Falsifikim Archives - Prizreni Sot

Kjo kartëmonedhë është më e falsifikuara vitin e kaluar në Kosovë
Paratë falsë kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka pasur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100-euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.

Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë Agjencisë kosovare për Forenzikë tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.

“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa i përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë. Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.

Selimaj ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.

“Duhet të shikosh se vlera e kartëmonedhës a përputhet me vlerën e urdhëresës që është lëshuar nga gjykata apo nga prokurori, pastaj ndiej, do të thotë ta prekësh me dorë se a është kartëmonedha origjinale apo jo, janë disa tipare që ndjehen përmes dorës, dhe kontrollo, i drejtohemi dritës normale dhe vlera e kartëmonedhës kur shikohet në dritë krijohet vlera e kartëmonedhës dhe shenja e ujorit është e dukshme në dritë… Tjetër tipar janë nën rrezet infra të kuqe”, thotë Selimaj për KosovaPress.

Sipas të dhënave policore, rastet më të shpeshta të falsifikimit të parave kanë raportuar bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve.

“Policia në disa raste ka arritur të kap të dyshuar që tentojnë të venë në qarkullim para të falsifikuara dhe të konfiskojë shuma të caktuara parash të falsifikuara. Pra, nëse arrihet të zbulohen raste të tilla atëherë do të ketë më pak raste kur biznese të ndryshme e individ do të bijën pre e ‘falsifikimit të parave’. Raste më të shpeshta të falsifikimit të parave raportojnë bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Policia e Kosovës.

The post Kjo kartëmonedhë është më e falsifikuara vitin e kaluar në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për përfshirje në “Falsifikim i parasë”
Më, 7 prill 2022, pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit: A. H., ( viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), i cili dyshohet se ka lëshuar katër kartëmonedha të falsifikuar nga 500 euro në biznese të ndryshme në Prizren, në  data të ndryshme.

Me 07.04.2022 është zbatuar Urdhëresa  e GJ.P.P Prizren  për kontrollim të shtëpisë  së të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, nuk është  gjetur kartëmonedha tjera të falsifikuara, por gjate zbatimit te urdhër-kontrollit, në shtëpi të  dyshuarit është  gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë  marihuanë me peshë 8.02 gram. Për substancat narkotike te gjetura është iniciuar vepra penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.

Gjate intervistimit i dyshuari për dy rastet ka pranuar veprën penale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me pas është lëshuar aktvendimi  për ndalim  48 orë.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë  në qarkullim, thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit

The post Arrestohet një i dyshuar në Prizren për përfshirje në “Falsifikim i parasë” appeared first on Prizreni Sot.

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që dyshohet se falsifikuan para në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për falsifikim të parave.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta në Prizren, duke ditur se paraja është e falsifikuar, me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë, pranon 284 monedha metalike nga 2 euro.

“Si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ku gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim dhe atë 284 nga 2 euro, gjithsej 568 euro të falsifikuara”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, tutje thuhet se i akuzuari i dytë B.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 63 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 63 nga 2 euro, gjithsej 126 euro të falsifikuara.

“I akuzuari i tretë L.K., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 50 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si pronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ​gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 50 nga 2 euro gjithsej 100 euro të falsifikuara”, thuhet tutje.

Në të trija rastet, është vërtetuar se paratë janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 07.09.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.

Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që dyshohet se falsifikuan para në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për falsifikim të parave
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

“Sipas aktakuzës, me datë 23.09.2021, rreth orës 12:55 në rrugën ‘’Enver Hadri’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar, posedon të njëjtën me qëllim që më pas ta vë në qarkullim si të vërtetë, në atë mënyrë që hyn në një lokal pronar i të cilit është H.M., nga Prizreni, merr një pako të cigareve ‘’Marlboro’’ dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.

Po ashtu, me datë 18.09.2021, rreth orës 08:20 në Prizren, i pandehuri A.K., hyn në një market – pronar i të cilit është N.M., nga Prizreni, merr dy pako të cigareve dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 € (njëqind euro) dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete”, thuhet në njoftim.

Në të dyja rastet, është vërtetuar se kartëmodhat janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 17.11.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.

Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit

The post Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për falsifikim të parave appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë për falsifikim të parave
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.D., dhe S.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2021 në Prizren, i akuzuari S.H., në kioskën e tij së bashku me të akuzuarin B.D., në bashkëkryerje, marrin, blejnë, vënë në qarkullim, pranojnë apo posedojnë para të falsifikuara, me qëllim të vënies së tyre në qarkullim, në atë mënyrë që i pandehuri S.H., blen nga i akuzuari B.D., 2000-1000-200-400-200 euro, gjithsej 3800 euro – monedha të metalta nga 2 euro të falsifikuara, dhe për këtë shumë B.D., ia ka dhënë-paguar 1600-800-160-320-160 euro, gjithsej 3040 euro kartëmonedha në origjinal. I akuzuari S.H., monedhat metalike të falsifikuara prej 2 euro i vë në qarkullim, ashtu që blen mall për kioskë, cigare, pije si dhe kryen pagesa të tjera.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore i akuzuari B.D., u shet edhe personave të tjerë monedha metalike të falsifikuara nga 2 euro në këmbim të kartëmonedhave origjinal duke i zbritur 20% nga shuma e ofruar.

Me këto veprime, të pandehurit B.D., dhe S.H., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Aktakuzë për falsifikim të parave appeared first on Prizreni Sot.