa ka përmendur disa sfida aktuale të bizneseve kosovare, kryetari i OEK-ut ka treguar se, përkundër atyre sfidave, ka edhe rritje të pagave në sektorin privat.

“Ka qenë një periudhë sfiduese për bizneset. Pas pandemisë, pati një shpresë se do të hapej tregu, mirëpo nuk u arrit që zinxhiri i furnizimit të stabilizohej. Menjëherë pas kësaj pasoi lufta Ukrainë-Rusi, prapë u çrregullua tregu, inflacioni. Ishte edhe pasiguria rreth energjisë elektrike, se a do të ketë furnizim, a do të shtrenjtohet”.

Siç sqaroi Rafuna, rënia e çmimit të derivateve, çmimit të gazit dhe e shpenzimeve të transportit ndërkombëtar janë indikacione të mira për stabilizimin e çmimeve.

“Indikacionet që na vijnë prej tregut evropian, prej të cilit dihet se jemi së pari të varur e më pas edhe nga ai global, na tregojnë se inflacioni ka filluar pak të bie. Kur marrim parasysh se çmimi i derivateve ka rënë, çmimi i gazit po ashtu, shpenzimet e transportit ndërkombëtar janë ulur – këto janë indikacione të mira që do të kemi një stabilizim të çmimeve, një rënie të lehtë. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm që çmimet nuk do të kthehen në masën e para pandemisë”.

Ndërsa, rritjen e pagave të sektorit privat ai e ka mirëpritur edhe pse “nuk janë pagat më të mëdha të mundshme”.

“Jam shumë i lumtur që sektori privat ka lëvizur me pagat. Nuk janë pagat më të mëdha të mundshme. Varësisht mundësive, bizneset kanë lëvizur me një rritje të mirë të pagave. Këtë e them nga terreni që i vizitoj bizneset, nuk kam hasur në asnjë punëtor që është ankuar për pagën e vogël”.

I pyetur nga EO për moszgjedhjen e bordeve të Bankës Qendrore dhe TRUSTI-t, Rafuna ka thënë se është e pafalshme nga Qeveria, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ajo e bankave të cilat nuk kanë kujt t’i drejtohen.

“Nuk është mirë kjo që po ndodh, sidomos kur kemi një tronditje në sistemet financiare të Amerikës, Gjermanisë, tani së fundi edhe Zvicrës. Kosova ka qenë për lakmi dhe ka pasur një sistem shumë të mirë financiar, të qëndrueshëm. Sipas raportit të Bankës Qendrore, bankat vendore qëndrojnë mjaft mirë. Mirëpo të jetë Banka Qendrore pa bord, TRUST-i pa bord, sidomos TRUST-i kur ato janë para private të qytetarëve dhe punëtoreve, nuk është e falshme. Me urgjencë duhet të kompletohen bordet që të krijohet siguri. Bankat kanë shumë problem në kuptimin e sigurisë kur e dinë që s’ka bord as guvernator në Bankën Qendrore, nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe as me kë të konsultohen”, është shprehur ai.

The post Paralajmërohet “rënie e lehtë” e çmimeve të produkteve appeared first on Prizreni Sot.

Rriten çmimet e çajit, kafesë e shumë produkteve të tjera
Trendi i rritjes së çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të muajit mars. Këtë e dëshmon ASK-ja përmes përditësimit të tabelave, ku tregon për çmimet mesatare të disa prej produkteve në vend.

Siç shihet në tabelën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këto ditë ka pasur rritje të çmimit të makaronave, miellit, kafes, çajit dhe produkteve të tjera.

Nga 94 centë sa kushtonin 500 gram të makaronave, çmimi i tyre është rritur në 1 euro e 2 centë. Çmimi i miellit të grurit nga 3 euro e 54 centë sa ishte ditë më parë, është rritur në 3 euro e 81 centë.

Po ashtu pati rritje edhe të çmimit të kafes, nga 6 euro e 10 centë në 6 euro e 32 centë. Edhe çmimi i çajit është rritur mjaftë shumë këto ditë. 800 gram të çajit nga 9 euro e 46 centë u bënë 9 euro e 73 centë.

Çmimi i detergjentit për enë u rrit për 3 centë. Nga 2 euro e 28 centë u ngrit në 2 euro e 31 centë. Po ashtu edhe çmimi i shamponit për flok u rrit në 2 euro e 11 centë nga 2 euro e 2 centë sa ishte ditë më parë.

The post Rriten çmimet e çajit, kafesë e shumë produkteve të tjera appeared first on Prizreni Sot.

Fluturojnë çmimet e produkteve në Kosovë, brenda 4 ditëve rritje enorme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përditëson çdo ditë tabelën ku tregon për ngritje ose ulje të çmimeve tek disa produkte.

Përditësimi i fundit i kësaj tabele, nuk tregon për asnjë zbritje të ndonjë çmimi as tek artikujt bazë e as tek ata të tjerë, përveç tek çmimi i derivateve.

Çmimi i një litre benzinë nga 1 euro e 38 centë, kishte rënë në 1 euro e 35 centë, ndërsa ai i naftës nga 1 euro e 53 centë në 1 euro e 48 centë.

Siç shihet në tabelën e ASK-së, mielli i grurit është rritur për 62 centë brenda katër ditësh. Nga 1 euro e 16 centë sa ishte me datën 07 të këtij muaji, me datën 11 është rritur në 1 euro e 78 centë.

Ndërkohë edhe çmimi i mishit të bardhë nga 7 euro e 35 centë sa ishte me 7 dhjetor, dje është rritur në 7 euro e 75 centë. Edhe çmimi i kaftës është rritur nga 5 euro e 94 centë, në 6 euro e 54 centë.

The post Fluturojnë çmimet e produkteve në Kosovë, brenda 4 ditëve rritje enorme appeared first on Prizreni Sot.

Ngritje e tmerrshme e çmimeve në tre muajt e fundit, prin energjia elektrike
Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot informoi se u publikua Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me ç’rast, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3% ndërmjet TM3 2022 dhe TM2 2022.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike sipas ASK-së, vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (46.9%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (6.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (5.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (5.4%); produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (0.5%); prodhimi i pijeve (0.2%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%).

Ngritja, sipas ASK-së, u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore

(-0.9%); prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2022 me TM3 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2%. “Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (49.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (14.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (14.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (11.6%); prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (9.4%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (8.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (8.1%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (7.3%); prodhimi i metaleve (6.1%); prodhimi i pijeve (5.7%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.3%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (1.5%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.1%).”, u bë e ditur në komunikatë.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.8%) dhe prodhimi i mobilieve (-7.3%).

The post Ngritje e tmerrshme e çmimeve në tre muajt e fundit, prin energjia elektrike appeared first on Prizreni Sot.

Sërish valë e re e shpërthimit të çmimeve në Kosovë
Çmimet e të gjitha produkteve, veçmas të atyre bazike ushqimore në Kosovë, këtyre ditëve janë totalisht anarkike, jashtë kontrollit dhe llupës së domosdoshme instititucionale. Dhe në këtë gjendje kaotike, çmimet kanë shpërthyer, janë ngritur pakuptueshëm në qiell dhe jashtë çdo logjike të tregut. Ç’është më keq, shpërthimi i çmimeve nuk po ndalet në republikën tonë.

Sot, në marketet, supermarketet dhe magamarketet e shumta ku tregtohet djathi i bardhë i lopës “Drena”, një paketim 800 gramësh, çmimi i tij kishte arritur në 6,29 euro, ndërsa i njëjti djath, para dy-tre ditësh në të gjitha shitoret e ka pasur çmimin saktësisht 4,59 euro, ose në raste më të rralla edhe 4,55 euro. Çmimi i ri i ngritur i këtij djathi, po të llogaritet në përqindje krahasuar me çmimin e para dy-tre ditësh, i bie të jetë rreth 50 për qind më i lartë. Dhe të ngritet çmimi i një produkti, madje i një produkti ushqimor, brenda natës 50 për qind, kudo në botë do të bëhej çështje dhe preokupim urgjent i strukturave kompetente të secilit shtet, do të alarmohej gjithandej një ngritje kaq evdidente çmimi. Do të duhej patjetër të bëhej dhe të ishte urgjentisht problem shqetësues edhe për autoritetet e Kosovës- për vendimarrëit kosovarë: qeveritarët, ligjvënësit, por edhe përfaqësuesit e agjencive e institucioneve të tjera të ndryshme.

Por këtu, te ne, në shtetin ndër më të varfërit në botë, me popullësi shumicë ekstremisht të skamur, as që u trondit dikush nga zyrtarët dhe autoritetet kompetente për këtë çmim të ngritur në përmasa frikësuese. Po të sheshonte ndonjë institucion kompetentë këtë ngritje kaq të vrullshme dhe kaq enorme, gjithsesi, djathi “Drena” nuk do të tregtohej me çmim të dyfishuar brenda natës.

Por, nuk është vetëm ky produkt që me çmime të ngritura përtej botës mbarë, u evidentua këtyre ditëve dhe sot në tregjet e Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, duke reaguar (ndër të rrallët personalitete të politikës që së paku me ndonjë status në rrjetet sociale, apo edhe me ndonjë reagim shprehet kundër ngritjes së çmimeve jashtë logjikës së tregut), edhe sot për ngritjen e çmimeve, në një postim në Facebook, ka saktësuar se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërkohë, po sot, nëpërmjet një informacioni nga Dragashi, të distribuar nga mediet kosovare, është njoftuar se një qytetari nga Dragashi vetëm katër drunj të shkurtuar i kanë kushtuar 4.79 euro centë. Në etiketën e thesit me katër drurë shkruan se kjo sasi është “0.022 m3 dru”.

Ndërsa një kolegu ynë më i vëmendshëm, e ka llogaritur se me këtë çmim i bie që një metër dru në Dragash ka zënë të tregtohet me hiq më pak se 217 euro.

Se sa është i lartë ky çmim i drunjve, nuk është edhe aq vështirë të konkludohet. Po të llogariten këto dy çmime të ngritura vetëm në këto ditët e fundit (çmimi i djathit dhe i druve), por edhe i shumë produkteve të tjera esenciale ushqimore, i bie që çmimet e mallrave ushqimore bazike të rapotuara nga ASK-ja (të rritura deri në 64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak), do të dilnin edhe në përqindje shumë më shumë të ngritura. Sepse në raportin e ASK-së, janë të prezantuara çmimet e ngritura deri në fund të shtatorit më së voni, dhe nuk janë të përfshira çmimet e ngritura këtyre ditëve.

Sido që të jetë, edhe çmimet e mallrave ushqimore bazike deri në shtator, krahasuar me të njëjtit muaj të vitit të kaluar, tregojnë mjaftueshëm se në çfarë përmasash të frikshme janë ngritur çmimet ushqimore, ato të produkteve të domosdoshme dhe përditë të nevojshme për familjet kosovare.

Tregojnë pokështu që në këta muaj për shkak të këtyre çmimeve dhe rënies së fuqisë blerëse të kosovarëve në përgjithsësi, dhe në vaçanti të të skamurve, është rënduar tejmase për ta përmbyllja e një muaji.

Sipas ASK-së, në periudhën shtator 2021- shtator 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vaji ushqimor i lulediellit nga 1,54 euro, tani në shtator 2022 tregtohet me 2,52 euro (çmimi për 64 për qind i ngritur), çmimi i miellit të grurit nga 52 centë për kilogram tani ka shkuar në 81 centë (rritje 56 për qind), një metër kub dru zjarri nga 40, 38 euro, në shtatorin e sivjetshëm është tregtuar me 62,35 euro (54 për qind), një kilogram sheqer nga 73 centë është bërë 1,1 euro ( ose 51 për qind rritje e çmimit). Por, çmimi i sheqerit ka vazhduar të rritet ndjeshëm edhe pas muajit shtator, dhe tani një kilogram shitet saktësisht 1,45 euro, dhe me këtë çmim i bie se sheqeri tani tregtohet saktësisht qind për qind më shtrenjtë se në periudhën e njëjtë të vitit 2021). Mishi i pulës nga 2,72 sa është tregtuar vjet, tani ka çmimin 3,94 euro sivjet, vezët tani shiten 3,71 euro sipas ASK-së, ndërsa vjet në periudhën e njëjtë ato janë tregtuar me 2,57 euro.

Çmime ndjeshëm të rritura në shtatorin e sivjetshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, ASK-ja ka evidentuar edhe te nafta, buka e bardhë, mishi i gjedhit dhe i viçit, tek bananet, kafeja e bluar, qumështi, jogurti, fasulja, çaji, limoni, specat, orizi, dhe produkte të tjera. Këto janë çmimet që kanë shpërthyer në republikën tonë, duke arritur rekorde të reja edhe krahasuar me shtetet e rajonit dhe të botës, edhe krahasuar me fuqinë blerëse të kosovarëve të varfër.

Në Kosovë, çmimet e shportës, por edhe të higienës janë goxha më të larta se në në shumë vende të BE-së, ndërsa dihet si qëndron proporcioni i fuqisë blerëse të kosovarëve dhe të shumicës së banorëve të shteteteve të Europës. Ndërsa, në Kosovë deri më sot, edhe pse dihej edhe për trendin e ngritjes në qiell të çmimeve të të gjitha produkteve, dhe të tendencave dhe veprimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm për të shfrytëzuar situatën, në mungesë të vullnetit politik, në radhë të parë, por edhe në mungesë të vendosmërisë dhe paaftësisë individuale e institucionale, nuk u gjetën mënyra për t’u përballur me shpërthimin e egër të çmimeve.

Nga mosdija, apo nga mosdashja në këtë periudhë që po analizohet në këtë shkrim, nuk u ndërmorrë as edhe një masë e vetme, as e përkohshme, për të frenuar vrullin e ngritjes së çmimeve të shumë produkteve bazike nga tregtarët e pandërgjegjshëm, që nuk u ndalën në ngarendjen për të ngritur orë e çast çmimet, duke shfrytëzuar situatën dhe anarkinë në zhvillimet e ecurive të çmimeve në vend.

Disa herë dështuan të miratohen masat e përkohshme për të parandaluar abuzimin e tejdukshëm të tregtarëve me çmimet e produkteve themelore. Siç dihet, edhe në mbledhjen e parafundit të Kuvendit të Kosovës, të enjten, më 20 tetor, ligjvënësit e Kosovës e bojkotuan miratimin e këtyre masave, aq shumë dhe aq gjatë të kërkuara nga vetë ata, nga deputetët e Kuvendit pra. Ata ikën nga salla kur erdhi koha të votohen këto masa, u avulluan sa çel e mbyllë sytë, pasi që tani kishin siguruar mëditjet për pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit. Ikën nga votimi ata që me ngulmë kërkuan këto masa për një kohë të gjatë, ata që ‘trumbetuan’ me muaj për “neglizhencën e qeveritarëve për të ndërmarrë masa për të vënë një kontroll shfrenimit të çmimeve në Kosovën e varfër skajshmërisht. Ikën deputetët opozitarë nga votimi, por ikën edhe sish nga pozita. E gjithë kjo, u bë për t’u zhvleftësuar forumi, për të mos pasur numrat e bollshëm për votim, siç është bërë thuaja praktikë e rëndomtë në shumicën e mbledhjeve të Kuvendit, sidomos kur në rend dite ka për t’u votuar ndonjë zhvillim me rëndësi të madhe.

Këto masa, ç’është e vërteta, janë miratuar më në fund në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës . Dhe kosovarët, shumica të varfër financiarisht dhe me mirëqenie të rrezikuar seriozisht nga ngritja abuzive e vazhdueshme e çmimeve, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të vobektë, sado skeptikë shumica e tyre, prap shpresojnë se më në fund nuk do të paguajnë për çdo ditë çmim të ri më të lartë për bukën, sheqerin, vajin, orizin, qumështin, pastat, kripën, mishin e pulës, vezët, produktet e higjienës dhe drurin për djegje, produkte këto të parapara për çmim tavan në Projektligjin e Masave të Përkohshme në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Konsumatori nga Kosova, kosovari i rëndomtë, më në fund e ka një shkas të vogël fare të besojë se dikush do të merret me problemin me abuzime me çmimet. Sepse, me ligjin e miratuar sot nga ligjvënësit e vendit (jo nga të gjithë, 62 deputetë e votuan sot Projektligjin për çmimet tavan…), për shumë produkte esenciale ushqimore propozohen çmime tavan. Në këtë mënyrë, më në fund, mbase do të të vihet nën kontroll abuzimi me çmime edhe në Kosovë dhe sado-kudo do të kthehet vëmendja edhe te kujdesi nga ç’ekulibrimi i mëtutjeshëm i gjendjes sociale në vend. /Buletini Ekonomik

The post Sërish valë e re e shpërthimit të çmimeve në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

A është Kosova e përgatitur për dimrin e rrezikshëm, çmimet e produkteve elementare prekën “qiellin”
Çmimet e produkteve të konsumit kanë pësuar rritje të madhe në vitin 2022. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në mes të tremujorit të parë dhe tremujorit të dytë të vitit 2022, janë rritur çmimet për 0.7 përqind. Ndërsa me një krahasim të vitit 2021, çmimet u ngritën në një mesatare prej 10%. OKB-ja në anën tjetër ka paralajmëruar një dimër të rrezikshëm, por sa është vendi i përgatitur për të?

Sipas statistikave të ASK-së, Mesatarja Vjetore e Indeksit të cmimeve nga viti 2002 e deri në vitin 2021 ka pësuar një rritje të madhe. Në vitin 2002 mesatarja vjetore ka qenë 78.1, ndërsa në vitin 2021 është ngritur në 109.3. Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kjo ngritje e çmimeve konsiderohet si një ngritje jashtëzakonisht e madhe dhe si e tillë ua ka rënduar edhe më tepër jetën qytetarëve.

“Realisht është një ngritje jashtëzakonisht e madhe e cila ka ndodhur për një kohë relativisht të shkurtër, veçanërisht nëse i referohemi vitit të fundit do të thotë vitit 2022 dhe ngritjes enorme të çmimeve të produkteve esenciale të shportës familjare por jo vetëm. Sepse një ngritje e madhe e çmimeve ka ndodhur në produktet ushqimore, të energjisë elektrike si dhe naftës e derivateve të saj, si e tillë kjo ka rënduar edhe më tepër jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, tha për Insajderin Zëdhënësja për Media nga Dhoma e Tregtisë, Fjolla Smaili.

Ngritja enorme e çmimeve të produkteve ushqimore ndër vite, sa ishte çmimi i tyre para disa viteve dhe sa është tash:

Disa prej produkteve ushqimore të cilat kanë pësuar ngritje gjatë tri viteve të fundit, 2020, 2021 dhe 2022, janë këto, çmimet e të cilave janë publikuar nga ASK-ja.

Oriz 1 kg në vitin 2020 ka qenë 1.42euro, në vitin 2022, 1.44euro dhe në vitin 2022 ëshët ngritur në 1.46euro

Miell gruri 1 kg në vitin 2020 0.52cent, në vitin 2021, 0.78cent dhe në vitin 2022, 0.79cent.

Bukë e bardhë 500 gr, në vitin 2020, 0.36cent, në vitin 2021, 0.46cent dhe në vitin 2022 0.46 cent.

Mish gjedhi pa eshtra 1 kgm në vitin 2020, 6.65 euro, në vitin 2021, 7.96 euro dhe në vitin 2022, 8.20 euro.

Mish viçi 1 kg, në vitin 2020, 7.45 euro, në vitin 2021, 8.90 euro dhe në vitin 2022 8.94 euro.

Mish pule 1 kg, në vitin 2020 2.64euro, në vitin 2021, 3.71euro dhe në vitin 2022, 3.78 euro.

Qumësht (Tetrapak) 1 lit, në vitin 2020, 0.91cent, në vitin 2021, 1.08 euro, dhe në vitin 2022, 1.09 euro.

Jogurt 1 lit, në vitin 2020. 0.89cent, në vitin 2021, 1.04 euro, dhe në vitin 2022, 1.06 euro.

Vezë 30 copë, në vitin 2020, 1.92euro, në vitin 2021, 3.25euro dhe në vitin 2022, 2.78euro.

Vaj ushqimor luledielli 1 lit, në vitin 2020, 1.56 euro, në vitin 2021, 2.78euro, dhe në vitin 2022, 2.80 euro.

Sheqer 1 kg, në vitin 2020, 0.70cent, në vitin 2021, 0.98cent, dhe në vitin 2022, 1.03euro.

Kafe e bluar 1 kg, në vitin 2020, 9.44 euro, në vitin 2021, 11.34 euro, dhe në vitin 2022, 11.61 euro.

Çaj 1 kg, në vitin 2020, 7.77 euro, në vitin 2021, 8.39 euro dhe në vitin 2022, 8.44 euro.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, pjesë e organizatës Oda e Afarizmit të Kosovës një rritje e tillë e përnjëhershme e çmimit të produkteve ka ndodhur për shkak të krizës globale dhe zhvillimeve të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Konsiderojmë se një ngritje e përnjëhershme e çmimeve të produkteve të ndryshme ka ndodhur kryesisht për shkak të krizës ekonomike globale dhe zhvillimeve të fundit me luftën në mes Ukrainës dhe Rusisë, gjë e cila veç ka shkuar duke e thelluar krizën ekonomike si të qytetarëve ashtu edhe bizneseve. Duke qenë si vend që varemi nga produktet e importit, rritja e kostos në të gjitha produktet duke startuar që nga lënda e parë në mënyrë zinxhirore ka ndikuar edhe në rritjen e kostos së produkteve finale. Kjo gjendje e rënduar e ekonomive familjare dhe atyre biznesore vie veçanarisht pas ballafaqimit me pandeminë Covid-19, luftës në Ukrainë dhe rritjes enorme të çmimeve të produkteve si të atyre esenciale dhe joesenciale”, tha Zëdhënësja për Media nga Dhoma e Tregtisë, Fjolla Smaili.

Sipas Smailit, nëse vazhdohet një rritje e tillë e çmimeve, do të krijohet një gjendje kaotike në të cilën jetesa e qytetarëve dhe bizneseve do të vihet në pikëpyetje. Sa është vendi i përgatitur për dimrin e rrezikshëm?

Paralajmërimi i krizës nga OKB-ja

Javë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi për një dimër të vështirë, për shkak së krizave të vazhdueshme që po prekin njerëzimin, duke nisur nga lufta në Ukrainë e deri te efektet e ndryshimeve klimatike.

“Kriza e fuqisë blerëse po shpërthen, besimi po humbet, pabarazitë janë në kulmin e tyre, planeti ynë është në zjarr”, tha Antonio Guterres në fjalimin e tij të hapjes në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së.

“Krizat e vazhdueshme po kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit. Nuk po tallemi. Jemi në det të trazuar. Kemi para një dimër me pakënaqësi”, theksoi ai.

Pavarësisht nga rreziqet, komuniteti ndërkombëtar është “paralizuar”, vuri në dukje Guterres, duke përshkruar “një kërcënim për ndarje të rrezikshme midis Perëndimit dhe Jugut”.

“Ndarjet gjeopolitike janë duke minuar punën e Këshillit të Sigurimit, duke minuar ligjin ndërkombëtar, duke minuar besimin e njerëzve në institucionet demokratike,” shpjegoi ai.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, theksoi ai.

Guterres u bëri thirrje vendeve të pasura që të tatojnë fitimet e sektorit të karburanteve fosile për të rishpërndarë të ardhurat tek vendet e prekura nga ndryshimet klimatike dhe tek popullsitë e goditura nga inflacioni.

“Sot, po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara të tatojnë të ardhurat e papritura të kompanive të karburanteve” dhe t’i investojnë ato të ardhura në dy mënyra: në vendet e rrënuara nga humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe në segmente të popullsisë që përballen me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të ushqimit dhe energjisë”, tha Guterres

Por, ku është Kosova në përgatitjet për dimrin e rrezikshëm të paralajmëruar që më parë?

Zëdhënësja e Dhomës së Tregtisë, Fjolla Smaili, tha se shpresojnë që nuk do të ketë ngritje të çmimeve pasi që në të kundërtën do të krijohet një gjendje kaotike.

“Si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë mbesim me shpresë që nuk do të ketë ngritje të çmimeve por normalizim të këtyre të fundit, sepse në të kundërtën do të krijohet një gjendje kaotike në të cilën jetesa dhe mirëqenia e qytetarëve dhe bizneseve do të vihet në pikëpytje. Sipas trendit dhe zhvillimeve globale, shihet që do të kemi një periudhë të vështirë si rezultat i këtyre zhvillimeve, mirëpo konsiderojmë që duke qenë të unifikuar mund të ia dalim mbanë. Ne poashtu presim nga Institucionet e vendit që të analizojnë situatën dhe të marrin masa konform gjendjes së krijuar me qëllim të krijimit të lehtësirave për operimin e bizneseve dhe qytetarëve”, tha për Insajderin Zëdhënësja e Dhomës së Tregtisë, Fjolla Smaili.

The post A është Kosova e përgatitur për dimrin e rrezikshëm, çmimet e produkteve elementare prekën “qiellin” appeared first on Prizreni Sot.

Ekonomistët shuajnë shpresat: Nuk pritet lirimi i asnjë produkti që është shtrenjtuar
U miratua në fundjavë në Qeveri, por Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet e shportës bazë nuk pritet që të fillojë së zbatuari para muajit dhjetor.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ky projektligj është i vonuar dhe nuk pritet të ketë efekt në uljen e çmimeve.

Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, thotë se Projektligji do të duhej të miratohej nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkalla e inflacionit ishte vetëm 7 për qind, e jo të pritet që të rriten çmimet e pastaj të vendoset për masa.

“Nëse flasim për vendosjen e çmimit tavan në momentin kur ke inflacion 7 për qind dhe vendos çmimin tavan në momentin kur ke inflacion rreth 13 për qind, është kontekst tjetër dhe ndikimi i çmimit tavan është krejt tjetër. Koha kur e vendos është esenciale”, ka thënë Jakurti.

Situata me çmime, sipas Jakurtit, nuk pritet që të përmirësohet gjatë këtij viti. Edhe Banka Botërore parasheh që të mos ketë stabilitet të çmimeve deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Po ta kishim bërë ligjin më herët do të ishte shumë më mirë, por nuk është bërë. Mendoj që një kohë është pritur që të vijë diaspora, por edhe ajo është goditur nga inflacioni dhe nëse vjen diaspora dhe shpenzon më shumë kjo veç më shumë e përkeqëson situatën me inflacion dhe kjo nuk është zgjidhje dhe pasiviteti i Qeverisë ka qenë aty dhe shpresoj që do të vazhdojë në muajt në vazhdim”, ka shtuar Jakurti.

Projektligji i miratuar në Qeveri parasheh caktim të çmimit tavan për drithërat, miellin e grurit, bukën, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie.

Për operatorët ekonomikë që nuk e zbatojnë këtë ligj parashihen edhe gjoba. Ato variojnë nga 1 mijë deri në 20 mijë euro, varësisht nëse ndëshkohen persona juridikë apo fizikë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar katër veprime të tjera që, sipas tij, do t’u ndihmonin qytetarëve në përballje me inflacionin.

“Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit; Rritja e pagës minimale në sektorin privat; Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH; Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka kritikuar Qeverinë për mosulje të tatimit, duke thënë se ajo po e zvogëlon edhe qarkullimin në ekonomi duke mos zbatuar qindra e miliona euro investime kapitale.

Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë këtij viti. Nëse në gusht të vitit të kaluar konsumatorët për produktet e njëjta kanë paguar 60 euro, në gusht të këtij viti të njëjtat kanë kushtuar 75 euro.

The post Ekonomistët shuajnë shpresat: Nuk pritet lirimi i asnjë produkti që është shtrenjtuar appeared first on Prizreni Sot.

Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, lirohet pak orizi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një raport sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit.

Të dhënat e nxjerra janë nga data 21 deri me 25 shtator.

Çmimet në përgjithësi janë të njëjta, por në disa artikuj vërehet një rënie e çmimeve e në disa ngritje e tyre.

Derisa orizi me datën 21 shtator ishte 1.33 euro, sot ai kushton 1.26 euro. Makaronat ishin 0.89 euro, tani janë 0.94 euro. Jogurti ishte 1.31 euro, sot është 1.34 euro. Kafe e bluar, 500 gram ishte 6.33, sot është 6.54 euro. Nafta ishte 1.58 euro litra, sot kushton 1.60 euro, ndërsa benzina ishte 1.35, sot është 1.34.

Ndërsa në artikujt tjerë nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e çmimeve në pesë ditët e fundit.

The post Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, lirohet pak orizi appeared first on Prizreni Sot.

Vazhdon rritja e çmimeve, Ministria e Tregtisë me vetëm dy inspektorë
Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se i ka në dispozicion vetëm dy inspektorë të tregut të cilët e kanë për detyrë t’i inspektojnë parregullsitë eventuale të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit

Çmimet e produkteve të konsumit nuk po pësojnë rënie, përkundrazi shumë prej tyre janë shtrenjtuar duke e rënduar kështu shportën e konsumatorëve.

Çmimi i vajit fillon nga 2.80 euro, deri në 2.99 euro për litër. Ishte pikërisht rritja e çmimit të vajit, e cila në mars të vitit 2022, kishte shkuar deri në katër euro për litër, e që kishte vënë në funksion Qeverinë e Kosovës me disa aksione, për t’i inspektuar kompanitë të cilat dyshohej se në mënyrë të jashtëligjshme i kishin rritur çmimet.

Prej asaj kohe, nuk ka pasur aksione të përmasave të tilla, edhe pse qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të rriten.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë arsyetuar se ekzistojnë vetëm dy inspektorë të tregut, për t’i inspektuar operatorët ekonomikë se a ka ndonjë parregullsi në çmime.

Uliks Spaçi, këshilltar për media në MINT, ka thënë se përkundër se janë vetëm dy inspektorë, po e japin maksimumin e tyre për t’i kryer inspektimet e nevojshme.

Ai ka bërë të ditur se kanë bërë, gjithsej, 281 inspektime, gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.

“Sektori i Tregut i cili vepron në kuadër të Inspektoratit të Tregut dhe i cili ka vetëm 2 inspektor të tregut, ka zhvilluar 281 inspektime gjatë periudhës Janar-Maj 2022. Në rastet kur është hasur në parregullsi janë marrë masa ndëshkuese, prej tyre janë shqiptuar 58 gjoba si dhe për 14 raste është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente. Të dhënat nuk përfshijnë numrin e inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut në Komuna”, ka thënë Spaçi për Portali D.

Anëtari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka thënë se ka vazhdimisht rritje të çmimeve, dhe se sipas tij, këto rritje nuk janë duke u monitoruar aq sa duhet.

Në mes të tjerash, Kaçaniku është shprehur se edhe pas rritjes së çmimeve të disa produkteve, nuk është rritur cilësia e tyre.

“Ngritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ajo që është më e keqja se nuk vëzhgohet nuk monitorohet. Këtu po njihet vetëm rritja nominale e çmimeve, ndërsa ne si qytetarë dhe familjet konsumatorë, ne i njohim edhe trajtat e tjera të rritjes së çmimeve, siç është rritja apo abuzimi me peshë, me vëllim me komponentë të ushqimit me afat të skadencës. Kur të gjitha këto i marrim parasysh atëherë ngritja e çmimeve na del shumëfish më e lartë, dhe nëse e marrim parasysh se cilësia është më e ulët se të njëjtat produkte në Evropë dhe se paga në Evropë është dhjetëfish më e lartë se e jona atëherë ndryshimet e çmimeve janë më se alarmante”, ka thënë Kaçaniku.

Ai e ka akuzuar Ministrinë e Tregtisë, duke thënë se aksionin e marrë në muajin mars në të cilin ishin konfiskuar sasi të vajit, e kanë bërë vetëm për “show medial”, sepse sipas tij, inspektimet më pas nuk kanë vazhduar me intensitetin që do të duhej.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me marsin e vitit 2021 në vitin 2022 çmimet e produkteve të konsumit kanë pësuar rritje 10%.

The post Vazhdon rritja e çmimeve, Ministria e Tregtisë me vetëm dy inspektorë appeared first on Prizreni Sot.

Ngritja e çmimeve, për 10 ditë janë shtrenjëtuar sërish disa prej produkteve bazë në Kosovë
Çmimet e produkteve bazë në Kosovë janë shtrenjtuar tejmase javëve të fundit. Lëvizja e këtyre çmimeve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm nga 28 marsi deri më 8 maj 2022 ka pësuar ndryshime.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar statistikat e lëvizjes së çmimeve të disa prej produkteve vetëm në periudhën 10 ditore.

Çmimi i produktit të makaranova është rritur për 7 centë në 10 ditëshin e fundit, mielli i grurit është rritur për 31 centë përkatësisht 1 euro e 6 centë.

Rritje ka pasur edhe në produktin e mishin të gjedhit për 84 centë, ndërkaq mishi i bardhë i zogut të pulës është rritur dukshëm për 1 euro e 4 centë.

Edhe çmimi i gjizës është rritur për 26 cent në 10 ditëshin e fundit si dhe vaji ushqimor i lulediellit për 24 centë.

Poashtu patatja e re, sheqeri, kafeja dhe çaji janë shtrenjtuar.

The post Ngritja e çmimeve, për 10 ditë janë shtrenjëtuar sërish disa prej produkteve bazë në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

ASK publikon statistika, kaq është rritur çmimi i konsumit në muajin shkurt
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 7,5% në muajin shkurt, në krahasim me muajin shkurt 2021.

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,1% në muajin shkurt të këtij viti, në krahasim me muajin janar.

Sipas ASK-së, ngritja e çmimeve është vërejtur tek produktet si buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi, vezët, vaji, pemët, perimet etj.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.5 për qind në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (15.7%); mish (8.6%); qumësht, djathë dhe vezë (11.1%); vajra dhe yndyra ushqimore (32.1%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (11.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.5%); kafe, çaj dhe kakao (12.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3.9%); duhan (4.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4.1%); energji elektrike (12.3%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Edhe dallimet në çmime ndërmjet muajit shkurt dhe janar të këtij viti janë vërejtur tek të njëjtat produkte.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1% në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin janar 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.8%); mish (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.0%); pemë (1.5%); perime (9.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); veshje (0.7%); pajisje shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (5.5%); shërbime hoteliere (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

The post ASK publikon statistika, kaq është rritur çmimi i konsumit në muajin shkurt appeared first on Prizreni Sot.

ASK konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind, duke dëshmuar kështu rritjen e çmimeve që ka ndodhur kohëve të fundit.

Sipas ASK-së rritje të çmimeve ka pasur në produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, shkruhet në raport.

Tutje në raport shkruhet se një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.55 euro.

The post ASK konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.