Femijet Archives - Prizreni Sot

Të pasigurt në internet: Rriten rastet e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi
Gjatë vitit 2023, fëmijët në Kosovë ishin dukshëm më shpesh të keqpërdorur në pornografi – herë si audiencë e herë si subjekt i këtyre materialeve – në krahasim me vitet e kaluara, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.

Numri i rasteve të tilla ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit, mirëpo viti 2023 solli rritjen më të madhe deri tani.

Në termin “pornografi me fëmijë” përfshihet çdo fotografi e video – qoftë reale, qoftë e krijuar në mënyrë elektronike – që shfaq pjesën e organeve gjenitale apo sjellje seksualisht eksplicite të ndonjë fëmije.

Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi nënkupton jo vetëm prodhimin e materialit të tillë, por edhe shitjen, shpërndarjen, shfaqjen apo promovimin e pornografisë te fëmijët.

Sipas prokurorit Shpëtim Peci – i cili në të kaluarën ka punuar në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ndërsa tani është i angazhuar në Prokurorinë Speciale – numri më i madh i këtyre rasteve kanë të bëjnë me shfaqjen e pornografisë para fëmijëve.

“Kryesisht nuk kemi pasur raste praktike ku fëmijët kanë qenë pjesë e videos, më shumë kemi pasur raste kur fëmijëve u janë shfaqur materialet pornografike, apo të njëjtit janë përdorur me qëllim të stimulimit seksual”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi bëhet “me qëllim që pastaj ata të keqpërdoren seksualisht” dhe sqaron se nëse fëmija përdoret për prodhim të materialit pornografik, atëherë kjo hyn edhe në kategorinë e veprave të tjera penale, siç janë dhunimi dhe sulmi seksual.

Çfarë thotë Kodi Penal i Kosovës?

Dy nene, “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçe” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, në Kodin Penal të Kosovës trajtojnë rastet kur fëmijët janë të përfshirë në ndonjë mënyrë në materiale pornografike.

Ofrimi i materialit pornografik nënkupton rastet kur materialet nuk shfaqen vizualisht, por vetëm u krijohet qasje fëmijëve në mënyra të ndryshme. Ndërsa, në rastin e “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi” bëhet fjalë për shfaqje të pamjeve para fëmijëve, apo përfshirje të fëmijëve në prodhimin e këtyre pamjeve.

Këto dallime bëjnë që të ketë ndryshim edhe në masën e ndëshkimit. Për ofrim të materialit pornografik për të mitur, dënimi maksimal është tri vjet. Ndërsa, për shpëndarjen dhe shfaqjen e pamjeve pornografike te fëmijët, dënimi nis nga tri deri në dhjetë vjet. Ndërkohë, prodhimi i materialit pornografik ku fëmijët janë të përfshirë, dënohet me deri 15 vjet burgim.

Sa raste po trajtohen aktualisht nga organet e drejtësisë?

Sipas të dhënave të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2023, nëpër prokurori të Kosovës janë dorëzuar shtatë raste që mund të kenë elemente të veprës penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. KPK-ja tha se aktualisht është duke u punuar në gjithsej 11 raste, me 12 persona të dyshuar.

REL-i nuk arriti të sigurojë të dhëna për numrin e rasteve në trajtim e sipër në gjykata, por Adnan Isufi, gjykatës në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thotë se “ka rritje enorme krahasuar me vitet e tjera”. Sipas tij, rritja është rreth 30 për qind.

“Është shumë shqetësuese që edhe të miturit janë të përfshirë në këto vepra penale. Nuk ka qenë më parë kështu, rrallë ka pasur ndonjë rast që një fëmijë është dyshuar për vepra të tilla, ndërsa tani numri është më i madh i personave të mitur se i personave madhorë si të dyshuar”, thotë Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Më 24 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli një aktgjykimin dënues prej gjithsej 40 vjetësh burgim për katër të akuzuar për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Rasti u bë publik në gusht të vitit të kaluar, kur autoritetet thanë se ajo dyshohej se ishte përdhunuar në një park të Prishtinës. Ndër disa vepra, të akuzuarit – të gjithë të mitur – u dënuan edhe për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

I akuzuari E.R. u dënua me 15 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për veprën “dhunim”. I mituri XH.S. u dënua me tetë vjet burgim për veprën penale “dhunim” dhe “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Për akuza të njëjta u gjetën fajtorë edhe G.R., i cili u dënua me nëntë vjet burgim, dhe G.J. që u dënua me tetë vjet burgim.

Si ndikon pornografia te fëmijët?

Psikiatrja për fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mimoza Shahini, thotë se në vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë psikologjike shkaku i ekspozimit ndaj materialeve pornografike, apo pamjeve të tjera të dëmshme për moshën e tyre.

Ajo thotë se ata janë veçanërisht të ekspozuar ndaj materialeve të tilla në platforma digjitale.

“Fëmijët, sidomos të moshave 10, 11 dhe 12 vjeçe hyjnë nëpër lojëra kompjuterike në grupe… Aty dikush i identifikon dhe i drejton në ngacmime të pedofilëve, sepse kështu janë pedofilët, hyjnë në grupe të lojërave, e kuptojnë se kush është më i ndjeshëm dhe e tërheqin, e fusin në grupe të tjera pastaj”, shpjegon Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sipas psikiatres Mimoza Shahini, ndër efektet që mund të shkaktojë ekspozimi ndaj pamjeve pornografike te fëmijët janë: ankthi, depresioni, komplekse për imazhin e tyre trupor, izolim social e probleme me gjumin.

Për më tepër, shton Shahini, ata kanë “një lloj thyerjeje emocionale në mënyrën se si i shikojnë marrëdhëniet seksuale”. Kjo bën që në të ardhmen, ai fëmijë, në marrëdhënien e tij me partnerin, “të ketë pritje joreale”, sipas saj.

Edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) paralajmëron për efektet e ekspozimit ndaj pornografisë në një moshë të re, pasi që thotë se një gjë e tillë mund të çojë në: shëndet të dobët mendor, seksizëm, dhunë seksuale dhe normalizim të akteve abuzive dhe mizogjene.

Ndryshimi i papritur i sjelljes dhe shtimi i interesit për të folur për aktivitete seksuale është shenja kryesore që fëmija mund të jetë ekspozuar ndaj materialeve pornografike, thotë Shahini. Ajo shton se fëmijët e moshës pesë apo gjashtë vjeçe mund të kenë pyetje, por “ato janë më shumë në kuadër të asaj se si kanë lindur, apo cili është dallimi në mes të dy gjinive”.

E nëse një fëmijë i është ekspozuar materialeve të tilla të dëmshme, Shahini thotë se veprimi që duhet ta bëjnë prindërit është kërkimi i ndihmës profesionale.

Si të mbrohen fëmijët nga pornografia?

Shahini thotë se duhet të bëhen fushata vetëdijesimi për efektet negative të pornografisë te të miturit, si dhe të ndihmohen prindërit në luftimin e këtij problemi.

“Duhet të sigurohemi që fëmijët dhe adoleshentët të mos hyjnë në portalet që janë të rrezikshme për ta. Ekzistojnë programe, ku prindërit mund të informohen në telefon nëse fëmijët e tyre hyjnë në kanale të tilla”, thotë Shahini.

Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, thotë se ekzistojnë disa aplikacione që quhen “programe për menaxhim prindëror” përmes së cilave prindërit nga telefoni i tyre mund të kontrollojnë pajisjen që e përdorin fëmijët.

“Janë lehtë të qasshme, instalohen në telefonin e fëmijëve dhe kontrollin e kanë prindërit prej telefonit të tyre, prindi mund ta përcaktojë se çka nuk duhet të shikojë fëmija”, thotë Abazi derisa shton se programe të tilla mund të instalohen edhe pa pagesë.

Abazi thotë se kjo mënyrë e kontrollimit po përdoret edhe nga disa prindër në Kosovë, për t’ua bllokuar fëmijëve të tyre qasjen në disa faqe të caktuara.

“Në momentin që një fëmijë ka qasje të palimituar në internet, në rrjetet sociale, në ueb-faqe të ndryshme, rri në kontakt me persona që kanë synim pedofilinë apo pornografinë, apo veprime të tjera të jashtëligjshme dhe kriminale, atëherë është shumë lehtë të bindet që të jetë pjesë e atij procesi, apo pjesë e atij veprimi”, thotë Abazi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të nxjerra në fund të tetorit, pothuajse 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet. Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit në Kosovë janë online disa herë gjatë ditës dhe u përkasin grup-moshave prej 16 deri në 34 vjeçe.

Të dhënat e Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika (Eurostat) tregojnë se qasja në internet në Kosovë është më e lartë sesa në shumë vende të tjera të Evropës.

Me probleme të ngjashme të abuzimit seksual të fëmijëve në platforma digjitale përballen edhe vendet e rajonit. Në nëntor të vitit të kaluar, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Synim të Ligjit (EUROPOL) identifikoi 39 të dyshuar se po bashkëpunonin në një rrjet për abuzim seksual të fëmijëve online në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Hungari dhe Kroaci. /REL/

The post Të pasigurt në internet: Rriten rastet e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi appeared first on Prizreni Sot.

Vazhdon edhe për këtë muaj thirrja publike për mbështetje financiare për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021 në Prizren
Komuna e Prizrenit ka vazhduar edhe për muajin janar thirrjen publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021.

Vazhdimi i thirrjes publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021, është bërë për shkak se thirrja e mëhershme ka qenë deri më 19 nëntor, e që deri në atë datë është bërë edhe shpërndarja e mjeteve, ka njoftuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun e komunës së Prizrenit, Jona Hoxha.

Për të përfituar nga ky vendim i Kuvendit edhe për fëmijët e porsalindur deri më 31 dhjetor të vitit vitit të kaluar, është zgjatë afati edhe për këtë muaj, ka njoftuar ajo. Sipas saj, për këtë çështje deri me datën 19 nëntor ka qenë  thirrja e fundit për vitin e kaluar, ku për mbështetje financiare ka patur 1516 aplikime, ndërsa janë realizuar 1513 pagesa, ka njoftuar ajo.

Ndryshe, sipas kritereve të përcaktuar, për fëmijën e parë prindërit  mbështetën me 250 euro, për fëmijën e dytë me 300 euro, ndërsa nëse është fëmija i tretë apo më shumë, prindërit mbështetën me nga 350 euro./Tv Prizreni

The post Vazhdon edhe për këtë muaj thirrja publike për mbështetje financiare për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021 në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Jeta e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Situata e rëndë sociale e familjeve, detyron disa nga fëmijët në Kosovë të dalin të shesin, apo të kërkojnë lëmoshë rrugëve. Në Prishtinë, kjo mund të vërehet në disa lagje.

Në çdo stinë, ata zakonisht kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t’i pastruar dritaret dhe për të kërkuar lëmoshë.

Sipas Policisë së Kosovës, këta fëmijë qëndrojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpeshherë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar rreth 200 persona kërkues lëmoshe. Kurse, në muajin korrik nga data 12 deri më 16, gjatë një plani operativ të Policisë së Kosovës, janë identifikuar 66 lëmoshëkërkues. Prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur – 45 ka qenë numri i fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa 21 i atyre nga Kosova.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave, janë evidentuar 236 persona, kurse vitin 2019 ky numër ishte 232 persona. Autoritetet përgjegjëse pranojnë se është vështirë përcaktimi i numrit të saktë të kësaj kategorie.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare konsiderojnë se numri është dukshëm më i madh. Klevis Vajqari nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, thotë se shifrat janë alarmante.

Organizatat joqeveritare, anëtare të KOMF-it, për pak ditë, thotë ajo, kanë identifikuar më shumë se 100 fëmijë vetëm në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

“Investimi i Qeverisë dhe institucioneve është minimal, mos të themi zero. Duhet të investohet më shumë për të ndërmarrë më shumë masa për t’i hequr nga rruga këta fëmijë”, thotë ajo.

Vajqari thotë se institucionet shtetërore duhet të krijojnë mekanizma për të identifikuar, mbrojtur dhe ofruar shërbime sociale për këta fëmijë.

“Përveç në rastet kur ka aksione policore, nuk bëhet identifikim dhe nuk futen në sistem të fëmijëve që punojnë në forma të ndryshme në rrugë. Nuk bëhet identifikim për shkak se shërbimet mungojnë”, thekson ajo.

Qendra për Punë Sociale ka ofruar shërbime për këta fëmijë, siç janë shërbimet shëndetësore, mbështetje për inkuadrim në shkollim, përmes orëve plotësuese dhe shkollim të rregullt.

Blerina Thaçi, zyrtare për mbrojtje të fëmijëve dhe riintegrim në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, thotë se në disa raste janë marrë masa për largimin e këtyre fëmijëve nga rruga duke bashkëpunuar me Qendrat për Punë Sociale në dhënien e shërbimeve të nevojshme.

Angazhim më të shtuar karshi këtij problemi kërkon edhe Egzona Gashi nga organizata “Terre des Hommes”. Sipas saj, fëmijët në situatë rruge vazhdojnë të mbesin shqetësim i pazgjidhur ndër vite.

“Dhe mbesin grupi më i rrezikuar, pasi ndikon në sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Madje, në shumë raste braktisin procesin mësimor”, thotë Gashi.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “institucionet e Kosovës do të duhej të bënin më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, meqë gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie”.

Avokati i Popullit: Qeveria pa masa specifike për fëmijët në situatë rruge

Avokati i Popullit vitin e kaluar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me rastin e miratimit të pakove mbështetëse, të përfshijnë masa specifike për t’i mbështetur fëmijët në situatë rruge. Megjithatë, Avokati i Popullit thotë se kjo kërkesë nuk është përmbushur.

Në kuadër të pakos janë ndarë shtesa, nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj. Kjo përjshton fёmijёt e moshёs 16-18 vjeҫ dhe i prioritizon fёmijёt mё tё vegjёl nё moshё.

Edhe pse kjo mund tё shihet si njё ndihmё e vogёl, nga e cila mund tё pёrfitojnё edhe fёmijёt nё situatё rruge mirёpo duke marrё parasysh kufizimet nё moshё, ёshtё vёshtirё për t’u vlerёsuar se sa mund tё përfitojë ky grup i fëmijëve nga shtesa.

Në Kosovë nga viti 2020 ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky ligj mbron fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. /REL/

The post Jeta e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë appeared first on Prizreni Sot.

Shpallet lista preliminare e përfituesve nga thirrja për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur nga data 01.01.2021.
Shpallet lista preliminare e përfituesve nga thirrja për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur nga data 01.01.2021.

Listën preliminare të përfituesve mund të gjeni në:https://kk.rks-gov.net/…/shpallja-e-perfituesve-Femijet…

Palët e pakënaqura mund të parashtrojnë ankesë në afat prej 5 ditësh nga data e publikimi të listës, në sportelin nr. 1 në objektin e Administratës Komunale.

The post Shpallet lista preliminare e përfituesve nga thirrja për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të lindur nga data 01.01.2021. appeared first on Prizreni Sot.