Ekonomia Archives - Prizreni Sot

Parashikimi i zymtë i FMN’së: Po shkojmë drejt epokës së recesionit
Ekonomia globale po rrezikon të rrëshqasë në recesion, kjo pasi tre ekonomitë më të mëdha globale kanë mbetur në vend, ndërsa parashikohet për rritje të mëtejshme të inflacionit.

Skenari për ekonominë për pjesën e dytë të këtij viti, por edhe për vitin 2023 është edhe më pesimist sesa parashikimi më i fundit, i prillit, bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondi thekson se në SHBA, Kinë dhe Eurozonë, ekonomia ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo është tkurrja e parë për ekonominë glonbale që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në janar të vitit 2020.

“Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë”, thuhet në raportin e FMN. Sipas tij, bota duket se po përjeton “epokën e recesionit”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tashmë një rritje ekonomike globale prej 3,2% për vitin 2022, në tkurrje me 0,4% nga parashikimi i muajit prill. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm është për një rritje me vetëm 2,9%.

The post Parashikimi i zymtë i FMN’së: Po shkojmë drejt epokës së recesionit appeared first on Prizreni Sot.

Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza
Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.

Derisa vendet e rajonit, Evropës dhe Botës kanë marrë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në këtë krizë financiare me inflacionin më të lartë ndonjëherë, Kosova, përkatësisht, Qeveria e Kosovës nuk po bënë një gjë të tillë.

Kështu ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ka theksuar se është koha për veprim dhe jo vetëm arsyetim nga Qeveria.

Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson për KosovaPress, se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.

“Kam drojë që një ndër pikat më kritike me të cilat po ballafaqohet ekonomia kosovare në këtë realitet të hidhur, është fakti që në një farë forme po anashkalohet termi krizë dhe nuk po pranohet si realitet që jemi në krizë. E dyta, Kosova ka hyrë nga kriza në krizë, sepse kemi pasur pandemi ekonomike dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe kriza që e gjeneron lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vërtet edhe më tepër është duke i rritur tensionet. Shumë vende të botës janë në panik, vet fakti që në Kosovë për muajin maj e kemi pasur një shkallë të inflacionit 12.5 përqind, është shqetësimi i parë, fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë për gati 50 përqind, këtë më së miri e dinë qytetarët, të cilët me 100 euro para tre muajve nuk vlejnë sot as 60 euro. Prandaj, ky është shqetësimi i madh dhe vet fakti që shumë vende të rajonit janë duke analizuar modalitetet dhe metoda si të jenë me bizneset dhe me qytetarë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhë. Vërtet është shqetësimi shumë i madh”, thotë ai.

Gërxhaliu beson se kjo qeveri ka ekspertë të fushës, por që sipas tij, nuk po vepron për t’u përballur me krizën.

“Kosova është futur në një krizë ekonomike e cila do të gjeneron efekte negative në të ardhmen, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në aspektin social, por edhe në poret e tjera të shoqërisë kosovare. Në rend të dytë, varrosja e dialogut me partneritetin publiko privat, është dobësia më e madhe që e ka kapluar shoqërinë kosovare…(5;30) Nuk ka zgjidhje të problemit pa ballafaqim me problemin. Nuk mund të zgjidhet problemi në qoftë se tentohet të anashkalohet problemi dhe të mos pranohet si realitet. Në këtë drejtim besoj që qeveria duhet të jetë më e kujdesshme. Dua të besoj që në kabinetin qeveritar ka ekspert të fushave edhe ekonomike, edhe të asaj sociale dhe integruese, por është koha për veprim dhe jo vetëm për arsyetim”, thotë ai.

Ai shtoi se të gjithë indikatorët e kësaj krize janë shqetësues, derisa ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve limit për karburante, gjë që sipas tij, ky veprim i ekzekutivit nuk i ndihmon qytetarët e as bizneset. Ndihma më e madhe sipas Gërxhaliut, do të ishte sikur kjo qeveri do të ulte akcizën dhe TVSH-në për karburante.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Spahiu thotë se ulja e akcizës së naftës do të ndikonte në lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Absolutisht, akciza konsiderohet si taksë në produkte të luksit, që nafta tashmë nuk është luks, ani se kjo ekziston gjithmonë si akcizë në produktet e naftës. Gjithsesi është shumë e lehtë të hiqet për shkak se nuk ka implikime ligjore, bëhet vetëm me vendime të qeverisë, pra pa implikime të kuvendit. Është shumë lehtë e aplikueshme dhe normalisht që do të kishte efektin e drejtpërdrejt dhe shumë të shpejt në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe rritjes së fuqisë blerëse në mënyrë indirekte”, thotë ai.

Disa vende të rajonit, Evropës dhe së fundi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ulur akciza e naftës.

The post Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria për të dalë nga kriza appeared first on Prizreni Sot.

Si mund t’i përgjigjet Kosova rritjes së çmimeve, flasin ekspertët e ekonomisë
Për të zbutur situatën e krijuar në Kosovë pas rritjes së çmimeve të produkteve elementare, Qeveria e Kosovës duhet të nisë me subvencionimin e prodhuesve apo të ndërhyjë në planin e politikave sociale. Kështu mendojnë profesori i Ekonomisë, Berim Ramosaj, dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Po ashtu, sipas tyre, edhe ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një mundësi tjetër që mund të përdoret në këtë rast, por e cila pastaj do të ulte të hyrat për buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit për vitin 2021 është projektuar të jetë 2.4 miliardë euro.

Në Kosovë, çmimet e artikujve të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te pemët dhe perimet.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, thotë se ka disa forma që mund të zbutet kjo situatë, por se kjo varet nga kapacitetet që ka qeveria.

“Shteti nuk mund të bëjë ndërhyrje direkte në përcaktimin e çmimeve, porse mund të marrë masa tjera ekonomike. Qeveria mund të subvencionojë veprimtari të caktuar që prodhojnë produktet bazike apo të përdorë ndonjë program social që nënkupton të mbështesë ato kategori që janë afektuar më shumë nga rritja e çmimeve”, thotë Ramosaj.

Ai thotë se qeveria duhet të bëjë zgjidhje se si do të dalë nga kjo situatë.

Shatri: Zbritje e TVSH-së

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se mundësitë e qeverisë për ta zbutur situatën e krijuar nga rritja e çmimeve janë shumë të vogla. Qeveria, shton ai, nuk mund të diktojë uljen apo rritjen e çmimeve, por mund të ndikojë të mos ketë rritje të shërbimeve komunale.

“Një mundësi e vogël është që shteti të zbresë akcizën në derivate. Megjithatë, çdo prekje e sistemit të të hyrave rrezikon realizimin e buxhetit për vitin fiskal. Nëse ka kapacitete mund të subvencionojë disa produkte ose të zbritet TVSH-ja edhe më shumë, edhe pse është e përshkallëzuar për artikujt e domosdoshëm”, thotë Shatri.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime. Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar përcakton dy norma të TVSH-së; normën standarde 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së 8 për qind.

E vetmja mundësi për përmirësim të situatës sociale, shton Shatri, është zhvillimi ekonomik në një normë të rritjes mbi 7 për qind. Në Kosovë rritja ekonomike për vite ka shkuar deri në 4 për qind.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën ka thënë se numri i madh i produkteve të importuara është një mesazh për riorientim të ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit.

“Në përputhje me programin qeverisës, po angazhohen për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe eksportuese”, ka thënë Kurti.

Vetëm në muajin shtator, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 420 milionë euro, derisa eksportuar mallra në vlerë rreth 70 milionë euro.

Mbi 36 milionë euro ndihmë sociale dhe pensionale

Të mërkurën, në kuadër të Pakos së rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria e Kosovës ka bërë ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.

Ndërkaq, përfituesit e skemave sociale në muajt nëntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesës aktuale.

Vlera për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale arrin shumën e mbi 36 milionë eurove.

Nga kjo shumë do të përfitojnë mbi 300 mijë familje, që sipas ministrit të Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mund të zbusin vështirësitë ekonomike që kanë ato familje me rritjen e çmimeve.

Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare, jenë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.

Kosova është një nga vendet më të varfra në rajon. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017. Këto të dhëna tregojnë se mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

The post Si mund t’i përgjigjet Kosova rritjes së çmimeve, flasin ekspertët e ekonomisë appeared first on Prizreni Sot.