FSK Archives - Prizreni Sot

Usharakët e FSK-së kryejnë kursin e liderit luftarak dhe të fitnesit fizik, 62 të certifikuar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kanë përfunduar “Kursi i Liderit Luftarak” dhe “Kursi i Fitnesit Fizik” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ai njoftoi se në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarakë, ndërsa në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktorë të Fitnesit Fizik.

“Në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarak në “Kursin e Liderit Luftarak” që është hapi qenësor i një ushtaraku drejt zhvillimit në kanalin e nënoficerëve duke u përgatitur dhe ngritur vlerat personale ushtarake të udhëheqjes dhe frymës ekipore të punës, gjithashtu në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktor të Fitnesit Fizik”, shkruan në postimin e ministrit, të publikuar në Facebook.

Maqedonci tutje tha se përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, përcjell Klankosova.tv.

“Përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, ku nëpërmjet fitnesit fizik të arrijmë forcën, energjinë dhe qëndrueshmërinë për të realizuar detyrat taktiko-operative bazuar në mision”.

The post Usharakët e FSK-së kryejnë kursin e liderit luftarak dhe të fitnesit fizik, 62 të certifikuar appeared first on Prizreni Sot.

80 mijë produkte u ofrohen me zbritje ushtarëve të FSK-së, po planifikohet zbritje edhe në pushimet bregdetare
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se qëllimi i nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, ka për qëllim zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme për pjesëtarët e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Ky memarundum bashkëpunimi është bërë ndërmjet Aleancës Kosovare e Bizneseve me Ministrinë e Mbrojtjes.

Shahini ka thënë se afër 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte të ndryshme. Me këtë rast, ai ka thënë se do të vazhdojnë të rrisin numrin e kompanive rreth këtij projekti.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini tha se kompanitë e para që kanë ofruar mbështetje i kanë zbritur në 14 për qind produktet për pjesëtarët e FSK-së.

“Kjo sado pak do t’i mbështet ushtarët gjatë blerjeve do t’i subvencionojnë kompanitë vendore këta ushtarë duke i stimuluar ata dhe të tjerët që ne të kemi një ushtri më të dinjitetshme dhe më të mirë. Prandaj aksioni për nënshkrime edhe të kompanive tjera është vazhdimësi e sipër. Mesatarisht rreth këto 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte, artikuj të ndryshëm që do t’ia ofrojnë ushtrisë, por kryesisht janë produkte esenciale, produkte të përditshme por këtu nuk do të ndalemi. Ne synojmë që të rritim numrin e kompanive dhe është një interesim i madh i anëtarësisë së gjerë dhe i bizneseve të Kosovës të na bashkohen në këtë projekt tonë të përbashkët në mënyrë që ushtarët të ndiejnë veten krenarë pse janë ushtarë, por edhe ne të ndiejmë veten krenar që kemi ushtrinë”, tha Shahini.

Ai u shpreh se nuk do të ndalen me kaq. Synim sipas tij do të jetë edhe zbritja e çmimeve për pushimet në bregdetin shqiptar.

“Vlen të theksohet se ne me angazhimin tonë do të tejkalojmë edhe kufirin e Kosovës që ushtarët e Kosovës gjatë sezoneve të ndryshme kur shkojnë nëpër pika të ndryshme pushimi të kenë më lirë se sa që janë çmimet aktuale të kohës. Prandaj kjo është një mbështetje dhe një përkushtim i joni i përbashkët që ushtria jonë të jetë e respektuar jo vetëm duke u përshëndetur, por edhe duke i ofruar edhe blerje të banesave dhe shtëpive ku në disa kompani kanë zbritje të madhe për të blerë ata”, thotë ai.

Shahini tha se do të mundohen që lehtësira ushtarët të kenë edhe në sektorë të ndryshëm, si shitblerje, regjistrim nëpër universitete e shërbime shëndetësore. Për ta bërë këtë, Shahini ka kërkuar ndihmën e institucioneve.

“Ne synojmë që brenda këtij viti ky projekt të përmbyllet pothuajse mbi 80 për qind në gjithë sektorët në Republikën e Kosovës ku ushtarët tanë do të kenë shumë lehtësi në të gjithë sektorët duke përfshirë edhe në regjistrimin e fakulteteve, duke përfshirë këtu edhe në shërbime konsulente, shërbimeve juridike, shërbime në shëndetësi, e blerje me tregti, blerje të automjeteve, transport, veshmbathje, mirëmbajtje”.

“Të gjitha këto ushtarët do ta kenë, por dua që këtë aksion ta mbështesin edhe institucionet e shtetit. Duke i shtyrë edhe kompanitë e ndryshme që janë, që furnizojmë me energji elektrike ushtarët do të kenë një zbritje edhe në energji elektrike po ashtu në shërbime komunale qoftë për mirëmbajtje, qoftë për ujë të jenë pjesë e kësaj përpjekje në mënyrë që ushtarët me të vërtetë të jenë ashtu siç e meritojnë të dalluar nga të tjerët”, tha ai.

The post 80 mijë produkte u ofrohen me zbritje ushtarëve të FSK-së, po planifikohet zbritje edhe në pushimet bregdetare appeared first on Prizreni Sot.

Hapet konkursi për tu bërë ushtar i Kosovës, këto janë kushtet
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë.

Ky konkurs është i hapur nga data 15.12.2022 deri më 15.01.2023

Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,

· Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,

· Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

· Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

· Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

· Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçarë në datën e aplikimit;

· Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.

· Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen):

Linku për Aplikim: https://bit.ly/3PpgT5n

The post Hapet konkursi për tu bërë ushtar i Kosovës, këto janë kushtet appeared first on Prizreni Sot.

Gjenden 9 granata në Prizren
Policia ka gjetur në Prizren nëntë granata dore të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, kanë shpërthyer një granatë në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr për trajtim të mëtejmë.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia.

The post Gjenden 9 granata në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

“Të paepur, të pafrikë”, kjo do të jetë motoja e gjeneratës 2025 të kadetëve të FSK-së
“Të paepur, të pafrikë”, do të jetë motoja e gjeneratës së 25’të të kadetëve të FSK’së.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se kjo moto do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025.

Mehaj ka shkruar se kadetët janë të denjë për t’u thirrur në emër të motos që kanë përzgjedhur

Shkrimi i tij i plotë:

Të paepur, të pafrikë”

Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025.

Kadetë të Gjeneratës 2025,

Ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur.

Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm!

The post “Të paepur, të pafrikë”, kjo do të jetë motoja e gjeneratës 2025 të kadetëve të FSK-së appeared first on Prizreni Sot.

FSK me 100 pjesëtarë në terren në operacionet për fikjen e zjarrit
Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritet civile në fikjen e zjarreve.

Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci thotë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Në një intervistë për KosovaPress, Maqedonci thotë se FSK është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe e zjarrit vazhdon të mbetet fshati Shtupeq i Rugovës.

“Aktualisht zjarre ka ende në Shtupeq të Pejës, vatra të zjarrit kryesisht edhe pasi të fiken riaktivizohen dhe rindizen për shkak të erërave që janë duke vazhduar dhe normal motit të nxehtë. E kemi nën menaxhim dhe kontroll të plot gjendjen në fshatrat e komunës së Suharekës ku janë fikur zjarret si dhe gjatë mbrëmjes dhe orëve te hershme të mëngjesit të sotëm është fikur edhe zjarri në fshatin Peqan dhe Sllobozhan”, thotë ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që është reaguesi i tretë institucional në situata të tilla të përhapjes së zjarrit, aktualisht ka 100 pjesëtarë të angazhuar në terren për situatën e krijuar nga zjarri.

“FSK ka operuar gjatë këtyre ditëve me kapacitetet që i ka për gatishmëri që nënkupton përafërsisht gjatë gjithë kohës kemi pasur rreth 100 vetë të angazhuar në teren për këto operacione”, thotë ai.

Ai thotë se janë angazhuar ekipet zjarrfikëse dhe të këmbësorisë të destinuara për gatishmëri për të operuar në mbështetje të autoriteteve civile.

“Operimi i njësive tona është bërë me pajisje adekuate për fikjen e zjarreve. Forca e Sigurisë së Kosovës në rastet e fikjes së zjarreve është reaguesi i tretë pas shtjerrës se kapaciteteve komunale e qendrore. Gjatë gjithë kohës pjesëtarët e FSK-së kanë qëndruar në teren, pra kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit dhe kanë mbajtur nën kontroll në njëfarë forme ato vatra zjarri, fokus kryesor yni ka qenë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe minimizimi i pasojave që mund te shkaktohen nga zjarret”, thotë ai.

Zjarri është përhapur në disa komuna të Kosovës por vatra më e madhe vlerësohet se është fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Në këtë fshat ka ndërhyrë edhe KFOR-i përmes helikopterëve ku deri tani ka pasur mbi 45 fluturime zjarrfikëse në këtë zonë.

The post FSK me 100 pjesëtarë në terren në operacionet për fikjen e zjarrit appeared first on Prizreni Sot.

“Kompania në sulm” – Pamje nga ushtrimet e këmbësorisë së FSK-së
Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa” i cili do të vazhdoj edhe në katër ditët e ardhshme.

Për të përcjellë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore në ditën e parë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga  komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci  vizitoi pjesëtarët e angazhuar në vend-ushtrim.

Sipas tij, qëllimi kryesor i stërvitjes është testimi i gatishmërisë operacionale për operacionet e planifikuara sipas misionit të cilat do të demonstrohen në stërvitjen kryesore “Defender-Europe 21”.

Më pas njësitet në fushëbetejë, sipas skenarit ekzekutuan operacionin “Kompania në sulm”.

The post “Kompania në sulm” – Pamje nga ushtrimet e këmbësorisë së FSK-së appeared first on Prizreni Sot.

Ministria e Mbrojtjes tregon se kur do të bëhet testimi i inteligjencës për rekruterët e FSK-së
Më 18 mars fillon testimi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme.

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e Nato-së’ në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ‘Neë Born’ në Gjilan”, thuhet në njoftim për media.

Sipas ministrisë, në ditën e testimit kandidatët duhet të kenë vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi.

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që kandidatët të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, të kenë maska mbrojtëse kundër COVID-19 si dhe ka treguar se kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

The post Ministria e Mbrojtjes tregon se kur do të bëhet testimi i inteligjencës për rekruterët e FSK-së appeared first on Prizreni Sot.