Ec Ma ndryshe Archives - Prizreni Sot

Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik
Komuna e Prizrenit po tregohet e pafuqishme sa i përket vendosjes së rregullit urbanistik në ndërtimet e ndryshme, si në Qendrën Historike të Prizrenit ashtu edhe në zonat tjera të qytetit. Në pesë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar së paku pesë raste të ndërtimeve me tejkalime të pëlqimeve të lëshuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore apo të lejeve ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në mesin e këtyre rasteve nga organet përkatëse është konstatuar mbindërtimi i një kati pa lejen e DUPH-së në objektin kolektiv banesor në rrugën “Xhemil Fluku”, pastaj ndërtimi i një aneksi pa leje ndërtimore në ndërtesën e banimit kolektiv në rrugën “Adnan Krasniqi”, dhe po ashtu në një ndërtim të objektit individual në rrugën “Rifat Krasniqi”, ku te ndërtimi i nënkulmit është evidentuar tejkalimi i lejes së lëshuar nga DUPH-ja. Gjithashtu janë identifikuar punime në një ngastër kadastrale në rrugën “Brigada Proletare” në zonën e Nënkalasë në Qendrën Historike të Prizrenit ndonëse ka pretendime se ka skadim te aktit administrativ për këtë lëndë. Ndërkohë edhe në një rast në rrugën “Bujtinat” është vërejtur mos respektimi i vendimit të lëshuar nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, ku përkundër rekomandimeve të dhëna të gjitha hapësirat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe ka tejkalim të lartësisë së përdhesës.

EC përkujton se gjatë dy dekadave të fundit, Prizreni është përballur me parregullsi urbanistike, që ka pasur efekt negativ edhe në zonën historike. Praktikat e tilla kanë ndikuar në degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Këto praktika kanë pasoja edhe në mjedisin dhe infrastrukturën urbanistike ku në fund pësojnë qytetarët. Prandaj, EC konsideron se ka ardhur koha që institucionet të veprojnë me forcën e ligjit për të vendosur rendin urbanistik. Për këtë arsye rekomandon organet komunale dhe institucionet tjera që kanë kompetencë në këtë fushë që të shtojnë praninë në terren, për të vepruar në mënyrë urgjente dhe konkrete për parandalimin e rasteve të tilla, në mënyrë që mos të krijohen precedentë edhe për raste tjera të ngjashme. Gjithashtu i bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe punimet ndërtimore të realizohen vetëm konform lejeve ndërtimore të marra nga organet përkatëse.Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik

The post Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik appeared first on Prizreni Sot.

Ec Ma Ndryshe: Komuna e Prizrenit harton prorjektin për rrugën “Shuaip Spahiu” pa gjithpërfshirje
Praktika e hartimit të projekteve për intervenime në hapësirat publike të qytetit, pa zhvillimin e konsultave me të gjithë hisedarët, që prej fazave të hershme, po vazhdon që të aplikohet nga Komuna e Prizrenit. Shembulli i fundit është projekti për rrugën “Shaip Spahiu” i prezantuar së fundmi para numrit të vogël të banorëve dhe bizneseve të kësaj rruge.

“EC Ma Ndryshe” prej shumë vitesh kërkon nga organet komunale që ta ndryshojnë këtë qasje, dhe të aplikojnë gjithëpërfshirjen në planifikim, sidomos të hapësirave publike, pasi që ato shfrytëzohen nga grupet e ndryshme të komunitetit. Mos përfshirja e të gjithë hisedarëve në planifikim po rezulton me projekte që nuk po kanë qëndrueshmëri.

EC përsërit thirrjen ndaj organeve komunale të Prizrenit që pjesëmarrjen publike ta shohin si proces gjatë të cilit qytetarët përfshihen në vendimmarrje, në identifikimin e problemeve si dhe mundësive për zhvillim.

Përfshirja e publikut në planifikim kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve zhvillimore më të qëndrueshme dhe të adaptueshme për interesat e hisedarëve të ndryshëm. Gjithashtu ky proces fuqizon demokracinë lokale, besimin në institucione publike, ndjenjën e përkatësisë dhe pronësisë për hapësirat publike, si dhe fuqizon komunitetin dhe qytetarinë aktive.

Prandaj, EC rekomandon Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë qasjen dhe projektet për intervenime në hapësirat publike ti hartojë në konsultim që prej fazave të hershme me të gjithë hisedarët.

The post Ec Ma Ndryshe: Komuna e Prizrenit harton prorjektin për rrugën “Shuaip Spahiu” pa gjithpërfshirje appeared first on Prizreni Sot.

EC Ma Ndryshe: Në shumicën e komunave ende nuk ka sistem të menaxhimit të të dhënave mjedisore
EC Ma Ndryshe ka publikuar raportet e monitorimit të sektorëve të mjedisit për shtatë komunat e mëdha: Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Gjakovë për vitin 2021.

Gjetjet e këtyre raporteve në kapituj të caktuar kanë identifikuar mangësitë aktuale në sektorët e mjedisit në këto komuna, që kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet përgjegjëse.

Metodologjia e ndjekur nga EC Ma Ndryshe për përpilimin e këtyre raporteve ka marr në konsideratë 12 akte ligjore dhe nënligjore që adresojnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit.

Gjetjet e këtyre raporteve pasqyrojnë gjendjen reale në sektorët e mjedisit, bashkë me mundësitë për të ngritur dhe përmirësuar çështjet mjedisore në këto komuna. Mungesa e sektorit për mjedis në komunën e Gjilanit, së bashku me burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe financiare të cilat paraqiten në komunat e monitoruara po reflektohet edhe në gjendjen aktuale mjedisore.

Shkalla e hartimit dhe zbatimit të politikave lokale për planifikimin dhe menaxhimin mjedisor mbetet problematik, për faktin se nuk ka organizim të mirëfilltë në këtë aspekt. Rrjedha aktuale e hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit dhe menaxhimit të mjedisit, projekteve dhe masave për mbrojtjen e mjedisit në 7 komunat aktualisht e bën të vështirë matjen e efikasitetit të këtyre veprimeve në përmirësimin e gjendjes mjedisore.

Niveli i inspektimit si dhe hartimi i raporteve përkatëse lidhur me zbatimin e kornizës ligjore të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatimit të strategjive mjedisore mbeten të paqarta për shkak të mos shpalosjes së të dhënave në këtë drejtim, derisa është pranuar se në tregues të caktuar nuk ka as monitorim.

Në shumicën e komunave ende nuk  ka sistem të menaxhimit të të dhënave mjedisore, për shkak të mungesës së resurseve teknike dhe njerëzore për krijimin, grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave mjedisore. Por vlen të theksohet se kanë raporte të rregullta vjetore të cilat përditësohen në mënyrë periodike.

Bashkëpunimi ndërinstitucional në hartimin e politikave publike vlerësohet të jetë i pamjaftueshëm, derisa bashkëpunimi me shoqërinë civile në hartimin e politikave lokale vlerësohet kryesisht si i mjaftueshëm, derisa pjesëmarrja publike është vlerësuar në përgjithësi si jo e mirë.

Sa i përket lejeve mjedisore komunat duhet të shtojnë kujdesin edhe për raportim më efikas të lëshimit të tyre, kjo pasi për disa prej tyre në këtë pjesë dhe per licencat mjedisore nuk ka pas përgjigje.

Në fund të raportit janë adresuar edhe disa rekomandime, si: të shqyrtohen mundësitë për shtimin e punonjësve profesionistë dhe të organizohen trajnime për punonjësit e këtyre sektorëve/drejtorive rreth kornizës ligjore dhe rreth çështjeve mjedisore, të përmirësohet hartimi dhe zbatimi i dokumenteve të planifikimit dhe menaxhimit të mjedisit, të përditësohen planet e nivelit lokal për menaxhim mjedisor së bashku me raportim dhe zbatim të tyre dhe të avancohet bashkëpunimi me nivelin qendor dhe OJQ në shumë aspekte të çështjeve mjedisore. Përfillja e këtyre rekomandimeve, do të na dërgonte drejt përmirësimeve dhe plotësimeve në proceset e planifikimit dhe menaxhimit mjedisor, drejt arritjes së rezultateve më të qëndrueshme në sektorët e mjedisit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.

The post EC Ma Ndryshe: Në shumicën e komunave ende nuk  ka sistem të menaxhimit të të dhënave mjedisore appeared first on Prizreni Sot.

Takimet e Ekzekutivit të Prizrenit mbeten të mbyllura për shoqërinë civile dhe gazetarët
Përmes një komunikate për media organizata Ec Ma Ndryshe, ka reaguar lidhur me praktiken e mbylljes së mbledhjeve të Ekzekutivit të Prizrenit, praktika këto që bien ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë.

“Takimet e qeverisë komunale të Prizrenit deri më tani mbeten të mbyllura për shoqërinë civile dhe gazetarët, përkundër zotimeve publike të lidershipit lokal se ato do të jenë të hapura për OJQ-të dhe mediat.

Nga data 11 janar 2022, kur edhe është bërë emërimi i shumicës së drejtorëve, në adresën elektronike të EC Ma Ndryshe janë dërguar vetëm dy ftesa për mbledhjet e qeverisë komunale, të cilat megjithatë janë zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.

Edhe në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë publikuar njoftimet për dy takimet e Ekzekutivit komunal, ai i datës 12 janar (https://kk.rks-gov.net/prizren/news/kryetari-z-shaqir-totaj-mbane-mbledhjen-e-pare-me-drejtoret-e-drejtorive-komu ) dhe i datës 25 janar (https://kk.rks-gov.net/prizren/news/kryetari-z-shaqir-totaj-mbane-mbledhje-me-drejtoret-komunal/l ), në të cilat është potencuar se kanë pasur karakter njoftues lidhur me punët, sfidat si dhe analizat e brendshme që drejtorët komunalë i kanë bërë pas marrjes së detyrës.

EC-i ka kërkuar informata nga Komuna lidhur me numrin e mbledhjeve që kryetari ka mbajtur me drejtorët brenda periudhës kohore janar – prill 2022, por nuk ka marrë përgjigje.

Duhet cekur se në fushatën e fundit parazgjedhore dy nga premtimet më të theksuara të kryetarit aktual kanë qenë transparenca radikale dhe llogaridhënia para qytetarëve.

Ndërkaq praktika e mbylljes së mbledhjeve të Ekzekutivit bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë, pasi në takimet e kryetarit e drejtorët komunalë, merren vendime të ndjeshme rreth menaxhimit të buxhetit komunal, që sigurohet nga taksapaguesit. Për më shumë, në mandatin e kaluar, vet kryetari aktual i komunës, z.Shaqir Totaj ka kritikuar ish-qeverisjen lokale për mbylljen e mbledhjeve të Ekzekutivit komunal për shoqërinë civile dhe gazetarët.

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe shpreh pakënaqësinë lidhur me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë. Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, sidomos mediave, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që sa më parë t’i hapë ato duke mundësuar pjesëmarrjen gazetarëve, monitoruesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Çdo vonesë për realizimin e kësaj kërkese është dështim për të promovuar një standard elementar të qeverisjes transparente dhe cenim i së drejtës së qytetarëve për informim, thuhet në njoftim nga organizatës” Ec Ma Ndryshe”.

The post Takimet e Ekzekutivit të Prizrenit mbeten të mbyllura për shoqërinë civile dhe gazetarët appeared first on Prizreni Sot.

Projekti për regjenerimin e brigjeve të Lumbardhit të rishikohet në tërësi nga Ekzekutivi i ri komunal
Projekti për “Regjenerimin Urban të brigjeve të lumit Lumbardh” në Qendrën Historike të Prizrenit, i filluar nga qeverisja e kaluar komunale është shoqëruar me shkelje të dispozitave ligjore, gjë që është konstatuar nga MKRS-ja. Përkundër kërkesës së kësaj ministrie që të pezullohen të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së dhe miratimin e projektit, ish-Ekzekutivi komunal ka vazhduar realizimin e punimeve, ani pse ato më parë ishin ndaluar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Lidhur me këtë projekt, MKRS-ja përmes shkresës zyrtare ka njoftuar EC-in se ka obliguar DUPH-në që të pezullojë të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së dhe miratimin e projektit.

“Në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit respektivisht proceduren e konsultimit të Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashegimi Kulturore si dhe pas konsultimit me Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturor (KKTK), MKRS mbeshtet rekomandimin e KKTK-së dhe obligon – kërkon nga Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) që të zbatojë të gjitha procedurat paraprake të shqyrtimit të kërkesës dhe projektit. Konfirmohet që në procedurë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit duke filluar zbatimin e projektit bazuar në një aktvendim i cili i referohet vendimit të QRTK-së Prizren duke mos pasur vendim dhe paraprakisht DUPH Prizren duke mos përfillur rekomandimet e QRTK-së Prizren të dhëna më datë 28.06.2021. Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) me veprimet e ndërmarra në procedurë nuk ka respektuar edhe pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruara më datë 01.04.2021 respektivisht pika 3 (paragrafi 3.1.4 dhe 3.1.7). Prandaj obligohet Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) Prizren që të pezullojë të gjitha veprimet deri në zbatimin e rekomandimeve të QRTK-së Prizren, dhe miratimin e projektit.”

EC Ma Ndryshe përkujton edhe një herë se sipas legjislacionit në fuqi për cdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit nevojitet pëlqimi i QRTK-së, dhe po ashtu se fillimi i punimeve në këtë projekt nga ish-Ekzekutivi komunal, në kohë fushate, pa pëlqimin e duhur të organit të trashëgimisë kulturore përbën edhe veprim jo-etik të zyrtarëve institucionalë.

Duke e marrë në konsideratë zotimin e kryetarit të ri të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj se tani e tutje qeverisja e Prizrenit nënkupton sundim të ligjit, EC Ma Ndryshe i bën thirrje që në fillim të qeverisjes së tij ta rishikojë në tërësi projektin për “Regjenerimin Urban të brigjeve të lumit Lumbardh” të filluar nga ish-Ekzekutivi komunal me qëllim që në koordinim edhe me institucionet tjera përgjegjëse për trashëgiminë kulturore të ndërmerren masat për respektimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit.

EC gjithashtu përsërit thirrjen që organet shtetërore të ndërmarrin veprime që sigurojnë se në të ardhmen projektet e tilla realizohen në përputhje me dispozitat ligjore, me transparencë të plotë, me konkurs publik dhe me pjesëmarrje të qytetarëve.

The post Projekti për regjenerimin e brigjeve të Lumbardhit të rishikohet në tërësi nga Ekzekutivi i ri komunal appeared first on Prizreni Sot.

Pushteti lokal i dalë nga zgjedhjet e fundit të aplikojë parimin e gjithëpërfshirjes në planifikim
Mosfunksionimi i parimit të barazisë në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe mungesa e përfshirjes së qytetarëve në planifikim urban për shkak të mungesës së vullnetit politik lokal del të jetë një nga problemet kryesore në qytetet e Kosovës. EC Ma Ndryshe për vite me radhë ka avokuar në mënyra të ndryshme për të promovuar tek autoritetet lokale në Kosovë planifikimin urban me pjesëmarrje qytetare dhe bën thirrje që në mandatin e ardhshëm qeverisës përfshirja e kategorive të ndryshme të komunitetit në proces të planifikimit urban të jetë prioritet në objektivat qeverisëse.

Hapësirat publike janë nyje lidhëse ndërmjet njeriut dhe qytetit prandaj ato duhet të jenë të dizajnuara në mënyrë që të jenë të shfrytëzueshme nga të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë t’i shërbejnë të mirës publike. Një hapësirë e mirë publike nuk aplikon përjashtime as për të moshuarit, as për personat me nevoja të veçanta, as për prindërit me karroca apo fëmijët. Pra, një hapësirë publike duhet të ofrojë barazi në qasje dhe shfrytëzim ndërmjet grupeve të ndryshme të komunitetit, e kjo barazi arrihet me përfshirjen e nevojave të këtyre kategorive në proces të planifikimit.

Në hulumtimin e realizuar nga EC Ma Ndryshe të titulluar “Sa janë qytetet tona gjithëpërfshirëse?” të dhënat e gjetura tregojnë se parimi i përfshirjes së qytetarëve në procese të planifikimit dhe gjithëpërfshirja e nevojave të tyre nga institucionet lokale është në nivel shqetësues. 75% e respondentëve deklarojnë se në qytetin e tyre nuk ka gjelbërim të mjaftueshëm; 72% pohojnë se transporti publik në qytetin e tyre nuk është i organizuar mirë apo edhe nuk ekziston fare; 75% thonë se ka mungesë të hapësirave publike dhe 85% e respondentëve deklarohen se në baza ditore vërejnë diskriminim të grupeve të margjinalizuara si pasojë e planifikimit jo të duhur urban. Në anën tjetër gjë që është edhe më shqetësuese janë të gjeturat që tregojnë që vetëm 10% e të anketuarve janë ftuar ndonjëherë në ndonjë proces të hartimit të planeve hapësinore në komunën e tyre dhe se 90% pohojnë se kërkesat, sugjerimet apo vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

Përjashtimi i nevojave të një kategorie të caktuar të shoqërisë nga planifikimi urban nënkupton drejtëpërdrejtë shkelje të të drejtave të njeriut. Arsyeja se pse është thelbësore të pyeten kategoritë e ndryshme të komunitetit para marrjes së një vendimi institucional, sidomos kur ka të bëjë me hapësirën publike, është sepse janë pikërisht qytetarët ata që do të ballafaqohen në baza ditore me ato ndërhyrje. Planifikimi urban me pjesëmarrje qytetare është një proces që e nxit mirëqenien, e bën jetën brenda zonave urbane më aktive dhe sjell përfitime për secilën kategori të komunitetit si në aspektin social, ashtu edhe në atë ekonomik dhe kulturor. Qeveritë lokale duhet ta kenë parasysh që aplikimi i kësaj qasjeje ku qytetari dëgjohet dhe nevojat e tij përfshihen në planifikim nënkupton stabilitet, qëndrueshmëri, mirëqenie dhe zhvillim.

Përfshirja e komunitetit në procese të planifikimit e rrit legjitimitetin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes dhe poashtu e rrit besimin e qytetarëve tek institucionet lokale. Në anën tjetër aplikimi i këtij parimi rrjedhimisht sjell edhe përfitime të mëdha për komunitetin e banorëve sepse përfshirja aktive e qytetarëve në planifikim urban rezulton me projekte të cilat ofrojnë specifikisht zgjidhje ndaj problemeve ditore të tyre në raport me hapësirën publike. Përmes kësaj qasjeje arrihet sigurimi i qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve meqenëse është vetë komuniteti ai që konsiderohet si ideues dhe aplikues i ndryshimeve. Në këtë mënyrë mundësohet që hapësirat publike të ofrojnë qëndrueshmëri, siguri, dhe të jenë mikpritëse dhe përmbushëse ndaj nevojave të grupeve të ndryshme të komunitetit siç janë personat me nevoja të veçanta, prindërit me karroca, gratë, të rinjtë, të moshuarit, bizneset dhe grupet e tjera të përfshira.

Poashtu, EC bë thirrje që qeverisjet lokale gjatë mandatit të tyre të marrin parasysh Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe në këtë rast t’i bashkohen trendit botëror për ta përmbushur Objektivën e 11 që synon të krijojë Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme. Në kuadër të kësaj objektive synohet që të përmirësohet planifikimi dhe menaxhimi urban pikërisht përmes pjesëmarrjes dhe gjithëpërfshirjes qytetare.

Pjesëmarrja publike në planifikim dhe vendimmarrje është e lidhur ngushtë me funksionimin e mirëfilltë të demokracisë lokale, prandaj EC bën apel përmes kësaj thirrjeje tek qeverisjet lokale që në mandatin e ri të mos lejojnë që edhe më tej qytetet e Kosovës të jenë përjashtuese ndaj kategorive të veçanta të komunitetit dhe të aplikohet parimi i gjithëpërfshirjes në planifikim dhe vendimmarje në mënyrë që hapësirat publike të mos bëhen faktor të shkeljes së të drejtave të njeriut për grupe të caktuara të shoqërisë.

The post Pushteti lokal i dalë nga zgjedhjet e fundit të aplikojë parimin e gjithëpërfshirjes në planifikim appeared first on Prizreni Sot.

Komuna e Prizrenit nis punimet për Regjenerimin e Urave të Lumbardhit pa pëlqimin e QRTK-së
Punimet në projektin e Komunës së Prizrenit për “Regjenerimin Urban të brigjeve të lumit Lumbardh” në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar pa pëlqimin e organeve të trashëgimisë kulturore. Për këtë arsye, sipas informatave që ka pranuar EC Ma Ndryshe, këto punime janë ndaluar nga Inspektorati për Trashëgiminë Kulturore të MKRS-së.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale në faqen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, punimet në këtë projekt janë vizituar më 6 nëntor, në prag të balotazhit, në të cilën ngjarje ka qenë i ftuar edhe ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku.

Por këtë javë, zyrtarët e MKRS-së, kanë konfirmuar për EC-in, se për këtë projekt nuk është lëshuar pëlqimi nga organet e trashëgimisë kulturore që janë nën vartësi të kësaj ministrie.

Komuna e Prizrenit përmes DUPH-së me 1 qershor 2021 ka parashtruar kërkesën për dhënien e pëlqimit për projektin “Regjenerimi Urban për brigjet e lumit Lumbardh”. Ndërsa më 28 qershor 2021, QRTK-ja në Prizren ia ka përcjellë DUPH-së rekomandimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe projekteve konservuese, restauruese të trashëgimisë kulturore – QHP, i cili Komision ka kthyer lëndën për korrigjim dhe plotësim.

Ndërsa më datë 3 gusht 2021, DUPH-ja merr aktvendim me të cilin i lejohet DUPH-së zhvillimi i punimeve për projektin “Regjenerimi Urban për brigjet e lumit Lumbardh”.

Me datë 12 gusht 2021, QRTK në Prizren ka parashtruar ankesë në MMPHI te Komisioni i shkallës së dytë kundër vendimi të DUPH-së të datës 3 gusht 2021, me pretendimin se në këtë lëndë ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës administrative dhe zbatim të gabuar të drejtës materiale.

Sipas një përgjigjeje zyrtare të MKRS-së, kjo ankesë e QRTK-së ende nuk është trajtuar. “Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (respektivisht neni 18, i Ligjit për Qendrën Historike), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka përcjellë ankesën në fjalë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Me qëllim të trajtimit të ankesës, nga MKRS është deleguar një zyrtar ligjor. Kjo informatë është dërguar në MMPHI, dhe kërkohet që në bashkëpunim me zyrtarët nga KKTK dhe MMHPI, të trajtohet më tutje ankesa e parashtruar. Pas trajtimit të kësaj ankese nga institucionet përkatëse, dhe në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, do të kërkohet ndërmarrja e hapave në përputhje me vendimin e dalur nga ankesa e shqyrtuar. Ne do të angazhohemi që kjo çështje të trajtohet me prioritet, dhe të sigurohet zbatimi i ligjeve në fuqi”.

EC Ma Ndryshe përkujton se sipas legjislacionit në fuqi për cdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit nevojitet pëlqimi i QRTK-së, dhe se ky nuk është rasti i vetëm që organet komunale gjatë këtij mandati kanë iniciuar punime në këtë zonë të mbrojtur pa pëlqimin e këtij organi të trashëgimisë kulturore. Pos kësaj fillimi i punimeve në këtë projekt, në kohë fushate, pa pëlqimin e duhur të organit të trashëgimisë kulturore përbën edhe veprim jo-etik të zyrtarëve institucionalë.

Lidhur me këtë projekt, EC Ma Ndryshe ka reaguar edhe më parë, me thirrjen që projektet e tilla në qendrën historike të Prizrenit të realizohen sipas legjislacionit (linku: https://www.facebook.com/207817452665864/posts/4520244568089776/) dhe se projekti konkret ka qenë jo-transparent, pa konkurs publik dhe pa pjesëmarrje qytetare (linku: https://www.facebook.com/ecmandryshe/posts/4086356651478572/.

Prandaj, EC Ma Ndryshe përmes këtij reagimi i bën thirrje të gjitha institucioneve relevante që në raport me këtë projekt të ndërmarrin masa për respektimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit, dhe që në të ardhmen projektet e tilla të realizohen me transparencë të plotë, me konkurs publik dhe me pjesëmarrje të qytetarëve

The post Komuna e Prizrenit nis punimet për Regjenerimin e Urave të Lumbardhit pa pëlqimin e QRTK-së appeared first on Prizreni Sot.