Diaspora Archives - Prizreni Sot

Ja sa votues nga diaspora u regjistruan për votim në çdo komunë
46 mijë e 15 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo shifër është bërë e ditur pas përfundimit të afatit për regjistrim nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve.

“Nga data 23 korrik dhe deri në përfundim të afatit, më 29 gusht, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094 të tjera”, ka thënë Elezi.

Ja sa votues nga diaspora u regjistruan për votim në çdo komunë:

The post Ja sa votues nga diaspora u regjistruan për votim në çdo komunë appeared first on Prizreni Sot.

Gjermania me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë, pasohet nga Zvicra, Franca, Suedia, Austria, Italia…
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Periudha e votimit për diasporën e regjistruar do fillojë më 9 janar dhe do përfundojë më 8 shkurt – 31 ditë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se Gjermania prin me numrin më të madh të regjistruesve për zgjedhjet 9 shkurtit.

“Dy shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 44,774 votues dhe Zvicra me 27,248 votues të regjistruar. Pas tyre vijnë edhe disa shtete tjera siç janë Franca, Suedia, Austria, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda. Të gjitha këto shtete përbëjnë 10 shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashtë Kosovës për procesin zgjedhor në vendin tonë”, thotë ai.

Janë gjithsej 104.924 bashkatdhetarë që do kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Shumë prej tyre do votojnë në përfaqësitë diplomatike kosovare, ndërkaq, të tjerët do dërgojnë fletëvotimet në pikat e kutisë postare të KQZ-së.

Numër më të madh kanë ata që janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin përmes postës, sesa votuesit në përfaqësi diplomatike.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës i cili është 104.924 prej të cilëve 20.399 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt, ndërkaq 17.104 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pako me fletëvotim në adresë të kutisë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe numri më i madh prej 67.421 votuesish janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen jashtë Kosovës”, thotë Elezi.

Sipas Elezit, këto të dhëna janë pjesë e raportit përfundimtar të certifikimit të Listës Votuese për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që tregon se gjatë periudhës 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024) u regjistruan 104 mijë e 924 votues jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës, ndërkaq, emrat e tyre largohen nga Lista Votuese e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

The post Gjermania me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë, pasohet nga Zvicra, Franca, Suedia, Austria, Italia… appeared first on Prizreni Sot.

Regjistrohen mbi 21 mijë votues nga diaspora
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave, deri më 26 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 22 mijë e 470 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 21 mijë e 67 ndërsa 1 mijë e 399 të tjera janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

Elezi për RTKlive ka sqaruar se nga 21 mijë e 67 aplikime të aprovuara, 5 mijë e 631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 3 mije e 64 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 12 mijë e 372 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, raporton Rtklive, transmeton Klankosova.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

The post Regjistrohen mbi 21 mijë votues nga diaspora appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime, kjo është gjendja në pikat kufitare
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime, kjo është gjendja në pikat kufitare

Bashkatdhetarë të shumtë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë nisur të vijnë për pushimet e verës në vendlindjen e tyre, Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara së fundi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat kufitare nuk raportohet për kolona dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Po ashtu nga data 1 korrik ka nisur edhe subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj.

Policat e sigurimit të marra në zyrat e BKS brenda territorit të Kosovës, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

The post Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për pushime, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj në Kosovë
Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.

Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.

The post Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur konferencë për medie me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare, Vera 2023”. Gjithashtu ka prezantuar studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor deri më 15 shtator, raporton EO.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se në këtë periudhë në Kosovë kanë ardhur mbi 250 mijë bashkatdhetarë, të cilët gjatë qëndrimit dy javor të tyre kanë shpenzuar rreth 2 750 euro.

Sipas tij, 1 000 deri 3 000 euro shpenzuan 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35% dhe mbi 5 mijë 5% e mërgimtarëve, duke sqaruar se të gjitha shpenzimet kapin vlerën e 750 milionë eurove.

Shahini pohoi se në pushime, dasma, fejesa dhe ahengje shkuan rreth 55% e këtyre mjeteve, patundshmëri e meremetim rreth 30% dhe të tjera 15%.

“Ishin mbi 250 mijë bashkatdhetarë erdhën së paku një herë në Kosovë. Ata që vijnë në javë në muaj janë rreth 1 milion”.

“Ata qëndruan përafërsisht 2 javë. Ata thanë se kanë shpenzuat 1 000 deri 3 000 euro 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35%, mbi 5 mijë 5%. Mërgata shpenzoi 2 750 euro përafërsisht në Kosovë gjatë qëndrimit në Kosovë. 750 milionë shpenzoi para kesh në Kosovë këtë verë, kjo është infuzioni më i madh i dhënë ekonomisë”.

“Por ku shkuan këto para, shkuan në pushime, dasma, fejesa dhe ahengje rreth 55%, patundshmëri e meremetim rreth 30%, të tjera 15%. Ata mbeten fuqia e vetme që bënë shpenzime të mëdha në Kosovë. 2.5 miliardë euro në vit llogaritet se sjellin këtu duke përfshirë të gjitha dërgesat, makinat, investime edhe pret kesh kur ata vijën në Kosovë”.

Lumnije Ajdini, nga AKB-ja tha se diaspora meriton më shumë vëmendje nga institucionet në mënyrë që mjete e tyre të përdoren edhe për investime.

The post Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Paratë e diasporës – “infuzion” për ekonominë
“Realisht, varemi shumë nga diaspora. Të gjitha bizneset i presin këta muaj”, thotë Kujtim Behluli, përfaqësues i një qendre tregtare në Suharekë.

Gjatë muajve të verës, thotë ai, shitjet rriten për më shumë se 50 për qind.

Në veçanti nga data 20 korrik deri më 15 gusht, shitjet dallojnë shumë nga muajt e tjerë të vitit, thotë Behluli.

Vizitat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë më të shumta gjatë verës.

Vetëm në korrik, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë regjistruar 400 mijë hyrje-dalje. Flukse të mëdha njerëzish ka pasur edhe në kufijtë tokësorë.

Zvicra, Gjermania dhe Austria janë destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime. Këto janë edhe tri shtetet ku diaspora e Kosovës është e përqendruar më së shumti.

Diaspora ringjall hotelerinë e turizmin

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë sektor e ringjall “fluksi i madh i mërgimtarëve”.

“Mjetet që ata i shpenzojnë në Kosovë, janë infuzion për ekonominë, e më së shumti për hotelerinë dhe gastronominë”, thotë Sogojeva për Radion Evropa e Lirë.

Nga vizitat në biznese të ndryshme, ai thotë se pothuajse secili prej tyre ka raportuar rritje të numrit të vizitorëve për më shumë se 25 për qind.

“Mezi ka mbijetuar ky sektor, por tani fluksi i diasporës ka bërë që këto biznese ta rimarrin veten”, thotë Sogojeva, duke iu referuar periudhës së pandemisë COVID-19.

BQK: Të hyrat nga diaspora, faktor i rëndësishëm për ekonominë

Nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë për Radion Evropa e Lirë se diaspora e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes dërgimit të remitencave, investimeve në patundshmëri dhe shpenzimeve që bëjnë gjatë pushimeve në Kosovë.

Në vitin 2022, vlera e remitencave apo e parave të dërguara nga diaspora në Kosovë ka arritur në 1.22 miliard euro, që do të thotë 6.0 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e shpenzimeve që diaspora ka bërë në Kosovë ka qenë afro 2 miliardë euro.

“Gjatë vitit 2022, remitencat kanë përbërë rreth 13.7% të Bruto Produktit Vendor (BPV), shërbimet e udhëtimit rreth 20.9 % dhe investimet e huaja direkete në patundshmëri rreth 5.3 %. Në total, ato përbëjnë rreth 40% të BPV-së”, thuhet në deklaratën e BQK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti vlera e remitencave ka qenë 632.9 milionë euro, ndërsa vlera e shpenzimeve të diasporës, në pesë muajt e parë të vitit, ka qenë mbi 593 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna, sipas BQK-së, të hyrat nga diaspora janë një faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike, e cila vitin e kaluar ka arritur në 3 për qind.

Ngjashëm pohon edhe eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, njëherësh ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Përveçse i kontribuojnë rritjes ekonomike, thotë ai, mjetet e diasporës shërbejnë si të ardhura shtesë për njerëzit në nevojë.

“…dhe jo të gjitha këto mjete evidentohen, disa hyjnë edhe në mënyra që nuk arrijnë të regjistrohen”, thotë Shatri.

“Dërgoj para çdo muaj”

Në muajin korrik, REL-i bisedoi me disa qytetarë nga diaspora, që vizituan ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjatë aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Pothuajse të gjithë nga ta thanë se dërgojnë para çdo muaj për familjet e tyre në Kosovë.

“Kam motrat këtu dhe nënën dhe më duhet t’i ndihmoj. Dërgoj para çdo muaj. Edhe për mua është vështirë t’i ndaj ato mjete që i dërgoj në Kosovë, por punojmë shumë dhe ia dalim”, tha Hysni Makovci, i cili jeton në Gjermani nga viti 1999.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000. /REL

The post Paratë e diasporës – “infuzion” për ekonominë appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora vitin e kaluar i dërguan 1.2 miliardë euro në Kosovë
Vitin e kaluar në Kosovë, diaspora i ka dërguar 1.2 miliardë euro apo 6 për qind më shumë se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përveç dërgesave, diaspora ka kontribuar edhe në krijimin e vendeve të punës përmes hapjes së bizneseve.

Sipas përllogaritjeve të BQK-së, përmes remitencave, investimet dhe turizmi, arritën vlerën prej 3.6 miliardë euro që korespodon me mbi 40 përqind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Vetëm nё vitin 2022, diaspora ka dërguar 1.2 miliardë euro apo 6.0 pёrqind mё shumё krahasuar me vitin paraprak. Remitencat janë karakterizuar me rritje të qëndrueshme ndër vite dhe janë një burim i sigurt i të ardhurave për shumë familje kosovare; Investimeve: Diaspora investon në biznese në Kosovë, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në raport.

Diaspora vitin e kaluar i dërguan 1.2 miliardë euro në Kosovë

Vitin e kaluar në Kosovë, diaspora i ka dërguar 1.2 miliardë euro apo 6 për qind më shumë se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përveç dërgesave, diaspora ka kontribuar edhe në krijimin e vendeve të punës përmes hapjes së bizneseve.

Lexo Edhe:

Građani iz već zarađuju milione eura od kuće koristeći ovu

Lavrov flet për situatën në Kosovë: Një shpërthim i madh po përgatitet në …
Sipas përllogaritjeve të BQK-së, përmes remitencave, investimet dhe turizmi, arritën vlerën prej 3.6 miliardë euro që korespodon me mbi 40 përqind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Vetëm nё vitin 2022, diaspora ka dërguar 1.2 miliardë euro apo 6.0 pёrqind mё shumё krahasuar me vitin paraprak. Remitencat janë karakterizuar me rritje të qëndrueshme ndër vite dhe janë një burim i sigurt i të ardhurave për shumë familje kosovare; Investimeve: Diaspora investon në biznese në Kosovë, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në raport.

Megjithatë, investimi në patundshmëri është forma kryesore e investimit të diasporës, dhe vetëm në vitin 2022, arriti vlerën prej 523.7 milionë euro.

Ndërsa në turizëm si rezultat i lidhjeve të ngushta familjare, si aspekt kulturor por edhe ekonomik, diaspora viziton Kosovën disa herë gjatë vitit, me fokus në tremujorin e tretë të çdo viti, duke kontribuar kështu në rritjen e industrisë së turizmit përmes shpenzimit të parave në hotele, restorante dhe biznese lokale.

Në vitin 2022, rritja e numrit tё vizitorëve nga diaspora u shoqërua me rritje të shpenzimeve të tyre në Kosovë, vlerë që arriti në rreth 1.9 miliardë euro; Pesha që ka diaspora në aktivitetin e gjeneruar në vend, vlerësuar përmes burimeve të rëndësishme të financimit të konsumit dhe investimeve si remitencat, investimet dhe turizmi, arriti vlerën prej 3.6 miliardё euro në vitin 2022, që korrespondon me 40.4 pёrqind të BPV-së.

The post Diaspora vitin e kaluar i dërguan 1.2 miliardë euro në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Sa është numri i mërgimtarve në Diasporë?
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, shkruan albinfo.ch.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër.

Mirëpo a është real ky numër?

Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapërsirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë.

Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj me afro 200 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me afro 150 mijë e sosh. Po ashtu Italia, Sllovenia dhe Austria janë shtetet tjera ku numri i kosovarëve është i lartë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

The post Sa është numri i mërgimtarve në Diasporë? appeared first on Prizreni Sot.

Për 9 muaj, diaspora dërgoi në Kosovë 916 milionë euro
Bazuar në staristikat e BQK-së, në Kosovë deri në shtator janë dërguar diku 916,2 milionë euro.

Shuma më e madhe e dërgesave në këtë vit është shënuar në muajin gusht, e ku ishin plotë 131.6 milionë euro remitanca, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit ditor.

Por, remitencat qenë të mëdha edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar rreth 114.2 milionë euro dërgesa parash nga jashtë për në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Krahasuar me vitin e kaluar, pra vitin 2021, shuma e remitancave në këtë vit është rritur për 54,4 milionë euro.

Kjo, pasiqë deri në shtator të vitit 2021 mërgimtarët kishin dërguar rreth 861,8 milionë euro, ndërkohë në të njejtën përiudhë të këtij viti shuma arrit në 916,2 milionë euro.

Sipas raportit më së shumti dërgesa kishte nga Gjermania që përbën 38 për qind, ndërkohë Zvicra 17,9 për qind, më pas SHBA me 8.4 për qind, si dhe Austria me 5,4 për qind.

The post Për 9 muaj, diaspora dërgoi në Kosovë 916 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora i dha Kosovës rreth 2 miliardë euro gjatë vitit 2021
Bashkatdhetarët që kanë ardhur gjatë vitit 2021 në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 2 miliardë euro, duke përfshirë edhe remitancat. Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një mbështetje për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Arbnor Mjeku nga “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me diasporën, thotë për KosovaPress se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë vitit 2021 në Kosovë arrijnë shifrën e rreth 1 miliard eurove.

Mjeku shtoi se për periudhën janar-tetor të vitit të kaluar remitancat kanë shënuar rekord, ku arritën vlerën e 956 milionë eurove ose 20 përqind më shumë sesa për të njëjtën periudhë në vitin 2020. Ndërsa, shuma rritet për shkak të vizitave dhe festave të fundvitit.

Numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë më 2021 vlerësohet të jetë mbi 1.5 milionë.

“Gjatë vitit (2021) ne presim një rritje prej 2 miliardë eurove, duke përfshirë remitancat dhe shpenzimet të cilat bëhen në Kosovë, pra 1 miliard e më shumë kanë me qenë remitanca dhe pjesa tjetër kanë me qenë shpenzime të cilat bëhen nga bashkatdhetarët në momentet kur frekuentojnë vendet e tyre amë, qoftë periudhën verore e po ashtu edhe në festat e fundvitit në dimër. Ne e dimë që shpenzimet janë të ndryshme e po ashtu, shpenzimet diasporës përbëjnë një kategori tjetër të të ardhurave në Kosovë. Këto të hyra janë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës, duke ditur se buxheti i Kosovës është vetëm 2.7 miliardë euro gjë që tregon se të ardhurat e diasporës po e mbërrijnë atë shifër dhe jemi me fat që kemi atë shifër”, thotë Mjeku.

Sipas Mjekut, çdo bashkatdhetarë shpenzon mbi 2 mijë euro në muaj, në Kosovë.

“Nëse shikojmë një mesatare është mbi 2 mijë euro gjatë një muaj për person, duke llogaritur që i lë diaspora”, thotë ai.

Profesoresha universitare Albulenë Kastrati thotë për KosovaPress se trendi rritës i remitancave për 2021 tregon që ekonomia e Kosovës, ende nuk është rikuperuar nga pandemia.

“Fakti që ne po vazhdojmë të pranojmë kaq shumë remitanca, madje me trend rritës dhe përshpejtues, tregon që ne si ekonomi, akoma nuk jemi rikuperuar nga efektet pandemike, kjo është e para. E dyta, është që remitancat e ndihmojnë shumë konsumin, ushqimin, veshmbathjen dhe shërbimet mjekësore. Mirëpo, siç e dimë një pjesë e këtij financimi të konsumit prej remitancave shkon direkt në financimin e importit apo mallrave që i blejmë nga jashtë, që është një efekt negativ për shkak se importi po na ndikon të rrisim deficitin tregtar. Edhe efekti i dytë negativ, është se remitancat pak destabilizojnë tregun e punës në Kosovë, edhe ashtu jo fortë të balancuar, për shkak se remitancat në një farë mënyre i dembelojnë pak ata”, thekson ajo.

Sipas Kastratit, Qeveria nuk duhet të lavdërohet me rritjen e remitancave.

“Nuk besoj se remitancat janë diçka që duhet të lavdërohet shteti, qeveria, ose cilido shtet tjetër. Natyrisht se remitancat janë të mirëseardhura sidomos në kohë krizash, sidomos me të ardhura të ulëta sikur ne, Kosova. Normalisht që remitancat janë edhe një indikator që popullata ka nevojë për financim, edhe atë bazik”, thekson Kastrati.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka treguar se për periudhën 9-mujore, Kosova ka pranuar remitanca 956 milionë euro ose 20 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2020.

“Gjithashtu rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 përqind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi”, thekson ai.

Deri tash dërgesat e shumta nga diaspora nuk është që janë kanalizuar në investime, pasi shpesh institucionet janë fajësuar se nuk krijuan kushte dhe ofertë të veçantë për tërheqjen e investitorëve.

The post Diaspora i dha Kosovës rreth 2 miliardë euro gjatë vitit 2021 appeared first on Prizreni Sot.

Nesër nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Më 14 nëntor në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë të premten, nga 28 tetori deri më 12 nëntor, e që do të zgjasë 15 ditë.Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

Nga organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës deklarojnë për Telegrafin se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale është zakonisht më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.

“Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale zakonisht është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo shpjegohet me faktin se pjesëtarët e diasporës afektohen relativisht më pak nga politikat e përditshme të nivelit lokal”, ka thënë për Telegrafin, Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN.Kurse sa i përket trajtimit të fletëvotimeve nga KQZ, Krasniqi thotë se kësaj radhe procesi ka shkuar mirë.

“Fillimisht, procesin e verifikimit e kanë kaluar mbi 85% e zarfeve të pranuara. Më pastaj nga 9,610 zarfe të individualizuara, kanë rezultuar 9,130 vota të vlefshëm (për kryetar komunash) apo rreth 95% e totalit. Kjo tregon se është rritur cilësia e votimit nga diaspora dhe votat e pavlefshme janë shumë më të pakta në numër në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, është shprehur ai.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

The post Nesër nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora dërgon 750 milionë euro për shtatë muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë
Diaspora për shtatë muaj dërgoi në Kosovë 750 milionë euro, shifër kjo rekorde që nga paslufta.

Këto dërgesa për Lirim Krasniqi nga “Germin”, janë impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke marrë për bazë edhe pandeminë dhe humbjet e bizneseve.

“Ne dje kemi publikuar një grafikë lidhur me remitencat për këtë vit, respektivisht deri në muajin gusht, dhe ajo që kemi vërejt është se  kemi një numër të dërgesave rekord nga diaspora krahasuar që nga vitet e pasluftës, e flasim për periudhën janar-gusht një shifër prej 750 milionë euro”, tha Krasniqi për EO.

“Kjo është një impakt i jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh edhe gjendjen pandemike dhe humbjet e bizneseve. Këto janë vetëm dërgesat që kanë ardhur nga jashtë, pa përmendur këtu edhe qëndrimin e tyre këtu në vend dhe shpenzimet që kanë bërë”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, krejt kjo ndihmon në ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje burimin e kanë nga remitancat.

“Kjo e ndihmon këtë ruajtjen e paqes sociale, sepse shumë familje në Kosovë e kanë burimin nga remitancat, por marrë në përgjithësi nuk është që ka një rrjedhje të parasë përmes konsumit të përditshëm”, shtoi ai.

Sa i përket benefiteve më shumë në konsum se në investime nga këto remitenca, Krasniqi thotë se duhet të ketë një strategji shtetërore që të rregulloj këtë proces.

“Duhet të ketë një strategji apo politikë shtetërore, dhe që të tërhiqen investime. Por gjithsesi ka instrumente të tilla që mund të kenë impakt më të madh ne ekonominë e Kosovës”, përfundoi ai për EO.

The post Diaspora dërgon 750 milionë euro për shtatë muaj, konsiderohet ndihmesë e madhe për ekonominë appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora solli mbi 600 milionë euro brenda 8 muajve në Kosovë
Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan mjaftë para në shtetin e tyre.

Për shkak të pandemisë COVID-19, gjatë këtij viti bashkatdhetarët nuk kanë mundur të vijnë në Kosovë sikurse në të kaluarën. Mirëpo, pavarësisht kësaj ata janë përkujdesur që të sjellin mjaftë para në Kosovë, duke e vërtetuar edhe një herë që investojnë në vendin e tyre.

Nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kanë bërë të ditur se nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, mërgata ka dërguar plotë 606.5 milionë euro.

Sipas BQK-së, këtë vit remitencat nga mërgata kanë qenë për 53.4 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

“Në periudhën janar-gusht 2020, vlera e remitencave arriti në shumën prej 606.5 milionë euro. Kjo vlerë është për 53.4 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku remitencat ishin 553.1 milionë euro. Referuar shumës prej 606.5 milionë, 88.8 milionë euro u dërguan përmes bankave komerciale, 433.2 milionë euro u dërguan përmes agjencive për transferim të mjeteve si (Ëestern Union, MoneyGram Kosovë, e të ngjashëm). Gjithashtu, 84.5 milionë euro u dërguan përmes kanalit joformal (p.sh. bartje e parave në xhepa)”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për lajmi.net

Po ashtu BQK-ja ka bërë të ditur se më së shumti para janë dërguar nga Gjermania, Zvicra, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

“Sa i përket shteteve prej nga dërgohen më së shumti remitenca, prijnë ato gjermanofolëse (Gjermania, Zvicra, Austria), pastaj SHBA-ja dhe Franca”, kanë bërë të ditur nga BQK-ja.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, më së shumti para janë dërguar në muajin maj.

Në maj të këtij vitit, diaspora kishte dërguar në Kosovë plotë 104 milionë dhe në muajin korrik 92.3 milionë euro.

The post Diaspora solli mbi 600 milionë euro brenda 8 muajve në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.