Dimri Archives - Prizreni Sot

Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit
Si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit?

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendurë të borës në krahasim me dimrat e kaluar.
Kjo, pasi sipas tij vera e këtij viti ka qenë më e nxehtë dhe më e gjatë në vite, me temperatura deri në 38 gradë Celsius që kanë vazhduar nga qershori deri në tetor.

“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.

E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendurë se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu.

Aliu po ashtu tha se gjatë këtij muaji do të ketë reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në ato të larta do të ketë reshje bore, veçanërisht gjatë ditës së mërkurë ose të enjten.

“Ditët e fundit kemi pasur temperatura të ulëta, deri në minus 2 a 3 gradë Celsius. Por që në viset e larta këto temperatura janë dhe më të ulëta. Këto ditë patëm vranësira të dendura në disa pjesë të Kosovës, konkretisht në pjesën e Podujevës ku kemi pasur dhe shtresa të borës që janë normale për ditët që jemi.

Në viset e larta gjithmonë kemi temperatura më të ulëta, kurse në viset e ulëta nuk parashihet të kemi reshje të borës vetëm riga të dobëta të shiut. Derisa në viset e ulëta kemi riga shiu, këto në viset e larta shndërrohen në fjolla bore”, ka thënë Aliu.

The post Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit appeared first on Prizreni Sot.

Kjo ishte java më e ftohët deri më tani e kësaj stine
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë edhe sot do të jetë i ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Sipas institutit, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, kjo ishte java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.

The post Kjo ishte java më e ftohët deri më tani e kësaj stine appeared first on Prizreni Sot.

Moti sot në Kosovë, temperatura minimale -11 gradë
Sot vendi jonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

The post Moti sot në Kosovë, temperatura minimale -11 gradë appeared first on Prizreni Sot.

Çfarë po na “përgatitë” gjysma e dytë e janarit: Parashikohen reshje bore dhe mot i ftohët në Kosovë
Një seri ciklonesh të fuqishme me origjinë nga Oqeani Atlantik dhe Evropa veriperëndimore do të fillojnë të depërtojnë thellë në territoret evropiane dhe ballkanike duke kushtëzuar reshje të fuqishme shiu e bore.

Përderisa shumë pjesë të Evropes do të kenë edhe depërtim të ajrit të ftohtë polar pritet të ketë reshje të dendura bore në shumë pjesë të Evropes perëndimore dhe qendrore, ndërsa në territoret tona do të mbizotërojnë rrymimet të ngrohta ajrore nga jugperëndimi dhe për këtë arsye do të kemi reshje të shpeshta, vende-vende intensive shiu të cilat në disa rajone mund të jenë problematike, ngase do të kemi shumë ditë masa të fuqishme ajrore ciklonike të cilat do të kushtëzojnë reshje të vazhdueshme shiu.

Reshje bore fillimisht priten vetëm në viset e larta malore dhe me një ulje të lehtë të temperaturave mund të kemi sasi të mëdha reshjesh bore në malet e larta të rajonit dhe Kosovës.

Gjendja sinoptike do të jetë shumë interesante pas dates 20 Janar, ngase deri atëherë do të jemi nën ndikimin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu, ndërsa pas asaj date ekzistojnë gjasa për ndryshim të gjendjes sinoptike që do të mund të hapiet ndonjë korridor për depërtimin e ajrit të ftohtë polar dhe eventualisht të kemi reshje bore, por për këtë duhet pritur evoluimi i gjendjes së mëtutjeshme sinoptike.

Një fakt është tani mëse i sigurt: dimri rikthehet në Evropë me reshje të dendura bore në shumë pjesë të Kontinentit, ndërsa në rajonin tonë reshje të dendura shiu herë pas here. Reshjet e dendura të borës do të arrijnë deri në Slloveni, eventualisht Kroaci e ndonjë pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por jo në territoret tona deri afërisht rreth dates 20 Janar, por edhe atëherë duhet të jemi vigjilent për të dhënë parashikime të sakta, ngase trendi i modeleve numerike është ende në fazen e procesimit dhe analizimit të të dhënave.

Periudha e gjatë e parashikimit jepë hapësirë për ndryshime, por me siguri gati të plotë mund të themi se ciklone të fuqishme po vijnë drejt nesh fillimisht me shira të dendura dhe borë të dendur në malet më të larta. Pastaj, eventualisht do të kemi reshje bore edhe në ultësira, por për këtë duhet të presim edhe disa ditë për të qenë të sigurtë.

Informacione dhe të dhëna të reja do të kemi ditëve të ardhshme ngase kjo gjendje sinoptike premton zhvillime mjaft të bujshme meteorologjike./MeteoBallkan

The post Çfarë po na “përgatitë” gjysma e dytë e janarit: Parashikohen reshje bore dhe mot i ftohët në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Sot dita më e shkurtër e vitit
Dita më e shkurtër e vitit shpall fillimin e dimrit. Kjo ditë shumë e shkurtër përkon me solsticin e dimrit, i cili bie saktësisht më 21 dhjetor në orën 22:48 me orën tonë. Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16:44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 07:37 të mëngjesit.

Solstici është rreth 6 orë më vonë çdo vit se ai i mëparshmi, dhe më pas riorganizohet çdo katër vjet në korrespondencë me vitet e brishtë, të prezantuar pikërisht për të shmangur zhvendosjen e stinëve në lidhje me kalendarin. Dita e solsticit të dimrit është dita më e shkurtër e vitit për të gjitha vendet në hemisferën veriore dhe më e gjata për ato në hemisferën jugore.

Fenomeni është për shkak të pjerrësisë së boshtit të rrotullimit të Tokës dhe përkon me momentin në të cilin Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme në qiell, pozicionohet në pikën e tij më të ulët. Në këtë ditë, Poli i Jugut përballet me yllin tonë, ndërsa në hemisferën tonë rrezet e saj ndriçojnë një sipërfaqe më të vogël se ajo që mbetet në hije. Në një zonë midis Rrethit Arktik dhe Polit të Veriut, Dielli nuk lind fare gjatë solsticit të dimrit, duke rezultuar në 24 orë errësirë./A2CNN

The post Sot dita më e shkurtër e vitit appeared first on Prizreni Sot.

Sot dita e parë e stinës së dimrit, këto do të jenë temperaturat
Sot në ora 11:02 minuta fillon sitna e dimrit astronomik.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) thuhet se edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shesh herë ka çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk shihet të ndodhë deri në fundjavë.

“Ditën e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë”, thuhet në njoftimin e IHK.

Ndërkaq në Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Kurse gjatë fundjavës pritet të ketë dhe reshje bore.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore. Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHK.

The post Sot dita e parë e stinës së dimrit, këto do të jenë temperaturat appeared first on Prizreni Sot.