Droge Archives - Prizreni Sot

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite familjare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një qese me substanca të dyshuara narkotike të fshehura në rrobat e sjella nga familjarët për një të paraburgosur.

“Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit. Një bastisje është kryer në dhomën e të paraburgosurit, ndërsa procedurat e brendshme hetimore vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

The post Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Tenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me drogë në Morinë, arrestohet 39-vjeçari nga Peja
Një sasie e madhe lënde narkotike e llojit heroinë, është zbuluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me shërbimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinit.

Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë i mundur arrestimi i 39-vjeçarit nga Peja A. K., 39 vjeç, i cili kishte fshehur në makinën e tij plotë 11 kg heroinë.

A.K. po tentonte të hynte në Shqipëri me mjetin “Volkswagen”, kur u ndalua nga efektivët e policisë dhe u kontrollua me qen antidrogë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Tenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me drogë në Morinë, arrestohet 39-vjeçari nga Peja appeared first on Prizreni Sot.

Varësi nga droga dhe armë ilegale, i riu prizrenas kapet në flagrancë nga Policia – shoqërohet në stacion
Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve. Raste të tilla zbulohen pothuajse çdo ditë në të gjitha qytetet në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku Policia ka ndaluar disa të rinj, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te njëri prej tyre, pas kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se përveç drogës, të dyshuarit i është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

Qesja me marihuanë dhe arma e ftohtë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

The post Varësi nga droga dhe armë ilegale, i riu prizrenas kapet në flagrancë nga Policia – shoqërohet në stacion appeared first on Prizreni Sot.

Policia i zë në flagrancë dy persona në Prizren duke blerë dhe shitur drogën
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke bërë shitë-blerjen e substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”.

Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë”, njofton Policia.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

The post Policia i zë në flagrancë dy persona në Prizren duke blerë dhe shitur drogën appeared first on Prizreni Sot.

Dy të rinj kapen me tetë qese marihuanë në Prizren, të miturit i gjenden edhe 52 qese tjera me drogë në shtëpi
Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, njësiti policor që është mobilizuar për mbarëvajtjen e festivalit ‘Doku Fest’ në Prizren, mbrëmë ka hasur në dy persona të cilët kishin me vete substanca narkotike dhe një thikë.

Burimet bëjnë me dije se dy të rinjtë, njëri nga ta i mitur, me vete kishin hiç më pak se tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. I mituri ka pranuar se në shtëpinë e tij ka edhe qese të tjera me marihuanë, çka ka bërë që Policia ta bastis shtëpinë e tij në rrugën ‘Ersan Mazreku’.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 52 qese tjera me marihuanë, të cilat ishin të gatshme për shitje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe të prindit të të miturit.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

The post Dy të rinj kapen me tetë qese marihuanë në Prizren, të miturit i gjenden edhe 52 qese tjera me drogë në shtëpi appeared first on Prizreni Sot.

Policia në Prizren ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar drogë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkotike.

Rasti i parë: Dje në Gjilan, Njësia Patrulluese ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën ka gjetur një qese me 703.3 gramë substancë marihuanë, dy peshore elektrike, 3 pako me 5.2 gramë kokainë, një pako mbështjellës për substanca narkotike dhe 94 qese plasmani të papërdorura.

Rasti i dytë: Sot, njësiti i antidrogës në Prizren ka realizuar një urdhër kontrolli dhe ka ndaluar një person, A.D. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një kavanoz qelqi me 13 doza me heroinë (78.80 gramë), 0.98 gramë marihuanë, 2000 euro dhe një telefon mobil.

Policia ka njoftuar se për rastin e parë, njësitet policore janë duke kryer veprime operative-hetimore intensive, me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar, ndërsa për rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Në dy raste të ndara arrestohet një person dhe konfiskohet sasi e narkotikëve

Prishtinë, më 02 gusht 2023

Policia e Kosovës në dy raste të ndara me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike.

Rasti.1 Më datë 31.07.2023 rreth orës 05:10, Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar:

një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale :

 Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr. (shtatëqind e tre pikë tre gramë)

 2 (dy )peshore elektrike për matjen e substancës narkotike

 3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr. (pesë pikë dy gramë)

 1 pako mbështjellës për substanca narkotike

 94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura)

Rasti 2. Më datë 02.08.2023, njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arritur që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

– Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro

– Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram.

– Të holla të gatshme në vlerё dymijë (2000) euro dhe

– Një (1) telefon mobil

Per rastin e pare, njësitet policore janë duke kryer veprime operative-hetimore intensive, me qellim te arrestimit te personit te dyshuar. Ndërsa për rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.

The post Policia në Prizren ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar drogë appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohet drogë
Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren sot kanë kryer një plan operativ “Fermeri” pas informacioneve që disa persona janë të përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Policia njofton se janë arrestuar dy persona në fshatin Shpenadi të Prizrenit – A.D 43 vjeç dhe V.D 24 vjeç.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 505.5 gramë substancë që dyshohet se është heroinë dhe 1.1 gramë marihuanë.

Të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotik në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuarve janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘Fermeri’ duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive.

Pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, policia ka siguruar urdhër-kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve.

Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.

The post Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohet drogë appeared first on Prizreni Sot.

I riu me ‘Land Rover’ kapet me kokainë në Prizren, thotë se e ka për përdorim personal
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga policia.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren, ku një patrullë e Policisë ka ndalur një veturë të tipit ‘Land Rover’. Gjatë kontrollit, te shoferi 29-vjeçar, Policia ka gjetur tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

29-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka deklaruar se drogën që i është gjetur, e ka për përdorim personal.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve apo substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./Gazeta Sinjal

The post I riu me ‘Land Rover’ kapet me kokainë në Prizren, thotë se e ka për përdorim personal appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 30 mijë përdorues drogash në Kosovë
Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.

Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta.

“Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, trajtimi i pacientëve që kanë varësi nga substancat narkotike, është afatgjatë dhe i vështirë.

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate, që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të shtetit.

Braina thotë se, në shumicën e rasteve, të varurit nga droga orientohen për rehabilitim afatgjatë në qendra jashtë Kosovës.

Labirint: 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash

Adresë për ta nganjëherë është edhe Qendra Mediko-Psikoterapeutike Labirint – një organizatë jofitimprurëse me seli në Prishtinë.

Kjo qendër ofron programe ditore, nga mbështetja psiko-sociale deri te terapitë grupore.

Sipas të dhënave të saj, janë 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000 për herë të parë.

Mosha mesatare e personave kur nisin të përdorin narkotikë, është rreth 16 vjeç, kurse llojet e drogave që konsumohen, variojnë nga marihuana deri te kokaina.

Udhëheqësit e Labirintit thonë se në qendrën e tyre, aktualisht, janë të regjistruar 2,672 persona, ndërsa në fund të vitit të kaluar kanë qenë 2,420.

Ata theksojnë se jo të gjithë personat që kërkojnë trajtim aty, pranojnë të regjistrohen.

“Për ne është shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të kokainës në Kosovë”, thotë drejtori i Qendrës Labirinti, defektologu Safet Blakaj.

Sipas tij, faktorët që i shtyjnë të rinjtë të marrin drogë, janë: dëshira për t’i takuar grupit, kureshtja dhe qasja e lehtë në substanca të tilla.

B.S. ka nisur të drogohet 25 vjet më parë. Sot, në mesin e të 40-ave, ai thotë se është penduar dhe se ka nisur trajtimin për t’u shëruar nga varësia.

“Nuk e mbaj në mend se kush ma ka ofruar marihuanën për herë të parë. Por, sot më vjen keq për ditën kur e kam provuar. Sikur ta kisha kthyer atë ditë dhe të kisha thënë: jo, nuk e dua”, rrëfen B.S., emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.

Ai është baba i dy fëmijëve, por thotë se është divorcuar nga bashkëshortja, rreth një vit më parë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë [që unë marr drogë], jetojnë me bashkëshorten. Iu themi se babai nuk është mirë, por kur të shërohet, do të kthehet”, thotë ai.

B.S. thotë se ka qenë një periudhë disavjeçare, kur nuk ka përdorur drogë, por duke qenë i përballur me disa probleme, siç rrëfen ai, ka rinisur sërish të drogohet.

“Lotët po më dalin. Është problem të dalësh nga kjo [situatë]”, thotë B.S., duke iu bërë thirrje të rinjve që të rrinë larg këtyre substancave.

Mesazh të ngjashëm ka edhe O.K., 36 vjeç, përdorues i substancave narkotike tash e dhjetë vjet.

“Mos i prekni drogat! Asnjë lloj droge nuk është: ‘sot e merr dhe e lë’. Nëse e provon njëherë, prapë do ta marrësh”, thotë O.K.

Ai thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të krijonte varësi nga droga dhe se përdorimin e saj e ka nisur nga kureshtja.

Problemet shëndetësore që i janë shfaqur, thotë se janë të shumta.

“Kam rënë në koma tri ditë. Nuk kam ditur asgjë. Jam dehidruar keq, kam rënë në 40 kilogramë. Tre muaj nuk e di çfarë ka ndodhur me mua… Harroj, kam imunitet të dobët, kam probleme me shikimin”, rrëfen O.K.

Përdoruesit e narkotikëve, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se qasja në substanca narkotike në Kosovë është shumë e lehtë – sipas tyre, vetëm duhet të kesh para.

Ata thonë se drogat blihen nëpër lagje dhe se njerëzit e shesin nga dora në dorë.

Me Kodin Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike; ata mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike, që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Safet Blakaj, nga Qendra Labirint, thotë se shteti duhet të marrë “masa urgjente”, që do të pengonin qasjen e lehtë të të rinjve në droga, por nuk specifikon çfarë masash.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, nuk ka në programin e saj qeverisës ndonjë pjesë që flet për luftimin e kësaj dukurie..

Psikologu Arian Musliu, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, thotë se për luftimin e dukurisë së të droguarit duhet një bashkëpunim mes prindërve, shkollave dhe autoriteteve kompetente – të arsimit dhe të sigurisë.

“Në njërën anë, kemi nivelin në rritje të substancave narkotike e, në anën tjetër, angazhimi jonë [i Kosovës] është minimal. Politika i vendos prioritetet, por prioritetet duhet të jenë e ardhmja”, thotë Musliu.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se, çdo vit, mbajnë aktivitete edukativo-shëndetësore për dukuritë si: varësia nga droga, duhani apo alkooli.

“Gjatë realizimit të aktiviteteve, shpërndahen materiale vetëdijesuese, si: fletëpalosje, broshura edhe materiale të tjera për edukim dhe promovim shëndetësor”, thuhet në deklaratën e MASHTI-t.

Aty, po ashtu, theksohet se çështja e drogave dhe substancave të tjera të dëmshme trajtohet edhe përmes disa lëndëve, të tilla si: Edukata qytetare, Biologjia, Kimia apo Edukata fizike.

Nga MASHTI thonë se te lënda e Edukatës fizike është shtuar komponenti i shëndetit, i cili trajton çështjen e drogave dhe të substancave të tjera të dëmshme nga niveli parashkollor deri në klasën e 12-të.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon patrullime policore pranë shkollave, duke thënë se siguria është e ulët.

“Në oborret e shkollave në Prishtinë janë gjetur narkotikë dhe po ashtu ka pasur shitblerje [të drogave]”, thotë kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi.

Më 6 maj, Policia e Kosovës ka raportuar për arrestimin e një personi në afërsi të një shkolle në Prishtinë. Sipas njoftimit, atij i janë gjetur “armë, mjete të rrezikshme dhe drogë e llojit marihuanë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Policia e Kosovës më shumë informacione për sigurinë në shkolla dhe, në veçanti, për dukurinë e substancave narkotike, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Në njoftimet e përditshme që Policia e Kosovës u dërgon mediave, gati çdo ditë raportohen raste të “blerjes, posedimit, shitjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave narkotike”.

Këtë javë, policia ka raportuar se pas një operacioni në disa lokacione në Ferizaj, ka sekuestruar 70 kg substanca të dyshuara narkotike të llojit Captagon (heroinë) dhe disa pajisje për përpunimin e tyre. Sipas policisë, në këtë aksion janë arrestuar dhjetë persona.

Po këtë javë, Policia e Kosovës ka raportuar edhe për shkatërrimin e një laboratori të drogës në veri të Kosovës. Sipas autoriteteve të rendit, atje është gjetur laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10,000 fije bimë, të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

The post Mbi 30 mijë përdorues drogash në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Antidroga e Policisë zbulon mbi 10 kg drogë të fshehur në një bunker në Prizren, arrestohet i dyshuari
Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar mbi 10 kilogram drogë të fshehur në një bunker në një lokal në Prizren. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i njëjti sipas policisë është recidivist i veprave penale.

Siç njofton policia, zbulimi i drogës ka ardhur pasi Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren, pas një pune operativo-hetimore dje në konsultim me prokurorin ka ndërmarr veprime në teren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti Citroën C3 ngjyrë hiri që vozitej nga një person i dyshuar mashkull.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetë një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

“Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren”, vijon policia.

Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar  kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.

“Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë”, njofton policia.

Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram. Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, Një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore, Një palë qelësa për hapjen e lokalit, Një qelës për hapjen e bunkerit, Një telefon mobil.

“Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për  48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Antidroga e Policisë zbulon mbi 10 kg drogë të fshehur në një bunker në Prizren, arrestohet i dyshuari appeared first on Prizreni Sot.